ⓘ Ringjallja ne eposin shqiptar

                                     

ⓘ Ringjallja ne eposin shqiptar

RINGJALLJA NE EPOSIN SHQIPTAR SI TRASHEGIMI UNGJILLORE”

- Per konferencen shkencore nderkombetare" Eposi i kreshnikeve - monument i trashegimise kulturore shqiptare” -

- Organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtines dhe Qendra e Studimeve Albanologjike ne Tirane -

- Prishtine 28-29 gusht 2010 -

Ermira Ymeraj Shkolla e Masterit, Universiteti i Shkodres

Permbledhje: Ringjallja eshte nje prej motiveve me karakter parabiblik dhe biblik ne eposin shqiptar dhe fondin e baladave. Ne epos shfaqet ne formen e vdekjes se perkohshme apo te pajetes se perkohshme. Heronjte kulturore te eposit ngrihen nga varri pas 100 vjetesh dhe u duket se kane marre nje sy gjume. Ne fondin e baladave paraqitet nje forme tjeter e ringjalljes, ajo e frymes humaniste. Ne epos ka nje forme te amshimit: heronjte kulturore, kur mbaron epoka e tyre, ndryshe prej eposit boshnjak, nuk vdesin e nuk varrosen, nuk kane vende pelegrinazhi, por mbyllen ne zgafelle. Kjo eshte koha e mbarimit te epokes se kaloresise dhe e shfaqjes se armes vrastare ne largesi. Ky problem shihet ne rrafsh krahasues me motivin biblik, me endrren e njeriut per perjetesi, me konceptin e perjetesise si mallkim, me konceptin ungjillor te amshimit, me ringjalljen laike ne letersite humaniste dhe me konceptin mitologjik per pavdekshmerine e heroit, duke specifikuar konceptin e vdekjes se perkohshme, apo te nderprerjes se perkohshme te jetes, ne formen e vdekjes fiction, ne epet" Muji mas deket" dhe" Halili mas deket".

Fjale çelesa: endrra e njeriut per perjetesi, perjetesia si denim, ringjallja parabiblike dhe biblike, ringjallja ungjillore, amshimi, ringjallja laike e letersive europiane, vdekja e perkohshme ne epos apo jeta e nderprere perkohesisht, mbyllja e kreshnikeve ne zgafelle, perjetesia artistike e heronjve, eposi i shqiptareve, baladat.

Ringjallja eshte nje dileme tronditese e gjithe shekujve. Besimi ne ringjallje si mitologji me fuqi shprehese te larte ka qene njekohesisht nje perpjekje filozofike per te tronditur idhujtarine ne çfaredo forme, qofte duke perfshire dhe vete mitologjine biblike, duke qene se ne baze te Shkrimeve kanonike biblike nuk mund te kishte ringjallje tjeter pas Mesise dhe ringjalljes se pergjithshme. Njeriu me vetedije besimi monoteist ishte lindur per te bere jete te zakonshme tokesore, per te shkuar pastaj ne boten te shumteve pa emra, pa histori, buje e lavdi. Mirepo ajo qe i takon si ekskluzivitet botes hyjnore, permes artit laik, permes epikes legjendare dhe baladave, u be dhe atribut i njeriut tokesor. Me ringjalljen bota shqiptare dhe ajo boterore lartesohen deri tek e verteta ungjillore, si thelb i te vertetave universale. Ngritja te vdekurit nga varri dhe kthimi ne boten te gjalleve per te permbushur nje mision te perkryer, per te hyjnizuar nje virtyt tradicional etnoveçues, qe madheshton nderin fisnik te shqiptarit" mostrandjen e varrit", shpreh cilesi te larta te etnotipit shqiptar." Ndeshkimi pas vdekjes" eshte nje motiv i lashte ne shume letersi: Hektori terhiqet zvarre te Iliada dhe denohet nga Akili te qendroje mbi dhe, rrahja e varrit te Halilit nga Harambashi dhe e Mujit nga bajlozi i detit ne ciklin shqiptar sjell kultin e varrit, shenjterimin e" tokes vakef". Keto jane deshmi te pranise se mitit te ringjalljes, si deshmi e fuqise se njeriut per te ruajtur shperberjen morale. Bota shqiptare dhe mendesia e gjithehershme kryengritese e Njeriut ne raport me vdekjen, kishte kohe qe nxirrte Mesi, si thirrje te fuqishme kunder erozioneve dhe shperberjes. Para se te ishte ringjallja ishte te kuptuarit e ndermjetem jete -vdekje. Kur njeriu kuptoi se ishte i perkohshem ne toke, filloi te mendonte per boten tjeter dhe rikthimin. Epi i Gilgameshit i kushtohet tmerrit te vdekjes dhe fatit tragjik te njeriut. Vdekja permbyll fatin e çdo qenie te gjalle, por njeriu e perjeton ne menyra te ndryshme. Gilgameshi nuk kishte kuptuar sa duhet per kuptimsine e jetes dhe vdekjes, vdekja e Enkidujit e vetedijeson e ben te nderroje qendrim ndaj jetes dhe te vihet ne kerkim te jetes se amshuar, por dhe pse vdekjen e perjetojne si enderr Gilgameshin e gjen fati tragjik i njeriut. Por kur njeriu nisi ta shohe veten te ndare prej hyjve dhe tentoi te kishte perjetesi, perjetesia iu kthye ne nje mallkim:" Mos vdeksh kurre!" eshte mallkimi i Torah-ut eposin hebraik, ku njeriu i ankohet hyut qe e beri jeten te perkohshme, duke e bere ate te endet si çifuti ne shkretetire, motiv i cili gjendet dhe ne vepren e M. Kutelit" E madhe eshte gjema e mekatit". Rapsodite" Muji mbas deket", Muji nen dhe", Halili mbas deket", kane nje berthame poetike, prej se ciles merr jete epika legjendare dhe nje peshe ideoemocionale, fuqi rrembyese qe te trondit ne gjithe ciklin e saj te lindjes - veterritjes - shuarjes. Ne fillesen e vet gjenetike dhe berthamen poetike, qendron ne potence natyra e karakteri i paperseritshem etnopsikologjik i popullit qe e krijoi, si shprehje e jetes dhe e ndergjegjes se tij. Pavaresisht se ku eshte marre motivi qe i dha jete ketyre figurave legjendare, e rendesishme eshte vertetesia artistike e fjales se krijuar nga mendesia autoktone, si produkt i vlimeve te medha ne jeten e ketij populli, ku vula shqiptare nuk eshte instiktive, por pasqyre e nje shoqerie etnike me lenden e vet poetike-etnografike-psikologjike. Epoka e kreshnikeve percjell nje lloj simbioze mitologjike te formuar nga ndikime te ndersjella te mitologjise se lashte primitive, qe mbijetuan ne formen e besimeve pagane te çdo popull. Heroi nis e jeton ne kete bote gjysmefantastike edhe pse shpirterisht ai eshte i kthjellet,i ekuilibruar,sepse ndermjet tij dhe gjithçkaje qe e rrethon nuk ka asgje te pazgjidhshme, sepse endrra e njeriut per perjetesi eshte ne gjellen e çdo epopeje. Koha pagane hyri ne menyre alegorike ne epos dhe u shfrytezua per te dhene konceptin e ringjalljes, jo si realitet besimi, por si realitet estetik, qe ndodhi ne klimen e Shen Njeriut, qe e krijoi Resenanca, e cila ne fakt e çliroi njeriun prej asketizmit dhe refuzimit te jetes. Tre kulmet e ringjalljes: si triumf i krishterimit, si premtim i amshimit, dhe ringjallja ne epoken e humanizmit, kane ngjashmeri me ringjalljen ne epos, ku kreshniket perjetojne vdekje te perkohshme, ngrihen nga varri per te marre hak. Kreshniket vendosin vete te nderrojne jete:" Tash un po due jete me ndrrue" ; vriten dhe vdesin, dhe kur ngrihen mbas 100 vjetesh, e sheh barin kah rritet, i duket sikur ka ba nji sy gjume, perjetesia nuk eshte nje enderr. Pavaresisht se nga ç’faktore kushtezohet e nxitet kjo ringjallje, ajo realizohet dhe tenton ekzistencen e jetes se pertejme, si pasqyre e besimit popullor te bota tjeter: I mrekulli zoti ka ba /Prej vorrit Halili ka dale /Edhe Mujes vorrin ia ka zblue/ kambekryq Mujin ma ka gjete! /Doren Mujit Halili ia ka dhane /e prej vorrit Mujin ma ka qite /e n’gjog t’vet Mujin m’ka hip /shnosh e mire n’Jutbine me te ka ra /shume trimni bashke prap qi i kan ba. Gjithçka perthyhet nepermjet prizmit epik, e ruan permasat epike edhe kur koha e tyre mbaron dhe malesite shqiptare" nuk i nxene ma" ata futen ne zgafella dhe qe andej bejne jete tjeter, duke e pare kete bote si te huaj, kjo eshte nje prej epersive me te rendesishme artistike te figurave te eposit tone ndaj homonimeve te epit boshnjak, ku dy heronjte kane varr, perkunder mbylljes se heronjeve tane ne shpelle, si mohim i vdekjes. Tragjikja e ardhjes se njeriut nga bota tjeter merr ngjyrime pikelluese te nje kohe te larget, ku motivi i" dhunimit te varrit" te heroit te vdekur prej nje armiku te eger te cilet kerkojne ndeshjen ne pozita te pabarabarta:" i gjalli i kerkon mejdan te vdekurit" ben qe te zgjohet vigjilja kanunore e mendesise se lashte, te nderohet dhe te respektohet vdekja. Halili hap varrin te vellait te vdekur, me kete akt ai shkon pertej vdekjes: si nje dukuri qe ka paralelet e veta dhe ne eposet e tjera. Kalimi i njeriut ne boten tjeter, eshte nje enderr kryengritese e perhershme e njeriut: Udhetimi i Odiseut ne Hadin homerik per te zbuluar te ardhmen e vet, udhetimi i Eneut ne ferrin Virgjilian, udhetimi i Dantes ne ferr, nen udheheqjen e dijes virgjiliane, per te denuar pa dallim te gjithe mekataret, udhetimi i Gilgameshit per te zbuluar perjetesine jane shembuj te mendesise boterore, por veprimi i Halilit, i cili merr te vellane e vdekur dhe e sjell ne boten te gjalleve, i realizuar me nje fuqi poetike te rralle, mveshur me elemente imagjinative, sjell nje mesazh te fuqishem te kesaj ringjallje: perballimi i tragjizmit te jetes, duke njehsuar ne menyre autoktone kufinjte e reales me irealen, te jetes me vdekjen. Vdekja e Mujit si cikel natyror dhe ringjallja e tij permes zanave ndodh per shkak te deshires se perhershme te njeriut per t’u matur me misterin e botes se pertejme. Mendesia estetike e artistike e eposit ben qe me ngjalljen e Mujit dhe te Halilit te sintetizohet brenda vetes e verteta e ringjalljes laike pa mistifikuar realitetin jetesor, e ngjashme me ate ungjillore. Ajo vjen ne emer te jetes, mbrojtjes sakrale te se drejtes te mos dhunimi te varrit. Eshte pikerisht kjo njohje e ketij fondi mitologjik e parabiblik si forme klasike e modelimit te hershem, qe krijon lidhje ngjashmerie te eposit me letersite biblike dhe ato antike. Keto bashkeperkime motivesh ndertojne marredheniet e ketyre boteve ne hapesire dhe kohe dhe na japin mundesi per ta pare zhvillimin e kultures shqiptare si kulture e mevetesishme ne kete zhvillim enciklopedik te kulturave ne hapesira te ndryshme territoriale. Te Homeri konceptimi antropomorf i hyjnive arriti pjekurine e vet, perendite u ngjasojne njerezve me nje superioritet per nga fuqia, rinia e perjetesia. Duke krijuar heroin me pike te dobet, si shprehje e shpreses se njeriut per te qene i mbrojtur nga vdekja, mitologjia antike krijoi qenie gjysme-hyj gjysme-njerez. Thembra e Akilit eshte shembellyer dhe ne epose e figura si Samsoni, qe piken e dobet e kishte tek floket ne Torah-un e hebrenjve, kreshniku serb Ilia ne krifen e gjogut, Muji qe e merr fuqine prej zanave shqiptare perben motivin burimor te dyfishte, mitologjik dhe biblik, se kryqezon fuqine e madhe me dobesine e vogel, duke bere qe heronjte si te mbinatyrshem te qendrojne ne kete bote. Fale kultit te heronjeve te tille te cilet u ngriten pas vdekjes ne rangun e gjysmeperendive, mendesia antike nisi te besonte te nje jete pastokesore,duke hedhur pas kraheve konceptin e Hadit Homerik, ku te vdekurit nuk ishin veçse hije te pikelluara. Ringjallja jeta pas vdekjes shprehet ne forma te ndryshme. Heroi shqiptar Milosh Kobiliq paraqitet duke udhetuar me koken e prere nen sqetull. Pamja e njeriut te vrare qe bisedon me vetveten, nga pertejjeta, eshte mahnitese, sa verbon udhetaret qe e shohin, edhe pse vete eshte ndare prej kesaj bote. Motivi i kokes se prere qe jep e merr mesazhe nga bota tjeter eshte ballkanizuar ne nje shkalle te gjere, ai bredh me koken e prere nen sqetull dhe nuk eshte shenjtor. Kjo rendje tragjike e dramatike eshte ne emer te shpetimit te luftes se nisur. Ky hero as i gjalle e as i vdekur nuk ka asgje me pak se Hamleti, qe gjykon fatin e botes me kafken te atit ne duar. Ne epiken historike kufiri midis jetes dhe vdekjes eshte i percaktuar rrepte, kurse ne epos jo. Ritmi i levizjes se kohes eshte deshmi e legjendariteti te mitit dhe shprehje e nje mendesie autoktone. Veprimet e kreshnikeve kryhen ne nje vete te se shkuares se larget dhe te papercaktuar; eposi evokon nje realitet tjeter siperor. Sipas ketij perfytyrimi koha e kreshnikeve s’i bindet kohes njerezore: Muji mban inatin 700 vjet, si Danhaku qe sundon 1000 vjet, duke bere qe gjithçka te perthyhet sipas nje prizmi epik dhe duke ruajtur permasat epike te nje kalendari hyjnor. Ringjallja ne eposin e kreshnikeve eshte jokishtare, eshte e ngjashme me ungjilloren, por edhe nje blasfemi, nje herezi, sepse njeriu u barazua me ate qe e kishte perjashtimisht atribut ringjalljen, me Krishtin. Pikerisht ky eshte heroizmi kulturor i humanizmit europian, ne radhe te pare i luterianizmit dhe i kalvinizmit, pastaj dhe i krishterimit kanonik vete.,kthehet te ringjallet,te trondise boten me kurajon te beje diçka qe vetem zoti mund ta bente dhe vetem njehere me ngjalljen e Birit te vet,Konstandini si nje i rilindur e njeriu i pare i Renesances shqiptare, eshte termet i vertete per boten e mesjetes dhe shperthim humanist i shkelqyer.Prania e gjithe ketyre fakteve te ringjalljes ne epos jane deshmi hershmerie dhe nje fakt i padiskutueshem i karakterit paraosman,sepse ne kete motiv rrjedh bota psikologjike e popullit shqiptar,vetite e tij morale,doket,zakonet me elemente integrale, sipas modeleve antike,mbeshtetur ne dijen e nje kohe te larget,lejon te kuptosh burimin dhe autenticitetin etnik,kjo dhe ne saje te seriozitetit te studimeve shkencore qe mendjet e albanologeve te huaj dhe vendas,provuan per kete epope te madhe orale.me nje te kaluar etnike ku ruhet ndergjegjja dhe kujtesa e nje bashkesie,ngerthen kultin te pareve te fisit,ku himnizon bemat e heronjeve te vet duke i legjendarizuar si MITE.

BIBLIOGRAFI

1. FIRDEUSIU, SHAH NAME, perkthim i Vexhi Buhara Tirane, 2010,fq 47 2. Sinani Shaban, Mitologji ne eposin e kreshnikeve, Studim monografik, fq 213 3. Po aty, fq 224 -225 4. Po aty, fq 230 5." Visaret e kombit",vellimi i dyte, kenga "Muji mbas deket",Botime franceskane Shkoder 2001, fq 234. 6. Po aty" Halili mbas deket", fq 237 7. Homeri" Odisea" perkthim i Spiro Çomora, kenga XI 8. Homeri," Iliada" perkthim i Gjon Sllakut, kenga e XXIII. 9. "Epi i Gilgameshit", perkthim i Anton Berishes, kenga e III,VI,VIII. 10. Balada popullore shqiptare," Kenga e Dhoqines", Tirane, 1982,fq32 11. Po aty" Kostandini i vogel", fq 35 12. Po aty" Kostandini e Garentina",fq 27 13. Fjalor i mitologjise klasike, perkthim i Ardian Dokes