ⓘ Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia

                                     

ⓘ Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia

Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtesia Gjinia: Histori. Autori: Jaho Brahaj. Shtepia botuese: "Saras". Viti i botimit 2007. Faqet e librit 186. ISBN 978-9928-152-03-9

Mbi librin

Tezat e lashtesise se shqiponjes dykrenare, embleme dhe simbol i Flamurit te kombi tone, ka me shume se dy shekuj qe eshte vene ne qender te vemendjes se dijetareve te huaj dhe shqiptare. Kesaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur ne fushen e heraldikes dhe te studimeve te historise dhe kultures te mesjetes shqiptare.

Ky studim me vlera shkencore eshte i pari i ketij lloji qe ndermerr nje trajtim kaq te hollesishem te kultit te shqiponjes, simbolit te Flamurit tone Kombetar, duke e pare ne kendveshtrimin e disiplinave te ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh drite jo vetem mbi lashtesine e emblemes se flamurit kombetar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezes se popullit tone, duke hapur shtigje te reja per hulumtime te metejshme.

Eshte e para here qe ne librin "Flamuri Kombetar Shqiptar" shpjegohet ne baze te hulumtimeve te suksesshme te bazuar ne materiale konkrete arkeologjike e etnologjike se cila eshte zanafilla e shqiponjes dykrenare, motiv qe kombi yne e ka edhe simbol te flamurit qe prej pese shekujsh. Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmen e zanafilles se shqiponjes dykrenare, e cila eshte trasheguar nga kohet e hershme bashke me besimet dhe kultin e ketij shpendi.

Studimi monografik "Flamuri Kombetar Shqiptar" eshte mbeshtetur kryesisht ne strukturat shpirterore e materiale te krijuara nder mijevjeçare nga populli yne dhe te ruajtura, te trasheguara te dokumentuara nga kultura materiale: ne hajmali, ornamente, ne qendisma, tekstile popullore, stoli metalike, gdhendje ne gur, ne dru etj.

Hulumtimi i autorit per kete monografi perfshin gjithe trashegimine e objekteve arkeologjike me kete teme, te ruajtura ne truallin ballkanik te botuara nga studiuesit tane te huaj dhe po ashtu trashegimine shpirterore te ruajtur nga popullsia jone, ne te gjitha trevat ku jetojne shqiptaret.