ⓘ Tempulli hindu

                                     

ⓘ Tempulli hindu

Nje tempull ose mandir hindu eshte nje strukture e projektuar per te bashkuar qeniet njerezore dhe zotat ne nje vend, duke perdorur simbolizmin per te shprehur idete dhe besimet e Hinduizmit. Simbolizmi dhe struktura e nje tempulli hindu jane te rrenjosura ne traditat vedike. Nje tempull perfshin te gjithe elementet e kozmologjise hindu – duke paraqitur te miren, te keqen dhe njerezoren, ashtu si dhe elementet e sensit hindu te ciklit kohor dhe esences se jetes - duke paraqitur simbolikisht dharman, kaman, arthan, moksan dhe karman. Parimet shpirterore te perfaqesuara simbolikisht ne tempujt hindu jane paraqitur ne tekstet e lashta sanskrite te Indise, ndersa rregullat e tyre strukturore jane pershkruar ne traktate te ndryshme ne sanskritisht mbi arkitekturen. Planimetria, motivet, projekti dhe procesi i ndertimit perbehet nga rituale te lashta, simbole gjeometrike dhe pasqyron besimet dhe vlerat e shkollave te ndryshme te Hinduizmit. Nje tempull hindu eshte nje destinacion shpirteror per shume hindu, ashtu si jane dhe pika referimi ku kane lulezuar artet, festat komunitare dhe veprimtarite ekonomike. Tempujt hindu jane realizuar ne shume stile, te vendosura ne vende te ndryshme, perdorin metoda te ndryshme ndertimi dhe jane i jane kushtuar hyjnive dhe besimeve te ndryshme vendore, megjithese te gjithe ndajne disa ide, simbole dhe tema themelore. Ata gjenden ne Azine e Jugut, veçanerisht ne Indi dhe Nepal, ne vendet e Azise jug-lindore si Kamboxhia, Vietnami dhe ishujt e Indonezise dhe Malajzise dhe vende si Fixhi, Mauritius, Guyana, Trinidadi dhe Tobagoja, Karaibet, Surinami, Afrika e Jugut, Evropa dhe Amerika Veriore me nje komunitet hindu domethenes. Gjendja e tanishme dhe pamja e jashtme e tempujve hindu pasqyron artet, materialet dhe dizajnin siç kane evoluar pergjate mijevjeçareve; ata pasqyrojne gjithashtu efektin e konflikteve midis hinduizmit dhe Islamit qe nga shekulli i XII.

                                     

1. Domethenia e nje tempulli hindu

Tempulli hindu pasqyron nje sinteze te arteve, idealeve dharma, besimeve, vlerave dhe menyres se jeteses se hinduizmit. Perfaqeson nje lidhje ndermjet njeriut, hyjnive dhe Purusa-s universale ne nje hapesire te shenjte. Ne tekstet e lashta indiane, nje tempull eshte nje vend per Tirtha pelegrinazh. Eshte nje vend i shenjte, mjedisi dhe dizajnti i te cilit perpiqet te permbledh simbolikisht parimet ideale te menyres hindu te jeteses. Te gjithe elementet kozmike qe krijojne dhe mbeshtesin jeten jane te pranishem ne nje tempull hindu - nga zjarri te uji, nga imazhet natyrore te hyjnite, nga femerorja te mashkullorja, nga tingujt e shpejte dhe aroma e temjanit te asgjeja e perjetesise dhe perbotshmerise ne qender te tempullit. Susan Lewandoeski pohon se parimi themelor ne nje tempull hindu vertitet rreth besimit se te gjitha gjerat jane nje dhe se gjitheçka eshte e lidhur. Pelegrini eshte i mirepritur neper hapesirave te strukturuara matematikisht neper rrjeten-64 ose 81, nje rrjet arti, kolonash me skalitje qe paraqesin dhe lartesojne kater parimet e rendesishme dhe te nevojshme te jetes njerezore – ndjekja e arthas begatia, mireqenia, ndjekja e kamas kenaqesia, seksi, ndjekja e dharmas virtytet, jeta etike dhe ndjekja e mokshas çlirimi, vete-njohja. Ne qender te tempullit, pergjithesisht poshte dhe ndonjehere siper ose pran hyjnise, eshte hapesira thjeshtesisht e zbrazet pa dekorime, qe perfaqeson simbolikisht Purusan, Parimin Siperor, e perbotshmja e shenjte, e pa forme, qe eshte e pranishme kudo, lidhet me çdo gje dhe eshte thelbi i çdo kujt. Nje tempull hindu synon te inkurajoi reflektimin, te lehtesoi purifikimin e mendjes dhe te nxis procesin e realizimit te brendshem te besimtarit. Ky proces i lihet shkolles specifike te besimit ku ben pjese besimtari. Hyjnia kryesore e tempujve te ndryshem hindu varion per te reflektuar kete spekter shpirteror. Ne traditen hindu, nuk ka vije ndarese midis te shenjtes dhe profanes. Ne te njejten fryme, tempujt hindu nuk jane thjeshte hapesira te shenjta, por edhe hapesira laike. Domethenia dhe kuptimi i tyre shtrihet pertej jetes shpirterore deri ne ritualet shoqerore dhe jeten e perditshme, duke ofruar keshtu nje kuptim shoqeror. Disa tempuj kane sherbyer si nje vend-zhvillimi per festa per te celebruar artet nepermjet kercimit dhe muzikes, per te zhvilluar dasma ose per te perkujtuar martesat, per te perkujtuar lindjen e nje femije, si dhe ngjarje te tjera domethenese te jetes ose te vdekjes se nje te dashuri. Ne jeten politike dhe ekonomike, tempujt hindu sherbejne si nje vendi i ceremonive te pasimit brenda dinastive dhe te percaktoi rreth cilit aktivitet ekonomik te zhvillohet.

                                     

2. Format dhe dizajni i tempujve hindu

  • Per me shume shiko: Arkitektura e tempujve hindu

Pothuajse te gjithe tempujt hindu marrin dy forma: te nje shtepie ose te nje pallati. Nje tempull ne forme shtepie eshte nje strehe e thjeshte qe sherben si nje shtepi e zotit. Tempulli eshte nje vend qe vizitohet nga besimtaret, pikerisht siç vizitohet nje mik ose nje i aferm. Ne shkollen Bhakti te hinduizmit, tempujt jane vende per puja’’, qe eshte nje ritual mirepritjeje, ku hyjnia nderohet dhe ku besimtari perkujton, ndjek dhe lidhet me hyjnine. Ne shkollat e tjera te hinduizmit, personi mund te kryej thjeshtesisht jap, meditim, yoga, ose introspeksion ne tempullin e tij ose te saj. Nje tempull ne forme pallati eshte me i sterholluar dhe shpesh perbehet nga nje arkitekture monumentale.

                                     

2.1. Format dhe dizajni i tempujve hindu Vendosja

Vendi i pershtatshem per nje tempull hindu, sugjerohet ne tekstet e lashta sanskrite, eshte prane ujit dhe kopeshteve, ku lulezojne zambaket dhe lulet, ku mjellmat, ku mbahen rosa dhe zogj te tjere, ku kafshet qendrojne pa frike. Keta vende harmonike jane te rekomanduar ne keta tekste me shpjegimin se keshtu jane vendet ku luajne zotat dhe per pasoje jane vendet me te mira per tempujt hindu. Ndersa tempujt kryesor hindu rekomandohet te vendosen ne sangame vendbashkime te lumenjve, brigjet e lumenjve, liqeneve dhe te detit, Brhat Samhita dhe Puranat sugjerojne qe tempujt mund te ndertohen gjithashtu edhe ku nuk gjendet nje burim natyror uji. Ketu gjithashtu, ata rekomandojne ndertimin e nje pellgu ne menyre te parapelqyer perball ose ne te majte te tempullit me kopshte uji. Nese uji nuk eshte i pranishem asi natyrisht as i vendosur artificialisht, uji perfaqesohet simbolikisht ne shenjterimin e tempullit ose te hyjnise. Tempujt mund te ndertohen gjithashtu, suggjeron Visnudharmottara ne pjesen III te kapitullit 93, brenda shpellave dhe shkembinjve te skalitur, ose ne majen e kodrave qe paraqesin pamje paqesore, ne faqet e malit mbi lugina te bukura, brenda pyjeve dhe oshenareve, prane kopshteve ose ne krye te nje rruge qyteti.



                                     

2.2. Format dhe dizajni i tempujve hindu Manualet

Ndertuesit e lashte te tempujve hindu krijuan manuale arkitekture te quajtur Vastu-Sastra qe do te thote shkenca e banimit, Vas-tu eshte nje fjale e perbere sanskritisht ku Vas do te thote banoj dhe tu do te thote ti; Keta permbajne Vastu-Vidya qe do te thote njohuria e banimit. Ekzistojne shume Vastu-Sastra mbi artin e ndertimit te tempujve, siç eshte ai i Thakkura Pheru-se, qe pershkruan ku dhe si duhet te ndertohen tempujt. Nga shekulli VI i e.s. ne Indi ishin ne qarkullim manualet sanskrite per ndertimin e tempujve pallatore. Manualet Vastu-Sastra perfshinin kapituj mbi ndertimin e shtepive, planifikimin e qyteteve dhe se si fshatra, qytete dhe mbreteri te integronin ne menyre efiçente tempujt, vendet e ujit dhe kopshtet brenda tyre per te arritur harmonine me natyren. Ndersa eshte e paqarte, pohon Barnett, nese keta tekste per planifikimin e tempullit ose qytetit ishin studime teorike dhe kur ishin te zbatuar ne menyre te pershtatshme ne praktike, manualet sugjerojne se planifikimi i qytetit dhe tempujve hindu ishin te konceptuar si ideale te artit dhe pjese integrale e jetes shoqerore dhe shpirterore hindu. Silpa Prakasa e Odishas, me autor Ramacandra Bhattaraka Kaulacara i shkruar diku nga shekulli i IX apo i X, eshte nje tjeter traktat sanskrit mbi arkitekturen e tempullit. Silpa Prakasa pershkruan parimet gjeometrike ne çdo aspekt te tempullit dhe simbolizmin siç eshte ai i 16 emocioneve te qenieve njerezore te skalitura si 16 tipe figurash femerore. Keta stile u persosen ne tempujt hindu qe mbizoteronin ne shtetet lindore te Indise. Tekste te tjera te lashta i zgjerojne keto parime arkitekturore, duke sugjeruar se pjese te ndryshme te Indise zhvilluan, sunuan dhe shtuan interpretimet e tyre. Per shembull, te tradita Saurastra e ndertimit te tempujve te gjendur ne shtetet perendimore te Indise, forma femerore, shprehjet dhe emocionet jane paraqitur ne 32 tipe Nataka-stri krahasuar me 16 tipet e pershkruara ne Silpa Prakasa. Silpa Prakasa ofron hyrje te shkurtra per 12 tipet e tempujve hindu. Tekste te tjera si Pancaratra Prasada Prasadhana i permbledhur nga Daniel Smith dhe Silpa Ratnakara i permbledhur nga Narmada Sankara ofrojne nje list me te zgjeruar te tipeve te tempujve hindu. Manualet e lashta sanskrite per ndertimin e tempujve te zbuluar ne Rajasthan, ne rajonin veri-perendimor te Indise, perfshijne Prasadamandana-n qe do te thote manual per planifikimin dhe ndertimin e nje tempulli e Sutradhara Mandana-s. Manasara-n, nje tekst me zanafille indiano-juore, qe vleresohet se ka qene ne qarkullim qe nga shekulli i VII, eshte nje udhezues ne projektimin dhe ndertimin e tempujve te Indise se jugut. Isanasivagurudeva paddhati eshte nje tjeter tekst sansktritisht nga shekulli i IX qe pershkruan artin e ndertimit te tempujve ne Indine jugore dhe qendrore. Ne Indine e veriut, Brihat-samhita nga Varāhamihira eshte manuli sanskrit i permendur gjeresisht nga shekulli VI qe pershkruan projektimin dhe ndertimin e tempujve hindu ne stilin Nagara.

                                     

2.3. Format dhe dizajni i tempujve hindu Planimetria

Nje dizajn tempujsh hindu ndjek nje projekt gjeometrik te quajtur vastu-purusha-mandala. Emri eshte nje fjale e perbere sanskrite me tre nga komponentet me te rendesishme te planit. Mandala do te thote rreth, Purusha eshte esenca universale ne qender te tradites hindu, ndersa Vastu do te thote strukture banimi. Vastu-purusha-mandala eshte nje yantra. Dizajni i projektit te nje tempulli hindu ne nje strukture simetrike vete-perseritese e rrjedhur nga besimet mitet, drejtimet kardinale dhe parimet matematike. Kater drejtimet kardinale ndihmojne te krijohet aksi i nje tempulli hindu, rreth te cilit formohet nje katror i persosur ne hapesiren e disponueshme. Rrethi i mandalas brenda-shkruan katrorin. Katrori konsiderohet hyjnor per persosmerine e tij dhe si nje produkt simbolik i diturise njerezore megjithese, ndersa rrethi konsiderohet tokesor, njerezor dhe verehet ne jeten e perditshme. Katrori ndahet ne 64 ose ne disa raste 81 nen-katrore te vegjel te perkryer te quajtur pada. Çdo pada i eshte caktuar konceptualisht nje element simbolik, ndonjehere ne formen e nje hyjnie. Katrori apo katroret qendrore te rrjetes me 64 ose 81 i jane kushtuar Brahmanit te mos ngaterrohet me brahminet, qe jane nje sekt dhe quhet Brahma padat.

Dizajni i rrjetes 49 quhet Sthandila dhe eshte me rendesi te madhe ne shprehjet krijuese te tempujve hindu ne Indine jugore, veçanerisht te Prakarat’’. Rrjetat simetrike Vastu-purusa-mandala ndonjehere jane te kombinuara per te formuar nje strukture siperore te tempullit me perfshirjen e dy ose me shume katroreve. Tempujt jane te drejtuar nga lindja e diellit dhe hyrja per besimtaret zakonisht eshte krahu lindor. Mandala pada e drejtuar nga lindja e diellit i kushtohet Suryas zoti i diellit. Surya pada ka anash padat e Satyas zoti i te vertetes ne nje ane dhe Indra mbreti i zotave ne anen tjeter. Faqet lindore dhe veriore te shumices se tempujve permbajne nje perzierje zotash dhe gjysem-zotash; ndersa ajo perendimore dhe jugore permbajne demone dhe gjysem-zota te lidhur me boten e pertejme. Ky plan dhe simbolizem vastu purusha mandala shihet sistematikisht ne tempujt e lashte hindu te nenkontinentit indian ashtu si dhe ne ata te Azise jug-lindore, me variante kreative vendore. Poshte katrorit ose katroreve qendror te mandalas eshte hapesira per shpirtin e perbotshem, realitetin me te larte, Brahmanin, purushan qe eshte pa forme dhe qe gjendet dhe lidhet me çdo gje. Kjo hapesire ndonjehere permendet si garbha-griya qe do te thote shtepia-miter - nje katror i vogel, i persosur, pa dritare, ne nje hapesire te mbyllur pa zbukurime qe perfaqeson esencen e perbotshme. Brenda ose prane kesaj hapesire zakonisht gjendet nje murti idhull. Ky eshte idhulli i hyjnise kryesore dhe varion nga tempulli ne tempull. Shpesh eshte ky idhull qe i jep tempullit nje emer vendor, si psh.: tempulli i Vishnus, tempulli i Krishnas, tempulli i Ramas, tempulli i Narayanas, tempulli i Shivas, tempulli i Lakshmit, tempulli i Ganeshas, tempulli i Durgas, tempulli i Hanumanit, Tempulli i Suryas etj. Eshte pikerisht garbha-griya qe besimtaret ndjekin per Darshana’’ qe do te thote soditje e diturise, ose vizionit. Siper vastu-purusha-mandalas eshte nje strukture siperore me nje kube e quajtur Shikhara ne Indine e veriut dhe Vimana ne ate te jugut, qe zgjatet drejt qiellit. Ndonjehere ne tempujt e improvizuar, kubeja mund te zevendesohet me nje bambu simbolike me pak gjethe ne maje. Permasat vertikale te kupoles ose kubese jane dizajnuar ne forme piramidale, konike ose forma te tjera si mal, duke perdorur perseri parimin e rratheve koncetrike dhe katroreve. Studiuesit sugjerojne se kjo forme eshte frymezuar nga mali kozmik Meru ose Kailasa himalajase, vendbanimi i zotave sipas mitologjise vedike.

Ne tempujt me te medhenj, hapesira qendrore zakonisht eshte e rrethuar nga nje ambulator qe besimtaret te ecin ne menyre rituale rreth purushas, esences se perbotshme. Shpesh kjo hapesire eshte e dekoruar vizualisht me skalitje, piktura ose imazhe qe synojne te frymezojne besimtaret. Ne disa tempuj, Keto imazhe mund te jene rrefenja nga epika hindu, ndersa ne te tjera mund te jene rrefenja vedike rreth te drejtes dhe gabimit ose virtyteve dhe veseve, ne disa ato mund te jene imazhe te zotash minore ose rajonale. Kolonat, muret dhe tavanet zakonisht jane te dekoruar pasurisht relieve ose imazhe te kater qellimeve te drejta dhe te nevojshme te jetes - kama, artha, dharma and moksha. Kjo ecje rrethore quhet pradakshina.

Tempujt e medhenj kane gjithashtu holle me kolona te quajtur mandapa. Ai ne krahun lindor sherben si dhome pritjeje per pelegrinet dhe besimtaret. Mandapa mund te jete nje strukture e veçuar ne tempujt me te vjeter, por tempujt me te rinj kete hapesire e integrojne ne strukturen e tempullit. Komplekse mega-tempullore kane nje tempull kryesor te rrethuar nga tempuj dhe faltore me te vogla, por keto jane akoma te rregulluar nga parimet e simetrise, rrjetat dhe saktesia matematike. Nje parim i rendesishem qe gjendet ne projektin e tempullit hindu eshte pasqyrimi dhe perseritja e dizajneve strukturore fraktale, secili unik edhe pse duke perseritur parimin e perbashket qendror, qe Susan Lewandowski e konsideron si" nje organizem qelizash perseritese”. Tekstet e lashta hindu mbi dizajnin e tempullit hindu, Vastupurusamandala dhe Vastu Sastrat, nuk kufizohen ne projektimin e nje tempulli hindu. Ata e pershkruajne tempullin si nje pjese integrale e komunitetetit te tij projektojne parime te ndryshme si dhe nje larmi dizajnesh alternative per planimetrite e shtepive, fshatrave dhe qyteteve bashke me tempullin, kopshtet, vendet me uje dhe natyren.

Perjashtime nga parimi i rrjetes katrore

Shumica mbizoteruese e tempujve hindu paraqet paramin e rrjetes se persosur katrore. Megjithate, ka disa perjashtime, per shembull, Teli-ka-mandiri i Gwaliorit, i ndertuar ne shekullin e VIII nuk eshte katror por eshte nje drejtekendesh ne raportin 2:3. Me tej, tempulli eksploron nje numer strukturash dhe faltoresh ne raportet 1:1, 1:2, 1:3, 2:5, 3:5 dhe 4:5. Keto raporte jane te sakta, duke sugjeruar se arkitektet synuan ti perdornin keto raporte harmonike dhe model drejtekendor jo gabimisht, as ne nje afrim arbitrar. Shembuj te tjere te raporteve harmonike jo katrore gjenden ne tempullin Naresar ne Madhya Pradesh dhe tempulli Nakti-Mata afer Jaipurit ne Rajasthan. Michael W. Meister sugjeron se keto perjashtime nenkuptojne se manualet e lashta sanskrite per ndertimin e tempujve ishin udhezues dhe hinduizmi u lejonte artizaneve te tij fleksibilitet ne shprehje dhe pavaresi estetike.

                                     

2.4. Format dhe dizajni i tempujve hindu Simbolizmi

Nje tempull hindu eshte nje rindertim simbolik i universit dhe parimeve te perbotshme qe bejne gjiteçka ne te funksionoi. Tempujt pasqyrojne filozofine hindu dhe pikepamjet e tij te larmishme mbi kozmosin dhe te vertetat.

Hinduizmi tradicionalisht nuk ka autoritete qendrore fetare, as profete, as liber apo libra te shenjte; hindute mund te zgjedhin te jene politeiste, panteiste, monoteiste, moniste ose ateiste. Brenda kesaj strukture te hapur dhe te shperndare, shpirterisht ne filozofine hindu eshte nje eksperience individuale dhe permendet si ksaitrajña nga sankritishtja do te thote njohuria e shpirtit. Ajo percakton praktiken shpirterore si udhetimi drejt mokshas, njohjes se vetes, zbulimi i te vertetave me te larta, natyren e vertete ose realitetin si dhe nje vetedije se eshte i çliruar dhe i kenaqur. Nje tempull hindu pasqyron keto besime themelore. Berthama qendrore e pothuaj te gjithe tempujve hindu nuk eshte nje hapesire e madhe e perbashket; tempulli eshte dizajnuar per individe, nje çift ose nje familje – nje hapesire e vogel private ku ai ose ajo perjetojne darsanan. Darsana vete eshte nje fjale simbolike. Ne shkrimet e lashta hindu, darsana eshte emri i gjashte metodave ose pikepamjeve alternative e kuptimit te Vertetes. Keto jane Nyaya, Vaisesika, Sankhya, Yoga, Mimamsa dhe Vedanta – çdonjera nga te cilat e zhvilluar ne shkollat e saj te hinduizmit, çdonjera nga te cilat konsiderohet e vlefshme, si alternative per te kupturar te Verteten dhe realizimin e vetes ne menyre hindu te jetes. Simbolizmi eshte kudo ne nje tempull hindu, nga emrat de forma, nga imazhet te rrefimet e skalitura ne muret e tij. Parimet jetesore si ndjekja e gezimit, seksit, lidhjes dhe kenaqesise emocionale kama jane te shkrira ne format arkitekturore mistike dhe erotike ne tempujt hindu. Keto motive dhe parime te jetes njerezore jane pjese e teksteve te shenjta hindu, si Upanishad-et; tempujt shprehin pikerisht keto parime ne forma te ndryshme, nepermjet artit dhe hapesirave. Arkitektura e tempujve hindu eshte gjithashtu simbolike. E gjithe struktura shkrin jeten e perditshme dhe mjedisin me konceptet hyjnore, nepermjet nje strukture qe eshte e hapur dhe e ngritur mbi nje tarrace, duke kaluar nga laikja te e shenjta, duke i ftuar vizitoret ne brendesi drejt Brahma padas dhe berthames qendrore te tempullit, ashtu si dhe duke i ngritur ata ne nje hapesire simbolike te shenuar nga kulla e tij shikhara, vimana ose gopurami. Tempujt e lashte kishin hyrje madheshtor te skalitura ne menyre te sterholluar por jo dyer dhe mure kufizues. Ne shumicen e kulturave, sugjeron Edmund Leach, nje kufi dhe porte ndan laiken nga e shenjta dhe kjo dere hyrese eshte madheshtore. Ne traditen hindu, kjo eshte e anashkaluar ne favor te nje arkitekture te hapur dhe te shperndare, ku bota profane nuk eshte e ndare nga e shenjta, por e tranzituar dhe e rrjedhur ne te shenjten. Tempulli hindu ka mure strukturore, qe zakonisht jane te modeluar brenda rrjetes 64, ose modeleve te tjera gjeometrike. Ne fakt projekti ishte i hapur ne te gjitha krahet, perveç hapesires qendrore, e cila ka vetem nje hapje per darsana. Hapesira e tempullit eshte planifikuar ne nje seri oborresh mandapash. Pjeset me te jashtme mund te perfshijne anen negative dhe te vuajtur te jetes me simbolizmin te keqes, asurat dhe rakshashat demonet; por ne tempujt e vegjel ky model eshte i panevojshem. Kur eshte e pranishme, kjo pjese e jashtme e perhapur ne shtresen tjeter te brendshme qe sherben si hapesire njerezore, ndiqet nga nje tjeter hapesire e brendshme, Devika padat dhe artet simbolike perfaqesojne anen pozitive dhe te gezuar te jetes rreth te mires dhe zotave. Kjo hapesire hyjnore me tej kalon me ne brendesi dhe i ngre mysafiret ne berthamen e tempullit, ku qendron idhulli kryesor ashtu si dhe hapesiren per Purusan dhe idete e konsideruara si parimet me te shenjta ne traditen hindu. Simbolizmi ne artet dhe tempujt hinduizmit, sugjeron Edmund Leach, eshte i ngjashem me ate ne krishterim dhe besimet e tjera madhore te botes.



                                     

2.5. Format dhe dizajni i tempujve hindu Ndertuesit e tempujve hindu

Tekstet e lashta indiane i quajne artizanet dhe ndertuesit e tempujve Silpin’’, e rrjedhur nga fjala Silpa’’. Nje nga permendjet me te hershme te fjales sanskrite Silpa gjendet ne Atharvaveda, afersisht e vitit 1000 p.e.s., te cilen studiuesit e kane perkthyer si punim artistik’’. Studiues te tjere sugjerojne se fjala Silpa nuk ka nje fjale te qe te perputhet plotesisht ne anglisht, ashtu si dhe fjala Silpin’’. Silpa, shpjegon Stella Kramrisch, eshte nje fjale shumekuptimeshe qe perfshin artin, mjeshtrine, zanatin, zgjuarsine, imagjinaten, formen dhe kreativitetin e artit ose te artizanatit. Ne menyre te ngjashme nje Shilpin, veren Kramrisch, eshte nje fjale sanskrite komplekse, qe pershkruan nje person qe zoteron art, shkence, kulture, mjeshtri, ritem dhe perdor parime kreative per te prodhuar ndonje forme hyjnore shprehjeje. Silpinet qe ndertuan tempuj hindu, ashtu si dhe punimet artistike dhe skulpturat brenda tyre, nga tekstet e lashta sanskrite konsideroheshin si persona qe perdornin mjeshtri, numri i te cilave ishte i pafundem, Kala teknika qe ishin 64 ne numer, dhe Vidya shkence qe perbeheshin nga 32 tipe. Manualet hindu te ndertimit te tempujve pershkruajne edukimin dhe karakteristikat e artisteve dhe arkitekteve te mire. Edukimi i pergjithshem i nje shilpini hindu ne Indine e lashte perfshinte Lekha-n ose Lipi-n shkrim dhe kendim, Rupa-n vizatimin dhe gjeometrine, Ganana-n aritmetiken. Keto ishin mesoheshin qe nga mosha 5 deri ne 12 vjeçe. Studentet e perparuar do te vazhdonin ne fazat me te larta te studimeve te Shilpa Sastra-s deri ne moshen 25 vjeçe. Perveç kompetencave teknike specifike, manualet sugjerojne qe silpinet me te mire per ndertimin e nje tempulli hindu jane ata qe njohin esencen e Vedave dhe Agamave, e konsiderojne veten e tyre si studente, mbajne vargje te mira me parimet e shkencave tradicionale te matematikes, piktures dhe gjeografise. Me tej ata jane te kendshem, te lire nga xhelozia, te drejte, e kane veten nen kontroll, jane te qeshur dhe te perkushtuar ne çdo gje qe ata bejne. Sipas Silparatnas, projekti i nje tempulli hindu duhet te filloi me nje Yajamana pajtor, mecenat ose klient dhe perfshin nje Sthapaka guru, drejtues shpirteror dhe prift-arkitekt, nje Sthapati arkitekt i cili do te projektoi ndertesen, nje Sutragrahin mbikqyres dhe shume Vardhakine dhe Taksaka skulptore. Ndersa tempulli eshte nen ndertim, te gjitha keto punime ne tempull nderoheshin dhe konsideroheshin prifterore nga pajtori ashtu si dhe nga te tjeret. Me tej, ishte nje tradite qe te gjitha veglat dhe materialet e perdorura ne ndertimin e tempullit si dhe gjithe puna krijuese kishte lejen e nje sakramenti. Per shembull, nese nje karpentier ose skulptor kishte nevoje te rrezonte nje peme ose te çante nje shkemb nga nje koder, ai do te lutej te mbaresi te pema dhe te shkembi, duke kerkuar falje per prerjen nga mjedisi i tij dhe duke shpjeguar qellimin e tij. Sepata e perdorur per te prere pemen do te vajosej me gjalp per te minimalizuar dhimbjen e pemes. Madje edhe ne kohet moderne, ne disa pjese te Indise si Odisha, Visvakarma Puja eshte nje feste rituale çdo vit ku artizanet dhe artistet adhurojne artin e tyre, veglat dhe materialet.



                                     

3. Funksionet shoqerore te tempullit hindu

Tempujt hindu sherbenin si qendra te rendesishme te funksioneve shoqerore, ekonomike, artistike dhe intelektuale ne Indine e lashte dhe mesjetare. Burton Stein pohon se tempujt e Indise se jugut kryenin funksionin e menaxhimit te zhvillimit rajonal, si projektet e vaditjes, bonifikimin e tokes, lehtesimin e rigjenerimin nga pasojat e katastrofave. Keto aktivitete financoheshin nga dhurimet melvarum qe ata mblidhnin nga besimtaret. Tempujt menaxhonin gjithashtu edhe tokat e lena ne perdorim atyre nga besimtaret deri ne vdekjen e tyre. Ata duhet tu siguronin punesim me te varferve. Disa tempuj kishin thesare te medha, me monedha ari dhe argjendi dhe keta tempuj sherbenin si banka. Ne kohet e tanishme, procesi i ndertimit te nje tempulli hindu nga emigrantet dhe diasporat nga Azia e jugut ka sherbyer po ashtu si nje proces per bashkimin e nje komuniteti, nje vendtakim shoqeror per te pakesuar paragjykimet dhe per te kerkuar se bashku te drejtat qytetare.

                                     

3.1. Funksionet shoqerore te tempullit hindu Biblioteka doreshkrimesh

John Guy dhe Jorrit Britschgi pohojne se tempujt hindu sherbenin si qendra ku perdoreshin ne menyre rutinore doreshkrime per te mesuar dhe ku kopjoheshin tekste kur vjeteroheshin. Ne Indine e jugut, tempujt dhe mutt-et e asociuara sherbenin si vend-ruajtjeje dhe nje numer i madh doreshkrimesh mbi filozofine hindu, poezine, gramatiken dhe lende te tjera ishin shkruar, shume-fishuar dhe ruajtur brenda tempujve. Te dhenat arkeologjike dhe epigrafike tregojne ekzistencen e bibliotekave te quajtura Sarasvati-bhandara, te datuara me gjasa ne fillim te shekullit te XII dhe qe kishin librare te vendosur ne tempujt hindu. Doreshkrime gjethe palme te quajtur lontar ne biblioteka te dedikuara guri jane zbuluar nga arkeologet ne tempujt hindu ne Bali te Indonezise dhe ne tempujt e shekullit te X ne Kamboxhia si Angkor Wati dhe Banteay Srei.

                                     

3.2. Funksionet shoqerore te tempullit hindu Shkolla tempujsh

Mbishkrimet nga shekulli i IV i e.s. sugjerojne ekzistencen e shkollave rreth tempujve hindu te quajtura Ghatika ose Matha, kur studioheshin Vedat. Ne Indine e jugut, shkollat vedike te shekullit te IX te lidhura me tempujt hindu quheshin Calai ose Salai dhe ofronin mesim dhe strehim falas per nxenesit dhe studentet. Tempujt e lidhur me levizjen Bhakti ne fillim te shekullit te XX, ishin te dominuar nga jo-brahminet. Keta mernin shume funksione edukuese, duke perfshire ekspozimin, recitimin dhe diskutimet publike te teksteve sanskrite dhe vedike. Disa shkolla tempujsh ofronin nje game te gjere studimesh, nga shkrimet hindu te tekstet budiste, gramatiken, filozofine, artet marciale, muziken dhe pikturen. Nga shekulli i VIII, tempujt hindu sherbenin edhe si venBy the 8th century, Hindu temples also served as the social venue for tests, debates, team competition and Vedic recitals called Anyonyam.

                                     

4. Stilet

Tempujt hindu gjenden ne vende te ndryshme, secili prej tyre duke pershire stile dhe metoda te ndryshme ndertimi:

  • Tempujt shpellore si ata te Chandrabhagas, Chalukyas dhe Shpellat Ellora
  • Tempujt malore si Masruri
  • Tempujt ne breg te lumit ose detit si Tempulli i Somnathit.
  • Tempujt pyjore si Kasauni dhe Kusama
  • Komplekset e tempujve puse te shkallezuar si Pusi i shkallezuar i Mata Bhavanit, Ankol Mata dhe Huccimallugudi.
Tempujt ne puset e shkallezuar

Ne pjeset e thata perendimore te Indise, si "Rajasthani dhe Gujarati, komunitetet hindu ndertojne puse te medhenj me shkalle qe sherbejne si burimi i vetem i ujit ne muajt e thate por gjithashtu edhe si vendtakime shoqerore dhe me domethenie fetare. Keto monumente germohen ne toke drejt ujit nentokesor, deri ne shtate kate dhe ishin pjese e nje kompleksi tempullor. Keto vav-qe do te thote pikerisht pus i shkallezuar kane relieve te rafinuara skulpturore ne mure, me imazhe te panumerta hyjnish hindu, shpirtra uji dhe simbolizem erotik. Puset e shkallezuar emertoheshin sipas hyjnive hindu; per shembull, Pusi i shkallezuar Mata Bhavani, Ankol Mata Vavi, Sikotari Vavi dhe te tjere. Tempulli varionte nga te qenit nje strukture me nje pada katror ne rrjeten e katrorit te persosur te vetme deri ne komplekse te medhenj. Keta puse te shkallezuar dhe komplekset e tyre tempullore datojne ne menyre te larmishme nga fundi i mijevjeçarit te I p.e.s. deri ne shekullin e XI. Nga keta, Rani ki vavi, me qindra relieve skulpturore duke perfshire shume te avatareve te zotit Vishnu, eshte shpallur trashegimi boterore e UNESCO-s.

Tempujt shpellore

Arkitektura shkembore e Indise evoluoi ne stilin maharashtran te tempujve ne mijevjeçarin e I. Tempujt jane te skalitur nga nje pjese e vetme shkembore si nje tempull i plote ose te skalitur ne nje shpelle te duket si brendesia e nje tempulli. Tempujt shpellore te Elloras jane nje shembull i hershem, ndersa Shpellat Elephanta jane perfaqesuese te stilit te mevonshem, qe konsistojne ne dy grupe shpellash - i pari eshte nje grup i madh prej pese shpellash hindu dhe i dyti eshte nje grup i vogel prej dy shpellash budiste. Shpellat hindu permbajne skulptura te skalitura ne shkemb, qe perfaqesojne sektin shaivit te hinduizmit, kushtuar zotit Shiva.



                                     

5. Arti brenda tempujve hindu

Nje tempull i lashte tipik hindu ka nje mori punimesh artistike – nga pikturat te skulpturat, nga ikonat simbolike te skalitjet ne reliev, nga planimetria e mire-menduar e hapesires deri te parimet matematike me sensin hindu te kohes dhe drejtimeve kardinale. Tekstet e lashta sanskrite i klasifikojne skulpturat dhe imazhet ne shume menyra. Per shembull, nje menyre klasifikimi eshte ajo se sa permasore jane dhe niveli i realizimit:

  • chitrardha – imazhet qe jane te skalitur ne gjysem-relieve;
  • chitrabhasa – imazhet qe jane dy-permasore si pikturat ne mure.
  • chitra – imazhet qe jane 3-permasor dhe te formuar plotesisht;

Nje tjeter menyre klasifikimi eshte ajo e gjendjes emocionale qe shpreh imazhi:

  • Shanta dhe saumya – jane imazhe paqesore qe shprehin dashuri, dhembshuri, dashamiresi dhe virtyte te tjera te panteonit hindu. Keta imazhe permbajne ikona simbolike te paqes, diturise, muzikes, mireqenies, luleve, sensualitetit midis gjerave etj. Ne Indine e lashte, keta tempuj ishin mbizoterues brenda fshatrave dhe qyteteve.
  • Raudra ose ugra – jane imzhe qe synojne te tmerrojne, te shkaktojne frike. Keta kane zakonisht sy te medhenj rrethore, mbajne arme, kane kafka dhe kocka si zbukurime. Keto imazhe adhuroheshin nga ushtaret perpara se te shkonin ne lufte, ose nga njerezit ne kohera shqetesimesh ose gabimesh. Tempujt e hyjnive Raudra nuk vendoseshin brenda fshatrave ose qyteteve, por gjithmone jashte dhe ne zona te largeta te nje mbreterie.

Nje tempull hindu mund te perfshije ose jo nje idhull ose imazhe, por tempujt e medhenj zakonisht i perfshijne. Tempujt hindu personal ne shtepi ose nje oshenare eremiti mund te kete nje pada per yoga ose meditim, por mungon nje paraqitje antropomorfike e hyjnise, ku ate mund ta rrethoi natyra ose arte te tjera. Gopinath Rao pohon se per nje yogin hindu, qe ka e ka realizuar veten dhe parimin e perbotshem brenda tij, nuk eshte i nevojshem ndonje tempull ose imazh hyjnor per tu adhuruar. Megjithate, per ata qe kane akoma per ta arritur kete realizim te larte, ofrohen, si nje nga rruget shpirterore te menyres hindu te jeteses, shfaqje te ndryshme simbolike nepermjet imazheve, idhujve dhe ikonave ashtu si dhe menyrat mendore te adhurimit. Ky besim permendet ne shkrimet e lashta hindu, si per shembull Jabaladarshana Upanishadi



                                     

6. Zhivllimi historik dhe shkaterrimet

Nje numer tekstesh te lashta indiane sugjerojne mbizoterimin e idhujve, tempujve dhe faltoreve ne nenkontinentin indian per mijera vjet. Per shembull, teksti i shekullit te IV p.e.s., Astadhyayi permend adhurimin e hyjnive mashkullore arca imazhe/idhuj te Agnit, Indras, Varunas, Rudras, Mrdas, Pusas, Suryas, Somas, ashtu si dhe adhurimin e arca-ve te hyjneshave femerore si Indrani, Varunani, Usa, Bhavani, Prthivi dhe Vrsakapayi. Mahabhasya’’ e shekullit te II p.e.s. e Patanjalit pershkruan gjeresisht tempujt e Dhanapati-t hyjni e mireqenies dhe financave, Kubera, ashtu si dhe tempujt e Ramas dhe Kesavas, ku adhurimi perfshinte kercimin, muziken dhe ritule te shumta. Mahabhasya pershkruan edhe ritualet per Krishnan, Vishnun dhe Shivan. Nje imazh i rikuperuar nga Mathura ne Indine e veriut ka qene datuar nga shekulli II p.e.s. Arthasastra e Kautilya-s nga shekulli i III p.e.s. pershkruan nje qytet tempujsh, ku secili i perkiste nje hyjnie te ndryshme vedike dhe puranike. Te tre keta burime permbajne emra te njellojte, pershkruajne rituale, simbolizem dhe domethenie te njejta duke sugjeruar mundesine se idea e idhujve, tempujve dhe faltoreve kalonte nga nje gjenerate ne tjetren, ne Indine e lashte, te pakten nga shekulli i IV p.e.s. Tempujt me te vjeter, sugjerojne studiuesit, ishin te ndertuar me tulla dhe dru. Guri u be materiali i parapelqyer i ndertimit ne kohe me te vona. Literatura e hershme e xhainizmit dhe budizmit, bashke me Arthasastran e Kautilya-s, pershkruajne strukturat, zbukurimet dhe dizajnet e ketyre tempujve – te gjithe me motive dhe hyjni ne ate kohe mbizoteruese ne hinduizem. Baso-relievet dhe skulpturat e idhujve kane qene gjetur nga shekulli II dhe i III, por asnje prej strukturave tempullore nuk ka mbijetuar. Studiuesit teorizojne se keta tempuj te lashte te Indise, me vone te quajtur tempuj hindu, ishin te modeluar sipas struktures shtepiake – nje shtepi ose pallat. Pertej faltoreve, adhurohej edhe natyra, ne forma si pemet, lumenjte, stupat perpara kohes se Budes dhe Vardhamana Mahaviras. Pasi xhainizmi dhe budizmi u degezuan nga traditat fetare qe me vone do te quheshin hinduizem, idete, dizajnet dhe projektet e faltoreve te lashta te periudhes vedike dhe upanishadike u adoptuan dhe evoluan, me gjasa nga konkurimi i zhvillimit te tempujve dhe artit ne xhainizem dhe budizem. Relievet e lashta te gjetura deri tani, pohon Michael Meister, sugjerojne pese dizajne bazike te faltores dhe kombinime i tyre ne mijevjeçarin e I p.e.s.:

  • Nje platforme e ngritur nen nje peme;
  • Nje platforme e ngritur me ose pa nje simbol;
  • Nje platforme e ngritur brenda nje pavjoni me kolona;
  • Nje platforme e ngritur nen nje ombrelle;
  • Nje platforme e ngritur e rrethuar me kangjella;

Shume nga keto faltore te lashta ishin pa çati, ndersa disa kishin torana dhe çati.

Nga shekulli I p.e.s. deri ne shekullin e III te e.s., deshmite dhe detajet rreth tempujve te lashte rriten. Literatura e lashte i permend keta tempuj si Pasada ose Prasada, stana, mahasthana, devalaya, devagrha, devakula, devakulika, ayatana dhe harmya. Hyrja e tempullit ne keta tekste te lashta veren Meisteri, permendet si dvarakosthaka, holli i tempullit pershkruhet si sabha ose ayagasabha, kolonat quheshin kumbhaka, ndersa vedika permendete strukturat ne kufinjt e nje tempullit.

Me fillimin e dinastise Gupta ne shekullin e IV, tempujt hindu lulezuan ne risi, dizajn, forme, shtrirje, perdorimin e gurit dhe materialeve te reja ashtu si dhe sintesen simbolike te kultures dhe parimeve dharmike me shprehjen artistike. Eshte pikerisht ne kete kohe qe u linden idete e garbhagrhas per Purusa, mandapas per strehimin e besimtareve dhe ritualeve ne zhvillim, ashtu si dhe motivet simbolike te lidhura me dharman, karman, kaman, arthan dhe mokshan. Strukturat siperore te tempullit ndertoheshin me gure, tulla dhe nje game e gjere materialesh. Hyrjet, muret dhe kolonat ishin te skalitura ne menyra te sterholluara, ndersa pjeset e tempullit ishin te dekoruara me ar, argjend dhe xhevahire te tjera. Vishnu, Shiva dhe hyjni te tjera u vendosen ne tempujt hindu, ndersa budistet dhe xhainistet ndertuan tempujt e tyre, shpesh krahe per krahe me ata hindu. Shekulli i IV deri ne te VI shenuan lulezimin e stilit Vidharbha, arritjet te cilit mbijetojne ne Indine qendrore si Shpellat Ajanta, Pavnari, Mandhali dhe Mahesvari. Ne Indine e jugut, kesaj periudhe i perkasin disa nga tempujt me te hershem prej guri ne rajon, me tempujt Chalukya te datuar nga shekulli i V nga disa studiues dhe ne shekullin e VI nga disa te tjere. Pergjate shekujve te VI dhe te VII, dizanet e tempujve u rafinuan me tej gjate dinastise Maurya, deshmi te cileve mbijetojne edhe sot ne Shpellat Ellora dhe Elephanta.

Ishte nga shekulli i V deri ne shekullin e VII qe dizajni i jashtem dhe pamja e tempujve hindu ne Indine e veriut dhe te jugut filloi te dallonte. Gjithesesi, format, tema, simbolizmi dhe dizajni i rrjetes se persosur katrore mbeten te njetat, pasi inovacionet u adoptuan per te dhene shprehje pamore dallueshmerisht te ndryshmle. Nga shekulli i V deri ne shekullin e XI, tempujt hindu lulezuan edhe jashte nenkontinentit indian, si ne Kamboxhia, Vietnam, Malajzi dhe Indonezi.

Shkaterrimi dhe ruajtja

Me mberritjen e Islamit ne Azine e Jugut, tempujt hindu bashke me tempujt budiste dhe xhainiste, u bene shenjestra te ushtrive islamike. Idhujt u shkaterruan dhe demtuan, kullat dhe kolonat u demtuan nga ushtrite pushtuese nga Persia, Azia Qendrore dhe sulltanet rezidente. Tempujt u plaçkiten nga thesaret dhe pjeset e tyre u riperdoren per te ndertuar ose u shnderruan xhami. Gjate disa periudhave, perandoret mysluman si Akbari, inkurajuan artet, ndihmuan ne riparimin dhe mbrojtjen e tempujve hindu. Ne periudha te tjera, sultanet dhe perandoret drejtuan fushata shkaterrimi tempujsh hindu ashtu si dhe ndaluan riparimet e tempujve te demtuar. Richard Eaton ka listuar 80 fushata shkaterrimi te tempujve hindu pergjate shekujve, veçanerisht nga shekulli i XII deri ne ate te XVIII. Konflikti fetar dhe perdhosjet vazhduan edhe gjate periudhes se sundimit britanik. Shkaterrimi i tempujve hindu ishte krahasimisht me i paket ne pjeset e Indise se jugut, si ne Tamil Nadu. Kane mbijetuar gjithashtu edhe nje stil tempujsh shpellore qe ishin te skalitur ne brendesi te shkembit, te fshehur dhe te rizbuluar ne shekujt e mevonshem, si Tempulli Kailasa. Keta tashme jane pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s.

                                     

7. Zakonet dhe rregullat e mire-sjelljes

Pergjate Indise zakonet dhe rregullat e mire-sjelljes jane te ndryshme. Besimtaret ne tempujt e rendesishem mund te sjellin oferta simbolike per Pujan. Kjo perfshin fruta, lule, embelsira dhe simbole te tjera te bujarise se botes natyrore. Tempujt ne Indi zakonisht jane te rrethuar me dyqane te vegjel qe shesin oferta te tilla. Kur jane brenda tempullit, besimtaret i mbajne te dyja duart te bashkuara e quajtur namaste mudra. Shenjterorja e brendshme, ku qendrojne murtit, eshte e njohur si garbhagriha. Ajo simbolizon vendin e lindjes se universit, vend-takimi i zotave dhe njerezimit dhe pragu midis boteve transhendentale dhe fenomenale. Eshte pikerisht ne kete faltore te brendshme qe besimtaret kerkojne per darshanan, ku ata bejne lutje. Besimtaret mund te jene ose jo te afte ti paraqesin personalisht ofertat e tyre ne kembet e hyjnise. Ne tempujt me te medhenj indiane, vetem pujarit prifterinjte lejohen te hyjne ne shenjteroren kryesore. Stafi menaxhues i tempullit zakonisht shpall oraret e ceremonive, duke perfshire orarin per Puja speciale. Keto orare dhe natyra e pujave speciale variojne nga tempulli ne tempull. Gjithashtu, mund te kete orare te caktuara ne menyre te veçante per kryerjen e ecjes rreth shenjterores ose pradakshina se tempullit. Vizitoreve dhe adhuruesve ne tempujt e medhenj hindu mund tu kerkohet te lene kepucet dhe te mbathura e tjera te kembeve perpara se te hyjne. Aty ky eshte i pranuar, tempujt ofrojne nje zone staf ndihmes per ti ruajtur keto te mbathura kembesh. Kodet e veshjeve variojne, psh.: ne Kerala eshte zakon qe ne tempuj burrat te heqin kemishat e tyre dhe ti mbulojne pantallonat dhe kembet me nje veshje tradicionale te njohur si Vasthiram. Ne Java dhe Bali Indonezia, perpara hyrjes ne pjeset me te shenjta te nje tempulli hindu, kerkohet qe kemishat ashtu dhe saronget te zhvishen deri te beli. Ne shume vende te tjera, ky formalitet eshte i panevojshem.

                                     

8.1. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt indiano-veriore

Tempujt indiano-veriore konsiderohen si te stilit Nagara te arkitektures tempullore. Ata kane sanctum sanctorum ku ndodhet hyjnia, te hapur ne nje ane nga ku besimtaret marrin darshana. Mund te kete ose jo shume korridore te tjera rrethuese, holle etj. Megjithate, do te kete hapesire qe besimtaret te ecin perreth shenjterore ne krahun orar, te quajtura cirkumambulacion. Ne tempujt e Indise veriore, kullat me te larta jane ndertuar mbi sanctum sanctorum ne te cilin eshte e vendosur statuja e hyjnise. Stili Nagara i dizajnit tempullor te Indise se veriut perdor shpesh teme fraktale, ku pjeset me te vogla te tempullit jane vete imazhe te tempullit te madh, nje koncept i gjetur ne arkitekturen franceze dhe ruse si parimi i matrioshkave. Nje dallim eshte fushepamja dhe orientimi me drejtimet kardinale, ku strukturat e tempullit hindu perdorin kete parim ne çdo permase me garbhgriya-n si vendi kryesor dhe çdo pada qe sherbejne si qendra shtese te fokusit. Kjo e ben nje tempull hindu te stilit arkitekturor Nagara simbolikisht nje shprehje e perhershme e levizjes dhe kohes, e rritjes centrifugale te shkrire me idene e unitetit te çdo gjeje.

                                     

8.2. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt ne Bengalin perendimor

Ne Bengalin Perendimor, gjendet Arkitektura tempullore prej terrakote bengaleze. Per shkak te mungeses se gureve te pershtatshem ne terrenin aluvional te disponueshem, ndertuesit e tempujve kane perdorur materiale te tjera ne vend te gurit. Kjo i hapi rruge perdorimit te terrakotes si nje material per ndertimin e tempujve. Eksterioret prej terrakote me skalitje te pasura jane nje veçori unike e tempujve bengaleze. Qytetit i Vishnupurit ne Bengalin Perendimor eshte i famshem per kete tip arkitekture. Eshte i njohur edhe nje tjeter stil popullor arkitekturor i njohur si Navaratna nente kullesh ose Pancharatna pese-kullesh. Nje shembull i stilit Navaratna eshte Tempulli Dakshineswar Kali.

                                     

8.3. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt ne Odisha

Arkitektura tempullore ne Odisha eshte e njohur si Arkitektura Kalinga, e klasifikon kullen ne tre pjese, Bāda gjymtyre e poshtme, Gandi trupi dhe Cula/Mastaka koka. Secila pjese eshte e dekoruar ne nje menyre te ndryshme. Arkitektura Kalinga eshte nje stil qe lulezoi ne Kalinga, emri i mbreterise qe perfshinte Odishan e lashte. Ajo perfshin tre stile: Rekha Deula, Pidha Deula dhe Khakhara Deula. Dy te parat jane te lidhura me tempujt e Vishnut, Suryas dhe Shivas ndersa e treta eshte kryesisht e lidhur me tempujt e Chamundas dhe Durgas. Stilet Rekha Deula dhe Khakhara Deula bartin sanctum sanctorum, ndersa stili Pidha Deula perfshin hapesire per kercime jashte dhe holle ofertash.

                                     

8.4. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt e Goas dhe tempuj te tjere Konkani

Arkitektura tempullore e Goas eshte mjaft e veçante. Pas rritjes se hegjemonise koloniale portugeze, tempujt hindu te Goas u bene pika mbeshtetjeje per rezistencen vendore. Shume nga keta tempuj nuk jane me shume se 500 vjeçare dhe jane nje perzierje unike e arkitektures tempullore goane, dravidiane, Nagare dhe Hemadpanthi me disa ndikime britanike dhe portugeze. Tempujt goan u ndertuan duke perdorur shkembinj sedimentare, drurin, gelqeren, pllaka balte dhe fleta bakri te perdorura per çatite. Keta tempuj ishin te dekoruar me murale te quajtura Kavi kala ose arti i okres. Brendesia ka murale dhe gdhendje ne dru qe paraqesin skena nga mitologjia hindu.

                                     

8.5. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt indiano-jugore dhe te Sri Lankes

Tempujt indiano-jugore kane nje gopuram te madh, nje kulle monumentale, zakonisht e zbukuruar, ne hyrje te tempullit. Kjo formon nje veçori te shquar te Koileve, tempuj hindu ne stilin dravidian. Ata jane te kurorezuar nga kalasami, nje majes gurin ne forme bulbore. Ata funksionojne si portekalime neper muret qe rrethojne kompleksin tempullor. Zanafilla e gopurameve mund te haset ne strukturat e hershme te mbreterve tamilas te dinastise Pallava; dhe nga shekulli i dymbedhjete, nen sunduesit Pandya, keto porte-kalime u bene nje veçori mbizoteruese pamjes se jashtme te nje tempulli, me gjasa duke lene ne hije shenjteroren e brendshme qe u erresua nga pamje kolosale e gopurameve. Ai e mbizoteron shenjtoren e brendshme edhe me sasine e zbukurimeve. Shpesh nje faltore ka me shume se nje gopuram. Ato shfaqen edhe ne arkitekturen jashte Indise, veçanerisht ne Arkitektura Kmere si ne Angkor Wat. Nje koil mund te kete gopurame te shumefishte, ne menyre tipike ne mure te shumefishta ne radhe rreth faltores kryesore. Muret e tempullit jane zakonisht katror me murin me te jashtem qe ka gopura. Sanctum sanctorium-i dhe çatia e tij e larte faltorja qendrore e hyjnise quhen gjithashtu vimanam. Shenjterorja e brendshme e ka hyrjen te kufizuar duke lejuar vetem prifterinjte qe te kalojne pertej njefare pike.

                                     

8.6. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt ne Kerala

Tempujt ne Kerala kane nje stil te ndryshem arkitekturor duke mbajtur te njejten esence vaastu’’, veçanersht per shkak te diferencave klimatike qe Kerala ka me pjeset e tjera te Indise me reshje me te shumta. Çatia e tempullit eshte kryesisht me tjegulla dhe e pjerret si dhe shpesh ka mure katrore, faltorja me e brendshme eshte teresisht e mbyllur ne nje tjeter mur ne te katerta anet te ciles hyjne vetem pujarit prifterinjte. Muret jane te dekoruara me piktura murore ose skulptura shkembore qe ne shume raste jane te vena ne pah te Dwarapalakat.

                                     

8.7. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt ne Tamil Nadu

Ndertimi i tempujve arriti kulmin e tij gjate sundimit te dinastise Pallava. Ata ndertuan tempuj te ndryshem rreth Kancheepuramit dhe Narasimhavarmani II ndertoi Tempullin brengdetar ne Mamallapuram, nje sit qe eshte pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s. Sundimi i dinastise Pandya krijoi tempuj si Tempulli Meenakshi Amman ne Madurai dhe Tempulli Nellaiappar ne Tirunelveli. Dinastia Chola ishte ndertuese pjellore tempujsh qe nga kohet e mbretit te pare mesjetar, Vijayalaya Chola. Tempujt Chola perfshijne Tempullin Thillai Nataraja ne Chidambaram, Tempullin Ranganathaswami ne Srirangam, Tempullin Brihadeeswarar te Thanjavurit, Tempullin Brihadeeswarar ne Gangaikonda Cholapuram dhe Tempullin Airavatesvara te Darasuramit qe jane mes siteve te trashegimise boterore te UNESCO-s. Nayaket e Madurai rindertuan disa nga tempujt e mire-njohur ne Tamil Nadu si Tempulli Meenakshi Amman.

                                     

8.8. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt ne Kamboxhia

Angkor Wati u ndertua si nje tempull hindu nga mbreti Suryavarmani II ne fillim te shekullit te XII ne Yasodharapura Khmer, Angkori i sotem, kryeqyteti i perandorise Khmere, si tempulli i tij shteteror dhe me gjasa mauzoleu i tij. Duke thyer traditat shaivite te mbreterve te meparshem, Angkor Wati iu kushtua zotit Vishnu. Kulla me majez ne tempullin hindu khmer eshte quajtur Giri mali dhe simbolizon rezidencen e zotave ashtu si Meru ne mitologjine hindu te Balit dhe Ku Guha ne mitologjine hindu te Burmes. Angkor Wati eshte thjeshte nje nga tempujt e shumte hindu ne Kamboxhia, shumica te cileve ne gjendjen e rrenojave. Qindra tempuj hindu jane te shperndare nga Siem Reapi deri te Sambor Prei Kuk-i ne rajonin e Kamboxhias qendrore.

                                     

8.9. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt ne Vietnam

Pergjate brigjeve te Vietnamit ndodhet nje numer tempujsh hindu, me disa ne listen e trashegimise boterore te UNESCO-s. Shembujt perfshijne My Sơnin - nje grumbull prej 70 tempujsh me te hershmit qe i perkasin shekullit te IV te e.s. dhe te kushtuar Shives, ndersa te tjeret i jane kushtuar hyjnive hindu Krishna, Vishnu etj. Keta tempuj, se brendshmi dhe ne respekt te njeri-tjetrit, jane te ndertuar gjithashtu edhe sipas konceptit hindu te rrjetes se persosur katrore. Sitet e tjera me tempuj hindu ne Vietnam perfshijne Phan Rangun me Tempullin Cham Po Klong Garai.

                                     

8.10. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt ne Indonezi

Tempujt e lashte ne Indonezi quhen Kandi. Tempujt hindu te Javas se lashte ne Indonezi, kane ngjashmeri me tempujt e stilit indiano-jugor. Me i madhi prej tyre eshte tempulli javanez i shekullit te IX, Prambanani ne Yogyakarta, tashme nje sit i trashegimise boterore te UNESCO-s. Eshte projektuar si tre katrore koncentrike dhe ka 224 tempuj. Katrori i brendshem permban 16 tempuj kushtuar zotave kryesore hindu, nga te cilet tempulli me i madh eshte ai i Shives. Tempulli ka relieve te shumta ne mure dhe skalitje qe ilustrojne rrefime nga epika hindu e Ramayanas. Ne Bali, Tempulli baninez Pura eshte projektuar si nje vend adhurimi ne qiell te hapur ne nje kompleks muresh. Kompleksi i mureve ka nje seri portash te dekoruara ne menyre te sterholluar pa dyer per te hyre besimtaret. Dizajni, plani dhe modeli i puras se shenjte ndjek nje projekt katror.

                                     

8.11. Variacionet rajonale te tempujve hindu Tempujt jashte Azise

Shume anetare te diaspores se Azise Jugore kane vendosur mandire hindu jashte Indise si nje mjet per te ruajtur dhe celebruar trashegimin kulturore dhe shpirterore jashte. Duke pershkruar qindra mandire qe mund te gjenden pergjate Shteteve te Bashkuara, studiuesi Gail M. Harley veren se" Tempujt sherbejne si vende qendrore ku hindute mund te mblidhen se bashku per te adhuruar gjate festave te shenjta dhe te shoqerohen me hindu te tjere. Tempujt ne Amerike pasqyrojne aspektet shumengjyreshe, kaleidoskopike te permbajtur ne hinduizem ndersa bashkojne njerezit qe jane te shqetesuar neper panoramen amerikane”. Mandire te shumte ne Ameriken e Veriut dhe Evrope jane bere mjaft te njohur dhe te vleresuar.

                                     

9. Menaxhimi i tempujve

Archaeological Survey of India ASI kontrollon shumicen e tempujve te lashte me rendesi arkeologjike ne Indi. Ne Indi, aktivitetet e perditshme te nje tempulli menaxhohen nga nje bord komiteti te tempullit qe administron financat, zhvillimet dhe eventet e tij. Qe nga pavaresia e Indise, autonomia e emerimeve fetare hindu per te menaxhuar punet e tyre brenda kompetencave te tempullit eshte renduktuar mjaft dhe qeverite shteterore kane marre kontrollin e tempujve kryesor hindu.



                                     

10. Nomenklatura dhe etimologjia

Ne vazhdim jane dhene emrat e tjere me te cilet quhet nje tempull hindu ne Indi:

  • Gudi, Devalayam, Devasthanam, Kovela, Kshetralayam, Punyakshetram, ose Punyakshetralayam ne gjuhen telugu;
  • Deula ଦେଉଳ/Mandiraମଦିର ne gjuhen odia dhe Gudi ne ate kosali odia;
  • Mandiram ne gjuhen telugu
  • Devro/Mindar ne gjuhen rajasthani;
  • Deul / Doul / Dewaaloy ne gjuhen asameze dhe ne ate bengaleze;
  • Kovil ose kō-vill dhe me raste Aalayam ne gjuhen tamile; fjala tamile Kovil do te thote "vendqendrimi i zotit" deh eshte perdorur per nje stil te veçante tempulli hindu te Arkitektures dravidiane
  • Mondir মন্দির ne gjuhen bengaleze;
  • Deval/Raul/Mandir ne gjuhen marathi;
  • Mandir ne gjuhen nepaleze, gjuhen marathi, panjabi, gujarati dhe urdu مندر
  • Kshetram ക്ഷേത്രം, Ambalam അമ്പലം, or Kovil കോവിൽ ne gjuhen malayalame;
  • Devasthana ne gjuhen kannada;

Ne Azine Jug-lindore tempujt jane te njohur si:

  • Wat ne Kamboxhia dhe Tailande, e perdorur po ashtu si per tempujt hindu ashtu dhe per ata budist.
  • Pura ne ishullin me shumice hindu te Balit ne Indonezi.
  • Kandi ne Indonezi, veçanerisht ne gjuhen javaneze, malaj dhe indoneziane, te perdorura si per tempujt hindu ashtu dhe per ata budist.
Sitet e tempujve

Disa vende, duke perfshire Varanasin, Purin, Kanchipuramin, Dwarkan, Amarnathin, Kedarnathin, Somnathin, Mathuran dhe Rameswaran, konsiderohen si vende te shenjta te hinduizmit. Ato quhen ksétra ne sanskritisht. Nje ksétra ka shume tempuj, duke perfshire nje ose me shume tempuj madhore. Keta tempuj dhe vendndodhja e tyre terheqin pelegrinazh te quajtur tirtha ose tirthayatra.

                                     

11. Bibliografia

  • Karel Werner: A Popular Dictionary of Hinduism ; 1994, Curzon Press, ISBN 0-7007-1049-3.
  • Pika Ghosh: Temple to Love: Architecture and Devotion in Seventeenth-century Bengal, 2005, Indiana University Press, ISBN 978-0-253-34487-8.
  • Hildred Geertz: The Life of a Balinese Temple; University of Hawaii Press, ISBN 978-0-8248-2533-1.
  • Francis D. K. Ching et al.: A Global History of Architecture; 2007, John Wiley and Sons, New York, isbn 0-471-26892-5.
  • John Guy & Jorrit Britschgi: Wonder of the Age: Master Painters of India, 1100-1900; 2011, The Metropolitan Museum of Art, ISBN 978-1-58839-430-9.
  • Lester Kurtz ed.: Encyclopedia of Violence, Peace and Conflict; 2008, Academic Press, ISBN 978-0-12-369503-1.
  • Sambit Datta & David Beynon: "Early Connections: Reflections on the canonical lineage of Southeast Asian temples", te EAAC 2011: South of East Asia: Re-addressing East Asian Architecture and Urbanism: Proceedings of the East Asian Architectural Culture International Conference, Department of Architecture, National University of Singapore, Singapore, fq. 1-17
  • Elizabeth Merklinger: The Mosques of Raichur: A Preliminary Classification, Kunst des Orients, Vol. 12, H. 1/2 1978/1979, fq. 79-94.
  • Thomas Donaldson: Konark; 2005, Oxford University Press, ISBN 978-0-19-567591-7.
  • Adam Hardy: The Temple Architecture of India; 2007, John Wiley & Sons, ISBN 978-0-470-02827-8.
  • Paul Younger: New Homelands: Hindu Communities ; Oxford University Press, ISBN 978-0-19-539164-0.
  • Annemarie Schimmel: Islam in the Indian Subcontinent, kapitulli 1; Brill Academic, ISBN 978-90-04-06117-0.
  • Francis D. K. Ching: A Visual Dictionary of Architecture; 1995, John Wiley and Sons, New York, isbn 0-471-28451-3.
  • Vincent Smith: The Oxford History of India: From the Earliest Times to the End of 1911 ; 1920, Oxford University Press.
  • M. K. Gandhi: The Essence of Hinduism ; redaktor: V.B. Kher; Navajivan Publishing.
  • Alice Boner: Principles of Composition in Hindu Sculpture: Cave Temple Period ; 1990, ISBN 978-81-208-0705-1.
  • Sherri Silverman: Vastu: Transcendental Home Design in Harmony with Nature; Gibbs Smith, 2007, Utah, ISBN 978-1-4236-0132-6.
  • Peter Jackson: The Delhi Sultanate: A Political and Military History; 2003, Cambridge University Press, ISBN 978-0-521-54329-3.
  • Marc Gaborieau: From Al-Beruni to Jinnah: Idiom, Ritual and Ideology of The Hindu-Muslim Confrontation in South Asia; 1985, Anthropology Today, 13, fq. 7-14.
  • Michael Meister: Encyclopedia of Indian Temple Architecture; 1988, Oxford University Press, ISBN 0-691-04053-2.
  • Antonio Rigopoulos: Dattatreya: The Immortal Guru, Yogin, and Avatara: A Study of the Transformative and Inclusive Character of a Multi-faceted Hindu Deity; 1998, State University of New York Press, isbn 978-0-7914-3696-7.
  • Ramacandra Kaulacara: Silpa Prakasa: Medieval Orissan Sanskrit Text on Temple Architecture. Sanskrit Text and English Version; perkthyen nga sansktritishtja dhe pajisen me shenime Alice Boner dhe Sadasiva Rath Sarma, 1966, E.J. Brill, Leiden.
  • T. Mahalingam: Economic Life in The Vijayanagar Empire ; 1951, University of Madras.
  • Ali Javid: World Heritage Monuments and Related Edifices in India ; Volumi 1, ISBN 978-0-87586-483-9.
  • Stella Kramrisch: The Hindu Temple, Vol 2; 1976, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0222-3, fq. 346-357 dhe 423-424
  • Knut A. Jacobsen: Pilgrimage in the Hindu Tradition: Salvific Space; 2012, Routledge, ISBN 978-0-415-59038-9.
  • Mark Jarzombek et al.: A Global History of Architecture ; 2010, Wiley, ISBN 978-0-470-40257-3, kapitujt:" 1200 CE - Delhi through Qutb Minar”.
  • Jack Hebner: Architecture of the Vastu Sastra - According to Sacred Science, in Science of the Sacred; redaktor: David Osborn, 2010, ISBN 978-0-557-27724-7.
  • Alain Daniélou: The Hindu Temple: Deification of Eroticism; perkthyer nga frengjishtja ne anglisht nga Ken Hurry, 2001, Inner Traditions, isbn 978-0-89281-854-9.
  • Joanna Williams: The Art of Gupta India, Empire and Province; 1982, Princeton.
  • Raymond Williams: Introduction to Swaminarayan Hinduism; 2001, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-65422-7.
  • Brad Olsen: Sacred Places Around the World: 108 Destinations ; 2004, ISBN 978-1-888729-10-8.
  • Hartmut Scharfe: From Temple Schools to Universities ; ne Education in Ancient India: Handbook of Oriental Studies, 2002, Brill Academic, ISBN 978-90-04-12556-8.
  • Heather Elgood: Hinduism and the religious arts, 2000, Bloomsbury Academic, ISBN 978-0-304-70739-3.
  • Robert W. Hefner: Civil Islam: Muslims and Democratization in Indonesia ; Princeton University Press, ISBN 978-0-691-05046-1.
  • John Arapura: "Spirit and Spiritual Knowledge in the Upanishads"; te Hindu Spirituality, redaktuar nga Ewert Cousins, 1989, Crossroads Publishing, New York, ISBN 0-8245-0755-X.
  • Keith Bain, Pippa Bryun & David Allardice: Frommer’s India ; 2010, botimi i I, New Jersey: Wiley Publishing.
  • Bamśīdhara Mahānti & Gokulbehari Mahanty: Silpa Ratnakara; Bhubaneswar: Orissa Lalit Kala Akademi, 1995, OCLC Number: 42718271.
  • Wayne A. Wiegand & Donald Davis: Encyclopedia of Library History; 1994, Routledge, ISBN 978-0-8240-5787-9.
  • V.S. Pramar: Some Evidence on the Wooden Origins of the Vāstupurusamandala; Artibus Asiae, Vol. 46, nr. 4 1985, fq. 305-311.
  • Stella Kramrisch: The Hindu Temple, Vol 1; 1976, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0222-3.
  • George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms ; 1988, University of Chicago Press, ISBN 978-0-226-53230-1.
  • G. D. Vasudev: Vastu; 2001, Motilal Banarsidas, ISBN 81-208-1605-6.
  • Gopinath Rao: Elements of Hindu Iconography; 1914, Madras, Cornell University Archives, fq. 17-39.
  • Brigitta Hauser-Schaublin: Keraton and Temples in Bali, in Urban Symbolism; redaktor: P. Nas, 1993, Brill Academic, ISBN 978-90-04-09855-8.
  • Ananda K. Coomaraswamy: History of Indian and Indonesian Art; New York, ribotim i vitit 1965.
  • Bhavasar & Kiem: "Spirituality and Health"; te Hindu Spirituality, redaktuar nga Ewert Cousins, 1989, Crossroads Publishing New York, ISBN 0-8245-0755-X.
  • Gail M. Harley: Hindu and Sikh Faiths in America ; 2003, Facts on File, Inc.; ISBN 0-8160-4987-4.
  • Saraju Rath: Aspects of Manuscript Culture in South India; 2012, Brill Academic, ISBN 978-90-04-21900-7.
  • Padmaja Vijay Kamat: "Temple Economy in Goa: A Case Study"; 2013, The Macrotheme Review, 25, fq. 97-111.
  • Ram Raz & Henry Harkness: Essay on the Architecture of the Hindus, 1834.
  • Diana L. Eck:" Negotiating Hindu Identities in the US”; 2000, te Harold Coward, John R. Hinnells & Raymond Brady Williams redaktore: The South Asian Religious Diaspora in Britain, Canada, and the United States; SUNY Press, ISBN 978-0-7914-4509-9.
  • A.L. Srivastava: Delhi Sultanate, botimi i V-te, 1966, Agra College.
  • Julius J. Lipner: Hindus: Their Religious Beliefs and Practices ; botimi i dyte, Routledge, ISBN 978-0-415-45677-7.
  • Michael Meister ed.: Encyclopedia of Indian Temple Architecture - South India 200 BC to 1324 AD; University of Pennsylvania Press, 1983, ISBN 0-8122-7840-2.
  • H. Kern: The Brhat Sanhita of Varaha-mihara; 1865, The Asiatic Society of Bengal, Kalkuta.
  • Binode Behari Dut: Town Planning in Ancient India; 1925, Gyan Publishing House, ISBN 978-81-8205-487-5.
  • MR Bhat: Brhat Samhita of Varahamihira; 1996, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-1060-0.
  • Pyong Gap Min: Religion and Maintenance of Ethnicity Among Immigrants - A Comparison of Indian Hindus and Korean Protestants; redaktor: Karen Leonard, ISBN 978-0-7591-0816-5.
  • Susan Lewandowski: The Hindu Temple in South India, in Buildings and Society: Essays on the Social Development of the Built Environment; Anthony D. King redaktor, Routledge, ISBN 978-0-7102-0234-5.
  • Michael Rabe: Secret Yantras and Erotic Display for Hindu Temples; redaktor: David White, Princeton University Readings in Religion Motilal Banarsidass Publishers, ISBN 978-81-208-1778-4.
  • Klaus Klostermaier: The Divine Presence in Space and Time - Murti, Tirtha, Kala; in A Survey of Hinduism; ISBN 978-0-7914-7082-4, State University of New York Press.
  • C. Shackle: Hindi and Urdu Since 1800: A Common Reader; 1 janar 1990, Heritage Publishers, isbn 9788170261629.
  • Dibishada Brajasundar Garnayak: Evolution of Temple Architecture in Orissa, Orissa Review, nentor 2007.
  • Burton Stein: South Indian Temples: An Analytical Study; 1978, New Delhi, ISBN 978-0-7069-0581-6.
                                     
  • arkitekturës së një tempulli Hindu Parimet arkitekturore të tempujve Hindu në Indi janë përshkruar në Shilpa Shastra dhe Vastu Sastra. Kultura Hindu ka inkurajuar
  • një listë e tempujve hindu në Pakistan, e renditur sipas njësisë administrative. Sharada Peetha, afër linjës së kontrollit Tempulli Shpellor Hinglaj Mata
  • Tempulli Pataleeswarar është një tempull hindu kushtuar Shivës në qytetin e Cuddalores. Ai është ndërtuar gjatë Periudhës Pallava dhe i zgjeruar gjatë
  • është një list e tempujve hindu në shtetin indian të Goas. Lista e tempujve hindu në Indi Tempulli hindu Rui Pereira Gomes: Hindu Temples and deities
  • tempujve hindu në Nepal e renditur në mënyrë alfabetike sipas distriktit. Changu Narayan Tempulli Suryabinayak Tempulli Jalbinayak Tempulli Thalbinayak
  • Hanumanji dhe Nandiji. Tempulli gjendet në kampusin e Benaras Hindu University dhe i është kushtuar adhurimit të perëndisë hindu Shiva dhe në të ndodhen
  • tempujve hindu në Singapor. Karkteristikë e shumicës së tempujve hindu është prania e murti - ve statujat e hyjnisë të hyjnisë që i kushtuhet tempulli Zakonisht
  • Në besimin dhe spiritualitetin hindu pelegrinazhi ka domëthënie të madhe. Anëtarët e besimin marin pjesë në tipet në vazhdim të pelegrinazhit. Pelegrinazhi
  • Tempulli Matangesvara është një tempull hindu i vendosur në qytetin e Kanchipuramit në Tamil Nadu, shtet i Indisë Jugore, i kushtuar hyjnisë Shiva. Tempulli
  • Tempulli Mandagapattu Tirumurti është një tempull hindu I vendosur në fshatin e Mandagapattusë në distriktin e Viluppurami në Tamil Nadu të Indisë. I