ⓘ Arkitektura e Keralas

                                     

ⓘ Arkitektura e Keralas

Arkitektura e Keralas eshte nje lloj stili arkitekturor qe gjendet kryesisht ne shtetin indian te Keralas dhe te gjitha mrekullite arkitekturore te Keralas jane deshmi te lashta te vishwakarma sthapathive te Kerales. Stili arkitekturor i Kerales eshte i pashembullt ne Indi, ne dallimin e tij befasues me Arkitekturen Dravidiane qe normalisht praktikohet ne pjeset e tjera te Indise Jugore. Arkitektura e Kerales ka qene ndikuar nga shekenca arkitekturore Dravidiane dhe Indiano-Vedike pergjate dy mijevjeçareve. Tantrasamuchaya, Thachu-Shastra, Manushyalaya-Chandrika dhe Silparatna jane manuale te rendesishem arkitekturore, qe kane nje ndikim te forte ne stilin arkitekturore te Kerales. Manushyalaya-Chandrika, nje veper kushtuar arkitektures shtepiake eshte nje nga manualet e tilla qe i ka rrenjet e tij ne Kerala. Stili arkitekturor ka evoluar nga klima e veçante e Kerales dhe historia e gjate e ndikimeve te partnereve te saj kryesore te tregetise detare si kinezet, arabet dhe evropianet.

                                     

1. Zanafilla

Shprehja karakteristike rajonale e Arkitektures se Kerales rezulton nga faktoret gjeografike, klimatike dhe historike. Gjeografikisht Kerala eshte nje rrip i ngusht toke i vendosur midis bregdetit perendimor te Indise gadishullore dhe e kufizuar nga lartesimi i Ghateve Perendimore ne detin e saj Arabik dhe ne perendim te saj. E favorizuar nga shirat e shumta per shkak te musoneve, ky rajon eshte i veshur ne te gjelber me bimesi dhe jete te eger te pasur. Ne terrenin e ndryshueshem te ketij rajoni banesat njerezore jane te shperndara dendur ne ultesirat pjellore dhe te rralla drejt malesive te ashpra. Shirat e shumta kane sjelle pranine e ujerave te shumte si liqenet, lumenjte, lagunat etj. Faktoret klimatike ne kete menyre kane dhene kontribut te rendesishem ne zhvillimin e stilit arkitekturor, per te perballuar kushtet e lageshta klimatike bashke me verat e ashpra tropikale. Historia ka luajtur gjithashtu rolin e saj ne ndikimin e arkitektures se Kerales. Ghatet e larta Perendimore ne lindje te saj, kane parandaluar me sukses ndikimet e vendeve te aferta tamile ne Keralen e tanishme ne kohet e vona. Ndersa Ghatet Perendimore e izoluan Keralen nga perandorite indiane me nje shtrirje me te madhe, ekspozimi ndaj detit Arabik ne lindjen e saj ka sjelle takime te aferta me qyteterimet krysore detare si kinezet, egjiptianet, romaket, arabet etj. Kultivimi i erezave te pasura te Kerales e beri ate qendren e tregetise boterore detare deri ne periudhat moderne, duke ndihmuar mjaft fuqi nderkombetare te lidhen aktivisht me Keralen si partere tregetare. Kjo ndihmoi ne ndikimin e ketyre qyteterimeve ne arkitekturen e Kerales.

                                     

2.1. Historia Periudha para-historike

Veçoria e vendndodhjes se Kerales ka ndikuar zhvillimn shoqeror dhe terthorazi stilin e ndertimit. Ne kohet e lashta deti Arabik dhe Ghatet formonin ndalesa te pakapercyeshme qe ndihmuan ne evolucionin e nje kulture te izoluar Proto-Dravidiane, bashkekohese me Qyteterimin e Lugines se Indusit. Mbetjet me te hershme te ndertimit ne Kerala i perkasin periudhes midis 3000 p.e.s. deri ne vitin 300 p.e.s. Ato mund te grupohen ne dy tipe – dhoma varri dhe megalite. Dhomat shkembore te varreve jane pergjithesisht ne zonat e lateritit te Kerales qendrore, per shembull ne Porkalam te distriktit te Thrissurit. Varret jane pak a shume te gjatesore ne strukture me dhome te vetme ose te shumta me nje oborr drejtkendor ne lindje nga ku ngrihen nje pale shkalle nga niveli i tokes. Nje tjeter tip dhome varrimi eshte e bere prej pllakash te vendosura ne kurrize dhe nje e peste qe i mbulon ato si nje gur kapaku. Nje ose me shume dolmene te tille jane te shenuar nga nje rreth guresh. Midis megaliteve jane guret ombrelle "kudakkal", qe ngjajne si ombrella me gjethe palmash te perdorura per te mbuluar gropat qe rrethojne urnat mortore. Dy tipe te tjera megalitesh, guret kapele "thoppikkal" dhe menhiret "pulachikkal" megjithate nuk kane shtojca varrimesh. Ato ngjajne me teper si permendore guri. Megalitet nuk jane me shume rendesi arkitekturore, por ata flasin per zakonin e tribuve primitive duke ngritur permendore ne sitet e riteve mortore. Keto vende me vone u bene vendtakime te pervitshme te tribuve dhe u dhane udhe tempujve okulte te adhurimit ançestral. Ndersa zakoni i adhurimit te babait mund te shihet ne keto raste, hyjnite mbrojtese te fshatrave ishin gjithemone forma femerore, qe adhuroheshin ne korije te hapura "kavu". Keta tempuj kishin peme, simbole guri te Hyjneshes Nen ose te imazhe te tjera natyrore ose animiste si objekte adhurimi. Vazhdimesia e ketyre kulturave te hershme shihet ne artet popullorre, ritualet e kultit, adhurimi i pemeve, gjarperinjve dhe imazheve memesore ne kavu.

                                     

2.2. Historia Ndikimi i Budizmit dhe arkitektures se hershme te Tamilakamit

Adhurimi i Natyres nga banoret e hershem te Kerales i ka paralelet e tij ne adhurimin e gjarperit ne Budizem, ne adhurimin e pemes se lidhur me lindjen e Budes, ndriçimin e tij dhe predikimin nen nje peme. Kjo zhvilloi degezime paralele ne zona te tjera te Tamilakkamit gjate fazave te vona te Periudhes Sangam. Megjithese reliket e imazheve te Budes jane zbuluar nga pak vende ne Keralen jugore, megjithate nuk ka monumente budiste ekzistuese ne kete rajon. Por referencat e shkruara si nga eposi tamil i shekullit te III Manimekhalai dhe Mushika vamsa dhe nje epos sanskrit i shekullit te XI sugjerojne se Kerala kishte faltore te rendesishme budiste. Me e shquara nga keto ishte Sreemulavasa vihara me nje imazh te mahnitshem te Bodhisatwa Lokanathas. Kjo faltore besohet se ka qene zhdukur nga erozioni i bregut. Ne veçorite e tyre te dizajnit disa tempuj si Tempulli i Shives ne Thrissur dhe Tempulli Bhagavathi ne Kodungallur besohet se ishin vihara budiste; por nuk ka prova te pakundershtueshme per besime te tilla. Monumentet xhainiste jane me te shumte ne Kerala. Ata perfshijne strehimet shkembore ne Monumentet xhainiste ne Chitral prane Nagercoilit, nje tempull i skalitur ne shkemb ne Kallil afer Perumbavoorit dhe mbetjet e tempujve strukturore ne Alathoor prane Palakkadit dhe ne Sultanbathery. Tempulli xhainist ne Jainimedu eshte nje tempull xhainist i shekullit te XV i vendosur ne Jainimedu, 3 km nga qendra e Palakkadit. Figura te skalitura xhainiste Keralase dhe Dravidiane te Mahaviras, Parswanathas dhe tirthankarave te tjere jane te zbuluara nga keto site. Ky mbeti nje tempull xhainist deri ne vitin 1522 perpara se te shnderrohej ne nje tempull hindu. Bateria e Sultanit ka gjithashtu mbetje te nje tempulli xhainist, te njohur si Ganapati vattam, duke qene nje shembull i nje komplesi tempullor te ndertuar teresisht me granit.

Megjithe mungesen e monumenteve arkitekturore te provave perfundimtare te ndimikim te shkolles budiste mbi Arkitekturen e Kerales se periudhave te mevonshme. Tempujt rrethore ndjekin ne menyre thelbesore format e stupave budiste, kodrinat ne forme kubeje. Tempujt absidal jane modeluar ne modelin e sallave chaitya, sallat e mbledhjeve te murgjeve budiste. Dritarja e chaityas qe shihet e perseritur ne modelimet dekorative te thoranas rreth faltores se tempullit eshte nje motiv qartesisht budist i adoptuar ne stilin hindu, sipas Percy Brown. Thelbesisht thorana eshte nje portik i pajisur me thurima derrasash qe shihen ne gjymtyret vertikale dhe horizontale te Vilakkumadamit, qe eshte nje veçori qe shihet vetem ne tempujt e Kerales se periudhes post-Budiste. Ne shumicen e formes primitive kjo ndertese shihet ne tempujt hipetral qe bujtin peme dhe me vone ne muret e jashtme te faltores se mirefillte. Me zhvillimin stilistik te tempullit hindu kjo forme thurime derrasash u hoq nga struktura e faltores srikovili dhe mbeti si nje godine e shkeputur pertej kompleksit tempullor chuttambalam.



                                     

2.3. Historia Ndikimet migratore dhe Dravidiane

Budizmi ishte ne bashke-jetese me praktikat autoktone kulturore dhe shoqerore Dravidiane te Kerales. Literatura e hershme tamile tregon se nga shekulli i e.s. Dinastia Chera e Kerales se sotme, pjese te tokave Tulunadu dhe Kodagu si dhe tokat Kongu rajonet e sotme te Salemit dhe Coimbatores. Ajo kishte shume kryeqytete njekohesisht te administruara nga linja trashegimie te ndryshme te familjes, kryeqyteti i tyre kryesor ishte Vanchi, i identifikuar me Thiruvanchikulamin prane Kodungallurit. Ne kete kohe, dy skajet e rajonit te Kerales ishin administruara nga dy familje Velire. Pjesa me jugore administrohej nga prijesit Ay te Thiruvananthapuramit dhe pjeset me veriorenga Nannanet e Ezhilmalait. Linja Nannan ishte nje dege Ay e prejardhur ne zonen e Thiruvananthapuramit dhe te dyja ishin perfaqesues ose vasale te Dinastise Chera dhe ndonjehere te dinastive Pandya, Chola ose Pallava.

Brahmanet duke se u vendosen ne Kerala dhe zhvilluan besimin e tyre. Amalgama e kulturave dhe filozofive te ndryshme te ndryshme ndihmoi te evoluonte stilet arkitekturore te tempujve te Kerales. Kjo çoi ne nje zhvillim te larmishem te ndertimeve dhe rindertimeve te nje numri te madh tempujsh. Pas renies se Dinastise Chera principatat e vogla u zhvilluan ne te gjithe Keralen. Nga shekulli i XV, Kerala ishte e mbuluar gjeresisht nga sundimi i kater prijesve kryesore – sunduesit Venad ne jug, maharaxhate Kochi ne qender, Zamorinet e Kozhikodes ne veri dhe raxhate Kolathiri ne skajin verior. Ata ishin sundues qe perkrahen veprimtarite arkitekturore. Ishte kjo periudhe, qe Arkitektura e Kerales filloi te merrte formen e saj dalluese. Nje karakter rajonal ne ndertim duke perfshire mjeshtrat artizane dravidiane, format e pashoqe te ndertesave budiste, konceptet e dizajnit te koheve vedike dhe teorite kanonike te praktikave Brahmanike Agamike ne materialet e disponueshme vendore dhe kushtet e pershtatshme klimatike u evoluan perfundimisht ne Kerala. Teoria dhe praktika e ndertimeve arkitekturore ishte gjithashtu e hartuar gjate kesaj periudhe. Permbledhjet e tyre mbeten tekste klasike te nje tradite te gjalle deri ne ditet e sotme. Kater librat me te rendesishem ne kete zone jane:

  • Thantrasamuchayami Chennas Narayanan Namboodiri dhe Silpiratnami Sreekumara, qe mbulojne arkitekturen tempullore.
  • Vastuvidya anonime dhe Manushyalaya Chandrika Thirumangalathu Sri Neelakandani, qe merret me arkitekturen shtepiake. Nje numer veprash minore ne sanskritisht, manipravalam dhe Malayalam te rafinuar, te gjitha te bazuara mbi tekstet e siperme kane gjetur popullaritet ne Kerala me artizanet dhe profesionistet e lidhur me subjektin.

Kerala permendet si nje nga mbreterite kufitare te Perandorise Maurya. Ka gjasa qe budistet dhe xhainistet ishin grupet e para indiano-veriore qe pershkruan kufijt e Kerales dhe vendosen manastiret e tyre. Keta grupe fetare ishin te afte te praktikonin besimin e tyre dhe te siguronin perkrahjen e mbreterve vendore per te ndertuar faltore dhe vihara. Per afersisht tete shekuj Budizmi dhe Xhainizmi duket se kane bashke-jetuar ne Kerala si besime te rendesishme, duke kontribuar ne rrugen e zhvillimit shoqeror dhe arkitekturor te rajonit.

                                     

3. Kompozimi dhe struktura

Arkitektura e Kerales mund te ndahet pak a shume ne dy zona te dallueshme bazuar mbi funksionalitetin e tyre, secila e drejtuar nga grupe te ndryshme parimesh:

  • Arkitektura shtepiake, kryesiht e pare ne shumicen e shtepive te banimit. Nw kwtw zonw ka stile te dallueshme, si pallatet dhe banesat e medha te zoterinjve feudale te ndryshme nga shtepite e popullit ashtu siç dhe ekzistojne diferenca te theksuara midis bashkesive fetare.
  • Arkitektura Fetare, kryesisht e perkrahur nga tempujt e Kerales ashtu si dhe nga mjaft kisha, xhami etj. te vjetra.
                                     

3.1. Kompozimi dhe struktura Kompozimi

Elementet kryesore te gjitha strukturave priren te mbeten te njejta. Modeli baze jane normalisht forma te thjeshta rrethore, katrore ose drejtkendore me nje çati me brinje te evoluar nga konsideratat funksionale. Forma me e veçante pamore e arkitektures se Kerales eshte e çatia e gjate dhe e pjerret e ndertuar per te mbrojtur muret e shtepive dhe ti rezistoi musoneve te renda, normalisht te ndertuara me pllaka ose labirinte kashte te gjetheve te palmes, te mbeshtetur mbi nje kornize çati te bere prej druri te forte. Strukturalisht korniza e çatise ishte e mbeshtetur mbi kolona mbi muret e ngritur mbi plinta te ngritura nga niveli i tokes per mbrojtje ndaj lageshtise dhe insekteve ne klimen tropikale. Shpesh muret ishin gjithashtu prej druri qe eshte i bollshem ne Kerala. Dritaret trekendore ishin evoluar ne dy funde per ta mundesuar ajrimin e atikut kur tavani ishte i perfshire ne hapesiren e dhomes.

Shkenca e Vastuse luajti nje rol shume te rendesishem ne zhvillimin e stileve arkitekturore. Koncepti baze thekson se çdo strukture e ndertuar mbi toke ka jeten e saj te veten, me nje shpirt dhe personalitet qe formohet nga mjedisi i saj. Dituria me e rendesishme e Kerales ka zhvilluar metoda dhe forma pastertisht autoktone eshte Thachu-Shastra shkenca e karpentierise per shkak te gjendjes se bollshme te drurit dhe perdorimit te tij te gjere. Koncepti i Thachit thekson se pasi druri eshte nxjerr nga nje forme e gjalle, pema, kur perdoret per ndertim ka jeten e tij te veçante qe duhet te sintonizohet ne harmoni me mjedisin dhe njerezit te cilet banojne brenda nderteses.



                                     

3.2. Kompozimi dhe struktura Materialet

Materialet natyrore ndertimore te disponueshme per ndertim ne Kerala jane guri, druri, balta dhe gjethet e palmes. Graniti eshte nje guri i forte dhe jetegjate per ndertim; megjithate disponibiliteti i tij eshte i kufizuar kryesisht ne malesite dhe veten shume pak ne zonat e tjera. Per shkak te kesaj, mjeshteria e nxjerrjes se gureve, veshjes dhe skalitjes se gurit eshte e dobet ne Kerala. Lateriti nga ana tjeter eshte gure me i gjendshem ne shumicen e zonave te guroreve. Lateriti i bute i disponueshem ne thellesi te vogel qe mund te thyhet lehtesisht, te vishet dhe te perdoret si blloqe ndertimi. Ai eshte nje gure i rrale vendor q behet me i forte dhe me jetegjate me ekspozimin ne ajrin atmosferik. Blloqet e lateritit mund te lidhen me llaç me gelqere guackash, qe ka qene nje material klasik lidhes i perdorur ne ndertimet tradicionale. Llaçi gelqeror mund te permiresohet ne fortesi dhe performance duke e perzier me lengje bimore. Ky llaç i pasuruar perdorej per suvatimin ose per krijimin e bazes se pikturave murore dhe punimet ne basoreliev. Druri eshte materiali kryesor strukturor i disponueshem me tepri ne shume varietete ne Kerala – nga bambuja deri te tiku. Ndoshta zgjedhja mjeshterore e drurit, lidhja e kujdesshme, asemblimi artistik dhe gdhendjet delikate te drurit per kolonat, muret dhe skeletet e çative jane karakteristika unike te arkitektures se Kerales. Balta ose argjila perdorej ne shume forma – per muret, ne mbushjen e dyshemeve prej druri dhe berjen e tullave dhe pllakave pas perzjerjes dhe temperimit. Gjethet e palmes perdoreshin efektivisht si kashte per çatite dhe per berjen e ndarjeve te mureve. Nga kufizimet e materialeve, ne arkitekturen e Kerales u zhvillua nje menyre e perziere ndertimi. Punimi i gurit ishte i kufizuar ne plinta madje edhe ne ndertesat e rendesishme si tempujt. Lateriti ishte i perdorur per muret. Struktura e çatise ne dru ishte e mbuluar me gjethe palme kashtore per shumcen e ndertesave dhe rralle me pllaka per pallatet ose tempujt. Eksteriori i mureve te lateritit lihej si i tille ose i suvatuar me llaç gelqeror per te sherbyer si baze per pikturat murore. Skalitja e gurit ishte kryesit ne modulimet e fashave horizontale ne porcionin e plintes adhistan ku gdhendjet e drurit mbulonin te gjitha elementet, kolonat, traret, tavanit, mahite dhe kllapat meshtetese. Muralet e Kerales jane piktura me bojra bimore mbi mure te lagur ne ngjyrime te buta te kafes. Adoptimi autokton i materialeve te disponueshme dhe shnderrimit te tyre si mjet jetegjate per shprehjen arkitekturore keshtu qe u be veçoria mbizoteruese e stilit Kerala.



                                     

4. Struktura

Per sa i perket struktures, mund te behen dy klasifikime madhore qe kane veçantite e tyre vetjake.

Tipet e nalukettut

Nalukettut munde dallohen bazuar mbi llojin e struktures ashtu dhe mbi kasten e banuesve te tij.

                                     

4.1. Struktura Arkitektura tempullore

Larmia e tempujve, qe numeron me shume se 2000 vendndodhje ne shtetin e Keralas nuk krahasim me rajonet e tjera te Indise. Tempujt e Kerales shume te zhvilluar ne menyre strikte sipas dy tezave te ndertimit te tempujve, Thantra-Samuchayami dhe Sliparatnami. Ndersa e para meret me zhvillimin e strukturave qe rregullojne rrjedhjen e energjise ne menyre qe energjia pozitive te rrjedhi brenda, ndersa energjia negative te mos priret te mbetet brenda struktures; ndersa i dyte meret me zhvillimin e arkitektures se drurit dhe gurit ne menyre te tille qe çdo strukture e skalitur te pervetesoi nje jete dhe personalitet te sajin.

                                     

4.2. Struktura Elementet dhe veçorite e Tempullit Keralas

  • Sri-Kovili

Shenjterorja e brendshme garbhagriha, sanctum sanctorumi ku qendron dhe adhurohet imazhi apo statuja e hyjnise kryesuese. Ajo duhet te jete nje strukture e pavarur, e shkeputur nga ndertesat e tjera pa lidhje dhe qe ka çatine e vete te pa ndare me asnje godine tjeter. Sri-kovili nuk ka ndonje dritare dhe ka vetem nje dere te madhe qe hapet kryesisht drejt lindjes.

Srikovili mund te ndertohet ne forma te ndryshme planimetrike – katrore, drejtkendore, rrethore ose absidale. Nga keto, plani katror tregon nje shperndarje te rregullt pergjate shtetit te Kerales. Forma katrore eshte ne menyre bazike forma e altareve vedike te zjarrit dhe sugjeron fortesisht lidhje vedike. Ajo eshte kategorizuar si stili nagara i tempujve ne tekstet arkitekturore. Plani drejtkendor eshte i favorizuar per Ananthasai Vishnun zoti Vishnu ne pozicion te shtrire dhe Sapta matrikat Shtate Hyjneshat Nena. Plani rrethor dhe ai absidal jane te rralle ne pjeset e tjera te Indise dhe te panjohur edhe ne arkitekturen qytetare te Kerales, por ata perbejne nje grup te rendesishem tempujsh. Plani rrethor paraqet nje mbizoterim me te madh ne pjesen jugore te Kerales, ne rajonet dikur nen ndikimin e Budizmit. Plani absidal eshte nje kombinim i planit gjysem-rrethor me ate katror dhe shihet i shperndare sporadikisht pergjate gjithe rajonit bregdetar. Tempujt rrethore i perkasin kategorise vasara. Nje variacion i rreth-elipsit shihet gjithashtu si nje perjashtim ne faltoren e Shives ne Vaikkom. Format shume-kendore qe i perkasin kategorise Dravida jane po ashtu te adoptuara rralle ne planet e tempujve por ato gjejne perdorim si nje veçori e shikharas. Si per Thantrasamuchayamin, çdo Sreekovil duhet te jete ndertuar ne krahe neutrale ose çifte. Per tempujt unitare, lartesia e pergjithshme llogaritet si 13/7/ deri ne 21/8 te gjeresise se faltores dhe kategorizohet ne pese klasa, dmth. santhika, purshtika, yayada, achudha dhe savakamika – me rritjen e lartesise se formes se tempullit. Lartesia teresore eshte ne menyre bazike e ndare ne dy gjysma. Gjysma e poshtme konsiston te bazamenti, kolona ose muri stambha ose bhithi dhe trabeacioni prasthara ne raportin 1:2:1, ne lartesi. Ne menyre te ngjashme, gjysma e siperme ndahet ne qafe griva, kulle e çatise shikhara dhe majeza Kalashami ne raport te njejte. Adisthana ose themelet jane pergjithesishte ne granit por struktura siperore ndertohet ne laterit. Çatite normalisht do te jene me te larta se strukturat e tjera tempullore. Çatia strukturore e faltores eshte ndertuar si kube me konsuj muri; megjithate ne menyre qe ta mbroi ate nga ashpersite klimatike asaj iu mbivendos nje çati funksionale, e bere prej skeleti druri mbuluar nga pllaka dhe derrasa. Kjo çati e pjerret me strehet e saj te dala paraqet formen karakteristike te tempujve te Kerales. Majeza ose Kalashami, i bere prej bakri, mundeson majezen kurorezuese qe shenon fokusin e faltores ku vendoset statuja hyjnore e adhurimit.

Normalisht Srikovili eshte mbi nje platforme te ngritur dhe ka nje ngritje ose 3 apo 5 shkalle. Shkallet quhen Sopanapadi dhe ne krahet e Sopanapadit, dy statuja te medha te njohura si Dwarapalaka gardiane porte jane skalitur per te ruajtur hyjnine. Si per stilin e ritualeve te Kerales, vetem prifti kryesor Thantri dhe prifti i dyte Melshanti lejohen te hyjne ne Sri-kovil.

  • Namaskara Mandapa

Namaskara mandapa eshte nje pavjon ne forme katrore me nje platforme te ngritur, nje sere kolonash dhe nje çati piramidale. Madhesia e mandapas vendoset nga gjeresia e qeles se faltores. Pavjoni ne formen e tij me te thjeshte ka kater kolona kendore; por pavjonet me te medhenj jane te pajisur me dy seri kolonash; kater brenda dhe dymbedhjete jashte. Pavjonet e formave rrethore, eliptike dhe shume-kendore jane te permendura ne tekste, por ato nuk shihen ne tempujt e Kerales. Mandapat ndertohen per te kryer ritet Vediko-Tantrike.

  • Nalambalami

Ndertesa e faltores dhe mandapas jane te mbylluar ne nje strukture drejtkendore te quajtur nalambalam. Funksionalisht sallat e mbrapme dhe anesore te nalambalamit sherbejne per veprimtari te ndryshme te lidhura me adhurimin ritualistik. Salla ballore eshte e hapur me hyrjen, qe e ndane ate ne dy pjese. Keto dy salla, Agrasalat qe perdoren per ushqimin e brahmaneve, kryerjen e yagave dhe ndersa Koothuambalamet perdoren per venien ne skene te arteve si koothu dhe muralet tempullore. Ne pak raste, Koothuambalamet jane te ndare si nje strukture individuale jashte Nalambalamit.

  • Balithara

Ne hyrje te Nalambalamit, mund te shihet i ngritur nje altar guri ne forme katrore i quajtur Balithara. Ky altar perdoret per te bere oferta rituale per zotat minore dhe shpirterat e tjere hyjnore. Brenda Nalambalamit, per te njejtin qellim mund te shihen mjaft gure te vegjel te quajtur Balikallukal.

  • Chuttuambalami

Struktura e jashtme brenda mureve te tempullit, eshte e njohur si Chuttuambalam. Normalisht Chuttuambalami ka pavjonin kryesor te njohur si Mukha-Mandapa ose Thala-mandapa. Mukha-Mandapa do te kete Dwajastambamin Vendin e flamurit te shenjte ne qender te tij dhe ka mjaft kolona qe mbajne mandapan. Tempulli eshte tashme plotesisht i mbyllur ne nje mur masiv Kshetra-Madillukal i hapur me kulla portikesh ose gopurame. Gopurami eshte zakonisht me dy kate, qe i sherbejne dy qellimeve. Kati i pare eshte nje hapesire e zbrazet pergjithesisht e perdorur si nje platforme per kercimet tempullore si kercimi kurathy ose ottan thullali gjate festave. Kati i siperm me dru qe mbulon faqet, funksionon si ne kottupura nje salle per tamburistet. Chuttuambalami normalisht do te kete kater porta jashte per te hyre nga te gjitha anet. Nje kalldrem i shruar do te shihet rreth Chuttuambalamit per te lejuar besimtaret per qarkulluar perreth tempullit ne menyre ritule. Keto per disa tempuj te medhenj jane te mbuluara me çati te mbajtura nga kolona masive ne te dy anet. Chuttuambalami do te kete gjithashtu Dwajavillakku ose vende llambash gjigande ne mjaft pozicione, kryesisht ne Mukha-mandapame.

  • Ambala-Kulami

Çdo tempull do te kete nje pellg te shenjte ose liqen te vendosur brenda kompleksit tempullor. Sipas rregullave Vastu, uji konsiderohet si burim i energjise pozitive dhe sinteze e barazpeshimit te gjitha energjive. Keshtu nje pellg tempullor ose Ambala Kulam do te jete i disponueshem brenda kompleksit tempullor. Pellgu tempullor normalisht perdoret vetem nga prifterinjte si banje e shenjte perpara fillimit te ritualeve ashtu si dhe per rituale te ndryshme te shenjta brenda tempullit. Ne pak raste, nje pellg i shkeputur do te ndertohet per tu mundesuar besimtareve te lahen perpara se te hyjne ne tempull. Sot mjaft tempuj kane Mani-Kenar ose Pus te Shenjte brenda kompleksit Nalambalam per te marre ujera te shenjta per qellimet e Abisekhamit.

  • Thevarapura

Normalilsht brenda Nalambalamit, nje kompleks i ndare do te ndertohet per gatimin e ushqimeve per tu sherbyer hyjnive dhe shperndarjes mes besimtareve si prasadam i shenjte. Komplekse te tilla quhen Thevarapura, ku adhurohet zjarri i shenjte ose Agni.



                                     

4.3. Struktura Fazat e evolucionit

Ne zhvillimin stilistik, arkitektura tempullore mund te ndahet ne tre faza. Faza e pare eshte ajo e tempujve te skalitur ne shkemb. Kjo eshte forma me e hershme qe eshte bashkekohese me Tempujt shpellore budiste. Tempujt e skalitur ne shkemb jane kryesisht te vendosur ne Keralen Jugore – ne Vizhinjam dhe Ayirurpara prane Tiruvananthapuramit, Kottukal prane Kollamit dhe Kaviyoor prane Alappuzhas. Nga keta, ai ne Kaviyoor eshte shembulli me i mire. Tempulli shpellor i Kaviyoorit kushtuar Shives perfshin nje dhome shenjterorjeje dhe nje ardhamandapa te bollshme te shperndare ne menyre aksiale e drejtuar nga perendimi. Ne kolonaden e façates ashtu si dhe ne muret brenda ardhamandapas jane skalitur relieve te dhuruesve, nje rishi me mjekerr, nje Ganesh i ulur me kater krahe dhe dwarapalat. Tempujt e tjere shpellore kane gjithashtu modelin e pergjithshem te nje faltoreje dhe nje paradhome si dhe jane te lidhur me adhurimin e Shives. Ne veri, tempujt te ngjashem te skalitur ne shkemb te Shives shihen ne Trikkur dhe Irunilamkode ne distriktin e Trissoorit. Historikisht arkitektura shpellore ne Indi fillon me Budizmin dhe teknika e arkitektures se skalitur ne shkemb ne Kerala duket te jete nje vazhdim i nje punimi te ngjashme ne Tamil Nadu nen sundimin e Dinastise Pandya. Tempujt e skalitur ne shkemb jane te datuar te gjithe para shekullit te VIII te e.s. Tempujt Strukturore shfaqen ne fazen e dyte qe shtrihet nga shekulli i tete deri ne ate te dhjete dhe u financuan nga drejtuesit Chera, Ay dhe Mushika. Tempujt me te hershem kishin nje faltore unitare ose srikovil. Ne raste te rralla nje verande ose ardha-mandapa shihet e bashkangjitur me faltoren. Nje namaskara mandapa e shkeputur pergjithesisht eshte e ndertuar perballe srikovilit. Nje godine katerkendore, nalambalami qe rrethon srikovilin, namaskara mandapa, balikkali guret e altarit etj. u bene pjese e ketij plani baze kompozimi te tempujve te Kerales te nisur per tu shfaqur ne kete faze. Faza e mesme e evolucionit te tempujve eshte e karakterizuar nga shfaqja e faltores sandhara. Ne faltoren unitare te tipit te hershem, Nirendhara niveli i vetem i srikovilit, ndodhet nje qele me nje porte te vetme per te qela. Por ne faltoren sandhara qela ka puse te dyfishta qe te çojne qe lene nje kalim midis tyre. Ka gjithashtu shpesh kater dyer funksionale ne te kater drejtimet kardinale dhe dritare te hapura per te mundesuar driten e terthorte ne kalim. Ndonjehere dera fundksionale neper faqe dhe ajo e mbrapme jane te zevendesuara nga pseudo dyer ose dyer te verbera. Koncepti i tempullit me kate shihet gjithashtu edhe ne kete faze. Kulla e faltores ngrihet ne katin e dyte me nje çati te siperme te ndare qe formon nje tempull dwitala dy-katesh. Nje shembull i vetem thrithala tempull tre-katesh eshte ne faltoren e Shives ne Peruvanam me dy katet e poshtem me plan katror dhe kati i trete me forme tete-kendore.

Ne fazen e fundit, 1300–1800 zhvillimi stilistik arriti apogjeun e tij me kompleksitet me te madh ne projektin e tempullit dhe sterhollim te detajeve. Vilakkumadami, struktura e thurur me derrasa e fiksuar me rreshta llambash vaji shtohet pertej nalambalamit si nje rreth i jashtem. Altari i gurit eshte gjithashtu i bujtur ne nje strukture me kolona, Balikkal mandapa perballe agrasalas valiyambalamit. Nje deepastambham dhe dwajasthambham vendi i llambes dhe shtizes se flamurit shtohen perballe balikkal mandapas. Brenda prakaras, por pertej vilakkumadamit, qendronin faltoret dytesore te parivara devathave zota minore ne pozicionin e tyre te paracaktuar. Keto ishin qela unitare, ne pergjithesi, megjithese ne pak raste secila behet nje faltore plotesisht e zhvilluar si ne rastin e faltores se Krishnes ne Tempullin e Shives ne Tali, Kozhikode. Faza e fundit kulminoi ne konceptin e faltoreve te perbera. Ketu ne dy ose tre faltore njelloj te rendesishme shihen te grupuara brenda nje nalambalami te perbashket. Shembulli tipik i kesaj eshte Tempulli Vadakkumnatha ne Trissoor, ku ne tre faltore kushtuar Shives, Rames dhe Sankaranarayanes jane vendosur brenda nalambalamit. Prakara mund te permbaje gjithashtu depozita tempullore, vedapadhasalat dhe salla ngrenieje. Paradoksalisht disa faltore nuk kane nje faltore te vetme dytesore, shembulli i vetem i te ciles eshte faltorja Bharatha ne Irinjalakuda. Nje veçori domethenese e komplekseve te medhenj tempullor eshte prania e nje salle teatrore te njohurs si Koothambalam, qe sherben per kercime, performanca muzikore dhe recitime fetare. Kjo eshte nje ndertese unike ne Arkitekturen e Kerales, e dalluar nga natyasabha ose natyamandiri qe shihet ne Tempujt e Indise Veriore te kesaj periudhe. Koothambalami eshte nje salle e madhe me kolona me nje çati te larte. Brenda salles eshte nje strukture skenike e quajtur Rangamandapam, qe sherben per kryerjen e performancaave. Skena ashtu si dhe kolonat jane te dekoruara mjeshterisht. Konsideratat pamore dhe degjimore jane perfshire ne projektin e kolonave dhe hollesite e ndertimit keshtu qe performancat mund te shijohen nga shikuesit pa shtremberim apo bezdisje. Dizajni i Koothambalamit duket se qe bazuar mbi kanonet e dhene ne Natyasastran e Bharata Munit. Ne pjesen me jugore te Kerales, arkitektura tempullore u ndikua gjithashtu edhe nga zhvillimet ne Tamil Nadu. Ne Sucheendram dhe Tiruvananthapuram ky ndikim shihet qartesisht. Ne kete menyre rrethimet e larta, korridoret e skalitura dhe mandapat e zbukuruara te gjitha ne shkemb graniti, e largojne veçanerisht nga pamja faltoren kryesore zanafillore ne stilin tipik te Kerales. Kulla e hyrjes, gopurami ngrihet gjithashtu ne lartesi te medha ne nje stil te dalluar nga ai i struktures modeste dy-kateshe te pare ne rastet e tjera. Teknikisht veçoria me e rendesishme e arkitektures tempullore te Kerales eshte teknika e ndertimit duke perdorur nje standardizim permasor. Berthama e planit te tempullit eshte faltorja qe permban kthinen garbhagriha. Gjeresia e kesaj kthine eshte moduli baze i sistemit permasor. Ne kompozimin e projektit, gjeresia e garbhagrihas, hapesira e zbrazet perreth saj, pozicioni dhe madhesite e strukturave rrethuese, jane te gjitha te lidhura me modulin standard. Ne kompozimin standard, ky koordinim permasor ngrihet me realizimin e detajeve te hollesishme si madhesia e kolonave, pllakave te murit, mahive etj. Rregullat kanonike te sistemit te proporcioneve jepet ne traktate dhe ruhet nga mjeshtrat artizane. Ky sistem proporcionesh ka siguruar njetrajtshmerine ne stilin arkitekturor pavaresisht shperndarjes gjeografike dhe shkalles se ndertimit. Arkitektura tempullore eshte nje sinteze e inxhinierise dhe arteve dekoruese. Elementet dekoruese te tempujve te Kerales jane prej tre tipesh – modulimet, skulpturat dhe pikturat. Modulimi shihet ne menyre tipike ne blindat ku ne fasha horizontale te projeksioneve rrethore ose drejtkendore dhe kamareve ne proporcione te varjuara ndihmojne te theksohet forma e adisthanas. Here pas here kjo blinde ngrihet mbi nje platforme dytesore – upapeedami – me trajtim te ngjashem. Modulimet shihen gjithashtu edhe te mandapa, mbajteset anesore te shkalleve sopanami dhe madje edhe ne kanalet e kullimit pranala ose ne qelen e faltores. Punimet skulpturore jane te dy tipeve: nje kategori eshte relievi i ulet i bere ne muret e jashtem te faltores me mure te ndertuar me llaç gelqeror me suvatim dhe i pikturuar. I dyti eshte gdhendja e elementeve te drurit – skajet e mahive, kllapat, kolonat e drurit dhe kapitelet e tyre, kornizat e dyerve, pllakat e mureve dhe traret. Punime dekoruese skulpturore shihen me mire ne panelet e tavanit te mandapave. Punime te mrekullueshme lustrimi ne ngjyre te kuqe tulle dhe te zeze u adoptuan per kolonat e rrumbullakta prej druri. Zeja e metalit perdorej gjithashtu ne skalitjen e idhujve, motiveve, veshjen dhe majezat. Te gjitha punimet skulpturore beheshin ne menyre strikte sipas kanoneve te proporcioneve sistemi ashtathala, navathala dhe dasathala i zbatueshem ne figura te ndryshme njerezish, zotash dhe perendeshash te paracaktuara ne tekste. Piktura realizohej me pigmente organike mbi mure kur suvaja ishte akoma e njome – ne ngjyra te zbutura te zbehta, duke i bere ato ne nje klase te projektur ne muralet e stilit te Kerales. Tema e ketyre pikturave eshte ne menyre te pandryshueshme me rrefenja mitologjike dhe epike te renditura duke ecur perreth tempullit ne ecjen rituale perreth shenjterores. Modulimet, skulpturat dhe pikturat realizohen gjithashtu edhe ne kompozimet vertikale per te theksuar lartesite e ndryshme te kateve, duke projektuar dritare te verbera qe thyejne pjerresine e çatise dhe majezat kurorezuese. Por ne te gjitha rastet dekorimi eshte dytesor ne lidhje me formen strukturore. Muret e skalitura jane te mbrojtura strehet e dala qe i mbajne ata ne hije ne dallim te forte me eksteriorin e shendritshem nen driten e diellit. Kjo ndihmon ne realizimin e pervojes se pergjithshme ndjesore te drites dhe hijes qe tregon hollesite vetem gradualish per nje sodites te mprehte.

                                     

4.4. Struktura Arkitektura kishtare

Evoluimi i arkitektures kishtare te Kerales rrjedh nga dy burime – i pari nga vepra e Apostullit Shen Thoma dhe te krishteret siriake dhe i dyti nga puna misionare e kolonet evropiane. Tradita thote se Shen Thomai qe zbarkoi ne Muziris ne vitin 52 te e.s. kishte shtate kishta te ndertuara ne Kerala, ne Kodungallur, Chayil, Palur, Paravur-Kottakkavu, Kollam, Niranom dhe Kothamangalam, por asnje nga keto kisha siriake nuk ka mbijetura. Ka mundesi qe disa nga tempujt u pershtaten si kisha siriake per sherbimet nga popullsia qe u konvertua ne krishterimin siriak nga Shen Thomai. Per shembull, kishta e tanishme Siriake Palur ka ruajtur abhisheka patran letra e kendimit dhe disa simbole shaivite si relike te kishes se vjeter qe thuhet se kishte qene nje faltore hindu e pershtatur per adhurimin e krishtere.

Deshmite historike sugjerojne se vala e pare e krishterimit erdhi nga Edessa ne Persi ne shekullin e katert te e.s. per shkak te perndjekjes se te krishtereve siriake ne Perandorine Persiane. Sipas tregimit te murgut bizantin, Kozmas, Kerala kishte shume kishta rreth shekullit te gjashte te e.s. Sipas mbishkrimit te kohesve te Stanu Ravit nga shekulli i nente, komunitetet siriake te krishtereve gezonin shume te drejta dhe privilegje. Ata luanin gjithashtu nje rol vital ne tregeti. Ndertesat e banimit te krishtereve siriake ishin te frymezuar nga arkitektura vendore.

Por sirianet fillestare qe kishin migruar ne Kerala kishin prure me vete disa nga traditat e Azise Perendimore ne arkitekturen kishtare. Per rrjedhoje, kishat me altar dhe navate te rregullta filluan te ndertohen dhe te krijonin nje stil te veçante arkitekture kishtare. Veçoria dalluese e ketij stili ishte façata zbukuruese trekendore ne fundin e navates, kurorezuar nga nje kryq. Nje verande hyrese shala perballe navates ishte nje tjeter veçori e ketyre faltoreve te hershme. Pagezimorja ishte nje dhome e vogel brenda navates prane hyrjes. Kambanoret ndertoheshin mbi nje krahe te navates, por ne kishat me te vogla kambana varej ne nje hapje te trekendeshit te navates.



                                     

4.5. Struktura Elementet e arkitektures kishtare te Kerales

Ndryshe nga tempujt e Kerales, nuk ka nje model ose standard te njetrajtshem per te gjitha kishat e Kerales. Ne fakt shumica e kishave kane elemente te ndryshme arkitekturore sipas sekteve te ndryshme dhe traditave te tyre perveç eksperimentimit te dizajneve te reja. Akoma shumica e kishave, veçanerisht kishat e Shen Thomait te Kerales, ndajne mjaft veçori te perbashketa. Kisha kishte nje çati te pjerret piramidale qe shtrihej deri te altari, pjesa me e shenjte e kishes dhe sakrestia me anet e saj. Kulla mbi altar ngrihej me larte se navata ne menyre te ngjashme me shikharan mbi garbhagrihan ne nje tempull hindu. Rezidenca e priftit dhe salla e famullise ishin te vendosur ne nje ane te kishes dhe varrezat ishin ne anen tjeter. Ne veçorine e tyre te jashtme kishat siriake mbanin disa veçori vendase te stilit hindu. Kisha dhe ndertesat e lidhura dytesore ishin te rrethuar ne nje mur masiv lateriti.

Perballe hyrjes kryesore ndodhenj nje kryq i hapur mbi nje bazament graniti ne modelin e balikkalit, guri i altarit. Nje kishe kishte gjithashtu shtizen e flamurit, dwajastambha perballe saj. Ne Kishen Ortodokse Siriane ne Chengannur, Pjetri dhe Pali zene vendin e dwarapalave, qe ruanin hyjnite e nje tempulli hindu. Ndonjehere nje portik si gopurami tempullor me nje kottupura ose dhome muzike mbi katin e siperm ishte po ashtu e pranishme. Kisha Marth Mariam ne Kuravilangad, fillimisht e ndertuar ne vitin 345 te e.s. pesoi rikonstruktime ne raste te shumta. Kisha ka nje koleksion te pasur relikesh te vjetra duke perfshire nje statuje te Virgjereshes Mari dhe nje kryq te skalitur ne granit. Knanaya Valiapally i Kaduthuruthy eshte nje tjeter kishe e vjeter me kryqin me te madh te formuar nga nje pjese e vetme graniti. Valiapally i Piravomit eshte po ashtu nje tjeter kishe e vjeter qe ka shkrime te vjetra persishte ne te. Gdhendjet ne dru dhe pikturat murale, dy mjetet dekoruese te tempujve shihen te pershtatura gjithashtu ne kishat e vjetra. Nje pjese e vjeter gdhendjesh ne dru ndodhen ne nje panel qe paraqet darken e fundit ne Kishen e Shen Thomait ne Mulanthuruthy. Kisha e Gjitheshenjtoreve ne Udayamperur ka nje trare qe qendron mbi modulime druri te kokave te elefanteve dhe rinoceronteve. Motivet e zakonshme te pikturave jane imazhet floreale, engjejt dhe apostujt. Kjo forme dekorimi vazhdoi po ashtu edhe ne kishat e mevonshme. Ne kishen e Shen Sebastianit ne Kanjoor nje mural madje paraqet luften midsi britanikeve dhe Tippu Sultanit.

                                     

4.6. Struktura Ndikimi kolonial ne arkitekturen kishtare

Portugezet ishin te paret qe futen stilet evropiane ne arkitekturen kishtare te Kerales, te ndjekur nga hollandezet dhe britaniket. Kisha e pare e ketij tipi ne Indi u ndertua nga misionaret françeskane ne vitin 1510 ne Fortesen e Kochit. Ajo eshte nje ndertese e vogel pa pretendime e stilit mesjetar spanjoll. Kur Vasko De Gama vdiq ne Kochi ne vitin 1524 trupi i tij u varros ne kete kishe dhe me vone u hoq per tu zhvendosur ne Lisbon ne vitin 1538. Kisha keshtu u be e njohur si kisha e Vasko De Gamas. Me vone u mor ne zoterim nga hollandezet dhe u perdor per sherbimet e reformuara. Me vone me pushtimin britanik te Kochit ajo u be nje kishe Anglikane dhe aktualisht i perket Kishes se Indise Jugore.

Portugezet kishin futur shume risi ne kishat e Kerales. Per here te pare, kulla mbizoteruese siper altarit, qe ishte pershtatje nga arkitektura tempullore, u hoq. Brenda kishes, imazhet e granitit nuk favorizoheshin per shkak te lidhjes se tyre me artin hindu; ne vend te imazheve te shenjteve te bere prej druri u perdoren per te zbukuruar pasurisht. Pergjithesisht u ngriten pulpite dhe pjeset e altarit u zbukuruan ne nje menyre mbreselenese. Tavanet dhe muret u pikturuan me tema fetare ne stilin e mjeshtrave evropian. U futen harqet me maje dhe te rrumbullaket si dhe u vendosen xhama te pikturuar dritaresh. Zhvillimi pasues ne arkitekturen kishtare ne periudhen britanike pa gjithashtu futjen e nje dizajni te ri kishtar. Ne vend te planit drejtkendor bazilikor plani ne forme kryqi u be gjithmone me shume popullor veçanerisht ne vendet ku duhej te mblidheshin kongregacione te medha. Perveç simbolizmit te dukshem te kryqit, ky plan eshte me i pershtatshem per dukshmerine me te mire te altarit nga te gjitha pikat ne kishe. Per me teper, hapesira e mjaftueshme tani ishte e mundesuar ne transepte per altaret shtese per sherbimet nga disa prifterinj me raste te rendesishme si Krishtlindjet.

Ne veçorite e jashtme kulla qendrore ose me sakte kubeja romane tani u vendos ne qender te transeptit duke i dhene nje forme klasike te Arkitektures Evropiane. Gjithashtu, ne te dy krahet e hyrjes kryesore perballe, u ndriten kulla per te sherbyer si kambanore. Ne trajtimin e eksteriorit u futen veçorite tipike evropiane te arkitektures kishtare – harqet gotike, gjysem-kolonat dhe kundrafortet mbeshtetese, hapjet e rrumbullakta, modelimet klasike dhe xhami i dritareve i ngjyrosur duke e bere kompozimin teresor plotesisht te ndryshem nga arkitektura vendore. Ne varesi te periudhes se ndertimit, mund te dallohet midis kishave te bera ne thjeshtesine e stilit gotik si ne Kishen e Palayamit, Tiruvananthapuramit dhe luksin e stilit rilindas si ne kishen e Zonjes Tone te Dhimbjes ne Trissoor.

                                     

4.7. Struktura Prirjet moderne ne arkitekturen kishtare

Ndersa karakteri i arkitektures kishtare eshte pergjithesisht i identifikuar me formen e evoluar ne kohet mesjetare, prirjet moderniste ne adoptimin e formave te reja te planeve dhe format strukturore jane gjithashtu te dushkme ne skenen e Kerales. Kjo forme projekti rrethor me çati kubeje guacke eshte adoptuar ne Kishen Christ College ne Irinjalakkuda. Kisha katedralore e arkipeshkopise se Varapuzhas ne Ernakulam eshte nje lartesim hiperbolik paraboloid ne beton te perforcuar me nje shprehje te theksuar ne dallim te forte me te gjitha format tradicionale. Ndoshta eksperimentimi ne arkitekturen fetare eshte kryesisht e shfaqur ne arkitekturen kishtare krahasuar me ate te tempujve ose xhamive qe pak a shume ndjekin forma te vjetra.

                                     

4.8. Struktura Arkitektura hebraike

Skena arkitekturore e Kerales u ndikua nga shume grupe socio-kulturore dhe fetare nga vende te huaja. Bregu i detit mundesonte kontakte tregetare me kombet detare si Izraeli, Roma, Arabia dhe Kina madje edhe para lindjes se krishtit. Kontaktet tregetare do te kene shtruar rrugen e vendosjes se ngulimeve prane qytezave te vjetra porte dhe gradualisht te perhapura ne brendesi te vendit. Gjate kohes se mbreterise se dyte Chera, qyteti i vjeter port i Makotait Kodungalluri kishte pjese te ndryshme te zena nga keto grupe. Per shembull, kontakti kulturor i Hebrenjve me Keralen eshte me i hershem se kohe e Sulejmanit dhe nga shekulli i pesembedhjete kishte ngulime hebraike ne Kodungallur, Kochi dhe qytete te tjera bregdetare. Ngulimi me i hershem hebraik eshte ai ne Kochi prane pallatit Mattancherry. Ndertesat e tyre rezidenciale ngjasojne me stilin e Kerales ne pamjen e tyre te jashtme; megjithate ata jane te nje koncepti te ndryshem planimetrik. Dhomat e katit perdhes jane perdorur si dyqane ose depo dhe dhomat e banimit jane planifikuar mbi katin e pare. Ballina e nderteses prane rrugeve dhe krahet anesore jane te vazhduar me ndertesat e aferta ne modelin e rreshtave te shtepive. Nje monument i rendesishem i qytetit hebre eshte Sinagoga. Ajo eshte nje strukture e thjeshte e larte me nje çati te pjerret me tjegulla por qe ka nje interior te pasur me pllaka te pikturuara me dore nga Kantoni ne Kine dhe shandane te lashte nga Evropa. Kjo strukture fetare e ndertuar per adhurim sipas Judaizmit qendron ne dallim me tempujt hindu. Komuniteti hebre megjithate nuk ndikoi ne arkitekturen e Kerales.

                                     

4.9. Struktura Arkitektura shtepiake

Evoluimi i arkitektures shtepiake te Kerales ndjek ngushtesisht prirjen e zhvillimit ne arkitekturen tempullore. Modelet primitive ishin kasolle me skelet bambuje, çati me kashte gjethesh ne forma te thjeshta rrethore, katrore ose drejtkendore. Forma drejtkendore me nje çati me kulm duket se ka evoluar perfundimisht nga konsideratat funksionale. Strukturalisht skeleti i çatise ishte vendosur mbi kolona mbi muret e ngritur nga toka per mbrojtje kunder lageshtise dhe insekteve ne klimen tropikale.

Shpesh muret ishin gjithashtu prej druri te disponueshem me tepri ne rajon. Skeleti i çatise konsistonte ne mbajteset e murit qe mbanin skajet fundore te mahive, skajet e siperme ishin te lidhura me brinjen kurrizore. Pesha e mahive dhe mbulimit te çatise krijonte nje perkulje ne brinje kurrizore kur pjesa e brinjes kurrizore te çatise ishte e bere prej materialesh fleksibile si bambuja. Kjo perkulje megjithate mbetej si simbol i ndertimit te çative madje kur perdorej dru i forte per skeletin e çatise. Me tej dritaret trekendore u evoluan ne dy fundet per te mundesuar ajrimin e atikut kur tavani ishte i perfshire nga hapesira e dhomes. Kjo siguronte qarkullimin e ajrit dhe kontrollin termal per çatine. Skajet e poshtme te mahive, te projektuara shume me tej mureve per tu bere hije mureve nga djelli dhe per ti mbrojtur nga shiu. Forma e mbyllur e shtepive te Kerales ne kete menyre evoluoi nga konsideratat teknike. Mund te dallohet ngjashmeria befasuese e kesaj forme me strukturen tempullore. Blinda, pjesa me e ulet quhet adisthana, megjithese eshte e thjeshte ose pak e zbukuruar. Sthambat ose kolonat dhe bhithit ose muret jane peresi te nje forme te thjeshte pa te dala dhe te futura. Dera kryesore drejtohet veten ne nje drejtim kardinal dhe dritaret jane te vogla dhe te bera si ekrane te shpuara prej druri. Plani drejtkendore zakonisht eshte i ndare ne dy ose tre dhoma banimi me hyrje nga nje kalim ballor. Strehet e dala mbulojne nje verande perreth. Nga shekulli i dhjete, teoria dhe praktika e arkitektures shtepiake ishte kodifikuar ne libra si Manushyalaya Chandrika dhe Vastu vidya. Kjo perpjekje e standardizimit te ndertimit te shtepive i pershtatej grupeve te ndryshme socio-ekonomike dhe fuqizonte traditen e ndertimit midis artizaneve. Artizanet tradicional, veçanerisht marangozet, ruanin njohurine duke ndjekur ne menyre strikte rregullat kanonike te proporcioneve te elementeve te ndryshme ashtu si dhe detajet e ndertimit deri ne ditet e sotme.

Thelbesisht arkitektura shtepiake e Kerales ndoqi stilin e ndertimit te shkepur; rreshtat e shtepive qe shihen ne pjese te tjera te Indise nuk jane as te permendura ne tekstet e Kerales as te vendosura ne praktike perveç ne ngulime sanketam te zena nga tamile ose brahmane Konkini. Ne formen e saj me te zhvilluar shtepia tipike e Kerales eshte e nje tipi me oborr – nalukettu. Oborri qendror eshte nje hapesire e jashtme jetese qe mund te bujt disa objekte adhurimi kultore si nje shtrat i ngritur per tulssi ose jasemin mullathara. Kater sallat qe rrethojne oborrin, identike me nalambalamin tempujve, mund te ndahet ne mjaft dhoma per veprimtari te ndryshme si gatimi, ngrenia, fjetja, studimi, magazinimi i drithit etj. Ne varesi te madhesise dhe rendesise se familjes shtepia mund te kete nje ose dy kate te siperme malika ose oborr tjeter te rrethuar nga perseritja e nalukettut per te formuar ettukettu ndertese me tete salla ose nje grup oborresh te tille.

                                     

4.10. Struktura Nalukettu

Nālukettu eshte shtepia tipike fermere e Tharavadus ku jetonin shume breza te nje familjeje te linjes matriarkale. Keto tipe ndertesash gjenden tipikisht ne shtetin indian te Kerales. Arkitektura tradicionale eshte ne menyre tipike nje strukture drejtkendore ku kater blloqe jane bashkangjitur me nje oborr qendror te hapur ndaj qiellit. Kater sallat e aneve jane emertuar Vadakkini blloku verior, Padinjattini blloku perendimor, Kizhakkini blloku lindor dhe Thekkini blloku lindor. Arkitektura ishte veçanerisht e pershtatur per familjet e medha te Tharavadut tradicional, per te jetuar nen te njejten çati dhe per te gezuar te njejtat sherbime te fermere marumakkathayam.

                                     

4.11. Struktura Elementet e Nalukettut

  • Padippura

Eshte nje strukture qe permban nje dere qe formon nje pjese te murit te perbere per shtepine me nje çati me tjegulla ne krye. Eshte hyrja formale per ne kompleksin me shtepi. Tashme dera nuk eshte aty pasi makina do te hyjne ne shtepi nepermjet hyrjes. Çatia me tjegulla eshte perseri e pajisur ne menyre te parapelqyer me nje llambe te tipit tradicional poshte çatise. Ne vend te deres hyrese, tani ndodhet nje portik.

  • Poomukhami

Eshte portiku kryesor menjehere pas shkalleve te shtepise. Tradicionalisht ka nje çati te pjerret me tjegulla qe mbahet nga kolona. Anet jane te hapura dhe ne kohet e hershme, kreu i shtepise quhej Karanavar, qe zakonisht ulej ketu ne nje karrike te shtrire me thuppal kolambi Ene peshtytjeje nga ana e karrikes. Kjo karrike do te kete anesore te gjata ne te dy krahet ku Karanavari do te mbaj kembet e tij te ngritura per te qendruar rehat.

  • Veranda Chuttu

Nga Poomukhami, nje verande ne te dy anet perballe shtepise neper nje kalim te hapur quhet Veranda Chuttu. Veranda Chuttu ka drita te varura ne largesi te barabarte te varura nga çatia e saj e pjerret.

  • Charupady

Nga ana e Verandes Chuttu dhe Poomukhamit, banka druri me ndenjese dekoruese te gdhendura, qe quhet Charupady. Tradicionalisht anetaret e familjes ose vizitoret e kishin zakon te uleshin mbi keto charupady per te biseduar.

  • Ambal Kulami pellgu

Ne fund te Verandes Chuttu zakonisht ndodhej nje pellg i vogel i ndertuar me guralece anazh ku zakonisht mbillej zambaku ose Ambali. Pellgjet e ujit mirembaheshin per te sintetizuar qarkullimin e energjise brenda.

  • Nadumuttomi

Tradicionalisht Nadumuttomi ose oborri qendror i hapur eshte qendra kryesore e Nalukettut. Ne mesin e sakte te shtepise ndodhet nje zone e hapur zakonisht katrore qe e ndante shtepine ne kater krahet e saj. Per shkak te kesaj ndarjeje ne kater krahe te shtepise kemi nje Nadumuttom. Ne menyre te ngjashme ndodhej kettu dhe Pathinaru kettu qe jane mjaft te rralle, perkatesisht me dy ose dhe kater Nadumuttom.

Nadumuttomi normalisht do te jete i hapur ndaj qiellit, duke lejuar driten e diellit dhe shiun te futet brenda. Kjo eshte per te lejuar energjite natyrore te qarkullojne brenda shtepise dhe per te lejuar vibrimin pozitiv brenda. Nje thulsi ose peme do te jete normalisht e mbielle ne qender te Nadumuttomit, qe perdoret per tu adhuruar. Ne menyre arkitekturore logjike eshte qe te lejohet pema te veproi si nje pastruese natyrore e ajrit.

  • Dhoma Pooja

Dhoma Pooja duhet ne menyre te parapelqyer te jete ne kendin veri-perendimor te shtepise. Statujat hyjnore mund te vendosen te drejtuar nga lindja ose perendimi dhe personin qe lutet mund te drejtohet perkatesisht nga perendimi ose lindja. Ne muret e Dhomes Pooja behen panele druri dhe dizajni standard per Dhomen Pooja, mund tu jepet klienteve te interesuar ne pasjen e nje dhome tradicionale Pooja.

                                     

4.12. Struktura Veçori kyç

I gjithe kompleksi eshte i mbrojtur me nje mur ose gardh te perbere. Nje strukture hyrjeje padippura mund te ndertohet si gopurami i nje tempulli. Ky mund te permbaj nje ose dy dhoma per te ftuarit ose vizitoret e rastit qe nuk zbaviten ne shtepine kryesore. Pozicioni dhe madhesia e ndertesave te ndryshme, duke perfshire vendndodhjen e pemes dhe rrugicat brenda mureve do te vendoseshin nga analiza e vendit sipas parashikimit te tekstete klasike. Kjo analize perfshinte konceptet e vastupurusha mandalas ku siti vastu ishte i ndare ne nje numer rrjetash katrore padam te zena nga hyjni te ndryshme devatha dhe rrjetat e pershtatshme zgjidheshin per te bujtur strukturat e dyshimta. Planifikimi i vendit dhe dizajni i nderteses behej nga vishwakarma sthapathe mjeshtra ndertimi te mesuar qe sintetizonin çoshtjejt teknike me njohurite astrologjike dhe mistike. Ka nje mori ndertesash te tipit nalukettu ne pjese te ndryshme te Kerales, megjithese shume prej tyre ne nje gjendje te keqe mirembajtjeje. Ndryshimet e kushteve socio-ekonomike kane ndare sistemin e familjeve te bashuara te perqendruara ne nalukettu te medhenj. Kailasa mandirami ne Kottakkal qe i perket Arya Vaidyasalas eshte nje shembull i mbijetuar i nje kompleksi nalukettu tre-katesh. Nga shembujt e ruajtur me mire te ketij tipi jane pallati i Mattancherryt ne Kochi dhe Taikottarami i pallatit te Padmanabhapuramit prane Kanyakumarit. Ndertesat e tipit nalukettu shihen gjithashtu ne shume fshatra dhe qytete, te zena nga njerez te shquar. Ndertesat me modeste te popullit jane megjithate me te vogla dhe me te thjeshta ne forme por thelbesisht te rrjedhura nga nalukettu. Nalukettu eshte nje kombinim i kater sallave pergjate kater drejtimeve kardinale, te perqendruara te oborri ose anganami ku mund te ndertohet secila nga kater sallat Ekasala, nje kombinim i nje kompleksi me dy Dwisala ose me tre Thrisala ne varesi te nevojave. Tipi me i zakonshem i gjendur ne Kerala eshte Ekasala e drejtuar nga lindja ose veriu. Te vendosura ne krahet perendimore dhe jugore te anganamit ato konsiderohen perkatesisht si salla perendimore padinjattini dhe ajo jugore thekkini. Njesia berthame e Ekasalas konsiston pergjithesisht ne tre dhoma te lidhur me nje kalim ballor. Dhoma qendrore perdoret si dhome lutjesh, ndersa magazina e drithit dhe dy dhomat anesore perdoren si dhoma banimi. Njesia qendrore mund te jete e ngritur ne nje kat te siperm me nje shkalle te pjerret te vendosur perballe saj. Ndertesa mund te jete e shtrire horizontalisht ne katert krahet duke shtuar alindame ose dhoma anesore per aktivitete si gatimi, ngrenia, dhoma shtese fjetjeje, salla ballore per te ftuarit etj. Chappamattam Tharavadu ne Chirakkadavu eshte nje shembull klasik i Ekasalas se zgjeruar. Nese Ekasala e kerkuar mund te jete gjithashtu e pajisur me ndertesa dytesore per mbajtjen e bagetive, koçek, dhoma banje prane ujembledhesit, shtepi i jashtme per te ftuarit, shtepi portiku etj. Me zgjerime te tilla ndertesa mund te behet shume me e madhe se nje Nalukettu ne siperfaqe, por eshte akoma e kategorizuar si Ekasala me referim ndaj njesise se saj qendrore. Tekstet Vastuvidya pershkruajne permasat e tipeve te ndryshme te shtepive per klasa te ndryshme. Ata japin gjithashtu sistemin e proporcioneve te permasave per pjeset e ndryshme te nderteses te gjitha te bazuara mbi perimetrin chuttu e njesise qendrore. Baza shkencore e ketij sistemi permasash eshte akoma per hetuar nga studimet moderne; megjithate sistemi duket te jete i mire bazuar ne metodat llogaritese tradicionale dhe pershtatet ne menyre strikte me te gjitha permasat e nderteses. Pegjate gjithe Kerales dhe veçanerisht ne fshtrat ku veprimtaria ndertuese eshte akoma e zhvilluar sipas stapatheve tradicional, sistemi eshte akoma nje praktike e gjalle, megjithese ka filluar te zhduket nen ndikimin e arkitektures moderne.

                                     

4.13. Struktura Tipet e nalukettut

Nalukettut munde dallohen bazuar mbi llojin e struktures ashtu dhe mbi kasten e banuesve te tij.

                                     

4.14. Struktura Bazuar mbi strukturen

Nalukettut jane kryesisht te dalluar bazuar mbi strukturen e tyre. Tradicionalisht nalukettu ka nje oborr me 4 blloqe/salla te ndertuara perreth saj ne drejtimet kardinale. Megjithate disa nalukettu kane 2 oborre, qe jane te njohur si Ettukettu strukture me 8 blloqe pasi ato kane ne teresi 8 blloqe ne drejtimet kardinale. Disa struktura siperore kane 4 oborre, qe ne kete menyre jane te njohur si Patinarukettu strukture me 16 blloqe. Ndersa nalukettut dhe ettukettut jane me te zakonshem, pathinarukettut jane skajshmerisht te rralle, per shkak te permasave te tyre te stermedha. Ne kete menyre nalukettut mund te dallohen bazuar mbi lartesine dhe numrin e kateve te tyre. Disa nalukettu jane nje-katesh dhe te bera teresisht me dru. Nalukettu te tjere jane dy-katesh ose ndonjehere madje me tre kate dhe kane mure te perbera me perzierje lateriti dhe balte.

                                     

4.15. Struktura Bazuar mbi kasten

Termi i perdorur per nalukettut dallon bazuar mbi kasten ose statusin shoqeror te banoreve te tij.

  • Per klasat e siperme Ezhava dhe Thiyya, nalukettut e tyre permenden si Madom, Meda dhe Tharavadu.
  • Per Kshatriyat kasta te perjashtuarve, rezidencat e tyre permenden si Kovilakome dhe Kottarame.
  • Per bashkesite Nampoothiri, rezidencat e tyre permenden si Illame.
  • Per te krishteret siriake, rezidencat e tyre permenden si Meda dhe Veedu.
  • Per nairet dhe zoterit e tjere feudale, shumica e nalukettuve permenden si Tharavadu.
                                     

4.16. Struktura Arkitektura e ndertesave publike

Ndryshe nga pjeset e tjera te Indise ashtu dhe jashte saj, shumica e funksioneve administrative ne periudhat monarkike ishin te zhvilluara brenda komplekseve te pallateve. Keshtu koncepti i ndertesave te pavarura shekullare publike dhe arkitektures se tyre evoluoi afer fundit te shekullit te XVII, veçanerisht per shkak te kontributeve te bera nga fuqite koloniale ne Kerala.

Portugezet ishin te paret qe futen komplekset e pavarura te zyrave qe qendronin larg nga lagjet rezidenciale. Kjo per shkak te nevojes per ti bere magazinat dhe zyrat e lidhura me to te veçuara nga zonat rezidenciali si kujdes sigurie.Zhvillimi i arkitektures publike ne Kerala ishte shume i ndikuar nga stili evropian gjate shekujve nga i shtatembedhjeti deri ne te nentembedhjetin. Ndikimi i portugezeve dhe hollandezeve ishte me mbizoterues ne fazat fillestare. Nje arkitekt portugez, Thomas Fernandez i atribuohet ndertimi i forteses, magazinave dhe bungaloweve ne Kochi, Kozhikode dhe Kannur. Ballkonet e dala, harqet gotike dhe punimi i kangjellave prej hekuri te dritareve jane disa nga veçorite qe kaluan ne arkitekturen e Kerales nga ndertimet portugeze. Portugezet projektuan me shume se 2000 zyra dhe komplekse magazinash ne zonen e Forteses se Kochinit, perveç mjaft keshtjellave te stilit evropina dhe vilave rezidenciale private. Nga shekulli i tetembedhjete stili britanik u popullarizuar ne rajon si rezultat i nje numri te madh ndertimesh moderne te ndertuara nga sunduesit britanike nga njera ane dhe moda per gjerat perendimore nga klasa e larte dhe te pasurit vendas nga ana tjeter. Veprat arkitekturore u drejtuan nga zyrtare dhe inxhiniere stili arkitekturor i njohur i te cileve ishte thelbesisht i kufizuar ne librat klasik mbi arkitektet e rilindjes – Vitruvi, Leon Battista Alberti dhe Andrea Palladio dhe te realizuara nga vendas me njohuri te ndertimeve tradicionale dhe marangozet e marre per punimet. Ne nje kuptim ishte nje kompromis i zejes se lashte vendase dhe nevojave te ndertimit neoklasik perendimore. Nje veçori e shquar e punimeve te hershme evropiane ne Indi ishte nje prirje per te treguar superioritetin ushtarak, politik dhe kulturor te perendimit. Lashtesia greke dhe romake konsiderohej si trashegimia me e pasur e perendimit dhe ne menyre te njejte theksi vihej te rendet klasike te kolonave me frontone trekendore, harqe dhe kube per ndertesat publike, bashkite, spitalet, stacionet hekurudhore, kolegjet etj. Shprehje e mbizoterimit ishte ndertimi ne kolona dorike dhe jonike te permasave te medha. Ne te njejten kohe pastertia e stilit klasik perendimor i dha udhe efektit te stilit te perzierjes se tipeve te ndryshme te kolonave ne te gjitha llojet e ndertesave. Per shembull, kolonat korintike perdoreshin te perziera me rendin dorik ne ndertesat publike ashtu dhe ne banesat private. Kjo prirje megjithate ishte shume e moderuar ne Kerala per shkak te kufizimeve te materialeve dhe klimes. Per ndertimin e mureve materiali i veprave Indo-Evropiane mbeti lateriti dhe suvaja gelqerore. Pontencialiteti i lateritit te ekspozuar u provua ne shume raste nga lagjet hekurudhore deri te zyrat qeveritare psh.: zyra e vjeter ne Huzur – Kolektorati, Kozhikode. Suvaja gelqerore dhe lemimi u zhvendos nga muret e brendshme ne te jashtme per te krijuar gjithashtu edhe ndertesat shume te bardha te kultit te mermerit. Tjegullat e vjetra te pjekura u zevendesuan nga modeli i tjegullave te Mangalores dhe tjegullat e sheshta. Skeleti i çatise se tipit tradicional u nderrua me çatine me qepra duke perdorur qeprat mbret dhe mbretereshe, duke bere te mundur te zgjeroheshin hapesirat. Ndoshta pershtatjet e stilit evropian me nevojat klimatike dhe sinteza e stilin tradicional shihen me mire ne arkitekturen e bungalowt. Kerkesat e rehatise ne klimen e nxehte dhe te lagesht kerkonin qe kolonet evropiane te shkonin te ndertesat me dhoma te medha me tavane te larta me veranda perreth. Per dhomat e katit te siperm ballkonet u pershtaten si nje veçori e nevojshme, duke marre fill nga ndertimet portugeze. U shtua portiku, per te hyre nen hije nga nje ndertese te nje tjeter. Mbulueset solide prej druri te dyerve dhe dritareve pesuan ndryshime ne elementet e brinjeve – perdet veneciane – duke lejuar qarkullimin e ajrit dhe duke mundesuar njekohesisht privacine. Nga 1800 panele te glazuar te dala ne mode dhe drita gjysem-rrethore mbi dyer dhe dritare u be veçori ne mode e ndertesave te banimit. Harqet prej tulle, pjeset prej terrakote dhe punimet e ekspozuara prej tulle ne modele te ndryshme lidhjeje u bene popullore. U futen gjithashtu me nje numer dhe permasa me te medha dritaresh, frontonesh ose projeksionesh te mbajtura nga kllapa zbukuruese dhe kolona dekoruese per mbrojtjen e hapjes se dritareve nga shiu dhe dielli. Gardhe prej hekurash, balustrada shkallesh dhe kangjella prej hekuri, te bera ne Angli, perdoreshin per te plotesuar arkitekturen e bungalowt. Shembujt e shkelqyer te kesaj sinteze shihen ne muzeun Napier ne Tiruvananthapuram dhe shume bungalow qeveritare. Ne fakt shume prej ketyre veçorive ishin te pershtatura ne menyre te rafinuar nga ndertuesit vendore ne zgjerimin pasi konsideroheshin nga shumica si elemente tradicionale. Veprat e departamenteve te veprave publike ndihmuan ne perhapjen e ketij tipi ndertimi pergjate gjithe Kerales. Per me teper futja e arsimimit inxhinierik me theks ne praktiken perendimore te ndertimit beri qe kjo prirje praktikisht te zevendesonte metodat tradicionale te dizajnit.

                                     

4.17. Struktura Arkitektura miqesore me mjedisin

Arkitekti britanik Laurie Baker ka kontribuar ne arkitekturen moderne te Kerales duke futur nje perzierje te stilit arkitekturor britanik te bazuar te tullat dhe Arkitektures Vernakulare per te ndikuar arkitektet bashkekohore. Kerala krenohet me shume ndertesa te bukura te krijuara nga arkitekte si Laurie Baker dhe arkitektet, qe u ndikuan nga ai. Banasura Hill Resort eshte nje tjeter dizjn arkitekturor inovativ ku parimet tradicionale me kosto te ulet te arkitektures indiane u perdoren ne nje menyre ekzemplare.

                                     

5. Kettuvallamet

Kettuvallami eshte nje shtepi-varke gjeresisht e perdorur ne shtetin indian te Kerales. Keto konstruksione jane te mbuluara me çati me kashte mbi strukturen prej druri. Kettuvallami tradicional perdoret kryesisht per te promovuar Turizmin e Keralas.



                                     

5.1. Kettuvallamet Etimologjia

Ne gjuhen malayalam "kettu" do te thote "te lidhesh" dhe" vallam” do te thote varke – keshtu qe dy fjalet e bashkuara krijojne emrin vendor "kettuvallam”. Çdo shtepi-varke eshte ndertuar duke perdorur parimet dhe teknikat e lashta te ndertimit te varkave nga marangozet vendore duke perdorur dru Anjili. Per lidhjen e trungjeve te drurit perdoren litare levoreje arrekokosi.

                                     

5.2. Kettuvallamet Historia

Varkat ne nje larmi formash dhe permasash kane qene tradicionalisht mjeti kryesor i transportit te njerezve dhe materialeve ne ujerat e brendshem te lundrueshem. Ne vençanti, shtepite-varka perdoreshin per te tregtuar oriz, ereza dhe mallra te tjere midis Kuttanadit dhe portit te Koçinit. Ne ato dite zhvillohej nje panair tre ditor. Nje shtepi-varke standarde, qe mund te jete rreth 30.5 metra e gjate, mund te mbaj deri ne 30 tone, saç mund te mbajne tre maune te medha. Keto varka-shtepi u bene madje edhe lagje te rehatshme banimi. Ishte menyra kryesore e transportit ne Keralan bregdetare thjesht per shkak te aftesise per te shkuar deri ne zonat me te largeta. Megjithate, rrethanat ndryshuan, pasi rruget e mjeteve te motorizuara, hekurudha dhe transporti ajror i lane mbrapa varkat e ngadalta dhe te permbajtura te vendit, me njerezit qe parapelqenin shpejtesine.

                                     

5.3. Kettuvallamet Konstruksioni

Nje kettuvallam eshte rreth 30.5 metra i gjate dhe ka nje gjeresi prej rreth 4 metrash ne mes te saj. Materialet qe perdoren per konstruksionin e tyre jane vendore dhe miqesore me mjedisin; shkopinj bambuje, fibra arrekokosi, litare, rrogoze bambje, tapete etj. Druri kryesor i perdorur eshte "Anjili" Artocarpus hirsuta. Ka shtepi-varka me dhome te vetme, dy dhoma dhe tre dhoma plotesisht te orenduara. Trupi kryesor i varkes eshte nje seri prej trungje druresh, te bashkuar duke perdorur litare me fibra arrekokosi. Trupi qe eshte i perbere prej qindra trungjesh te holle por rezistente prej druri te lidhur me fibra arrekokosi pa perdorur as edhe nje gozhde te vetme. Ky skelet pastaj lyhet me nje rreshire te zeze kaustike te nxierre nga valimi i berthamave te shqemeve. Dhe kjo reziston per breza te tere. Kettuvallamet e sotem jane motorizuar dhe perdorur per ujerat e thella nepermjet rremave. Shkopinj te gjate bambuje ose punt perdoren per ti drejtuar ne zona te ceketa. Bambja perdoret per skeletin e çatise dhe te prera te shkopinjve te bambuse perdoren per mbuliim e streheve dhe çatise. Thelbesisht kettuvallami u dizenjua per te transportuar ngarkesa dhe si i tille dizajni ka pesuar shume ndryshime per ta bere ate nje mjet turistik. Lartesia e çatise u rrit per te patur hapsire te mjaftueshme te brendshme. Nje trung vendosej pergjate gjithe gjatesise per lehtesimin e ecjes dhe uljen e rehatshme, per te pakesuar disavantazhet e formes se lakuar te trupit te varkes. Dritaret dhe hapjet e tjera mundesojne ndriçimin, qarkullimin e ajrit dhe shikimin. Hyrja realizohet ne qender te aksit linear me nje panel kreu te varur. Shumica e dizajneve me te fundit kane perfshire tre dhoma fjetjeje me tualete, nje hapesire jetese dhe kuzhine. Sigurisht ka variacione te ndryshme. Disa kane nje numer me te vogel dhomash, por me nje hapesire me te madhe jetese dhe ndoshta nje ballkon kuverte ne nivelin e çatise. Normalilsht, platformat qe konsujt nga trupi i varkes perdoren si ballkone. Ndryshime inovative jane bere per te perfshire pajisjet moderne. Per vendosjen e tualeteve, dusheve dhe dyshemeve prej qeramike vendoset nje pllake betoni ne nivelin e dyshemese. Keta tualete jane te bere me kabina çeliku me nje rrjet zgarash çeliku mbi te cilat rriten bakteret e dobishme me ndihmen e nje katalizatori te quajtur aktizim. Keta baktere ushqehen me jashteqitje njerezore dhe prodhojne nje lende te pademshme dhe te pangjyre. Tubat shkarkues tokesore te tualeteve meren nepermjet trupit te varkes dhe derdhen ne ujerat nen te. Perdorimi i tualeteve bio ne ditet e sotme eshte i zakonshem. Keshtu kanalet e ujerave te brendshem nuk ndoten. Uji per perdorim ruhet ne nje depozite plastike te mbajtur ne pjesen e kreut te trupit kryesor te lidhur me kuzhinen dhe tualetin. Tubat, depozita dhe materialet e tjere sintetike jane te mbuluar me fibra arrekokose ose panambu per te mbajtur cilesine estetike te materialeve miqesore me mjedisin. Shtepite-varka moderne jane dizenjuar per tu perputhur me çertifikatat Green Palm/Gold Star nga Departmenti i Turizmit te Qeverise se Kerales, qe se fundmi ka vendosur rregullime, duke vendosur standarde per varkat-shtepi te Kerales ose Kettuvallamet.

                                     

5.4. Kettuvallamet Leshi xhamit

Vite me pare, A. G. Sudhakarani ndertoi varken e pare te peshkimit dhe junkarin e pare ndonjehere te Kochit qe ishte vendosur midis Forteses se Kochit dhe Vypeenit. Per rrjedhoje, Samudra Shipyard P Limited, Aroor, e menaxhuar nga djemte e tij, i ka dhene forme nje tjeter ideje inovative pushimesh – nje kettuvallam tradicional i bere prej leshi xhami. Kjo eshte e para e llojit te saj ne Indi.

                                     

5.5. Kettuvallamet Turizmi

Kerala u vendos mes `50 destinacionet e nje jete nga National Geographic Traveler ne nje numer te veçant te botuar pak para fundit te mijevjeçarit. Gazeta The Hindu shkroi" Nje kroçere pergjate panorames se lagunave, pergjate liqeneve piktorike, kanaleve te zbukuruar me palma dhe rrjedhave vezulluese te `Vendit te Zotit eshte pervoja me magjepsese e pushimeve ne vend. Me nje kroçere pergjate rrugeve ujore te zbukuruara me palma qe po behen pjese e itinerareve te pushuesve, kettuvallami tradicional eshte shfaqur si maskoti i Turizmit te Kerales.” Me shume se 900 kettuvallame qendrojne ne ujerat e brendshme dhe qe ndjekin itinerare te ndryshme popullore ndermjet turisteve. Alappuzha eshte keshtjella e shtepive-varka. Nga keto, rreth 120 mbahen dhe jane te persosura si linja luksi. Varkat-shtepi kane te gjitha komfortet e nje hoteli te mire: dhoma fjetjeje te mire-pajisura, tualete higjenike moderne, dhoma jetese te rehatshme, nje kuzhine te bukur dhe ne disa raste madje edhe nje ballkon per qendrim. Ekuipazhi i nje kettuvallami perfshin dy rremtare dhe nje kuzhinier. Ushqimi i fresket, i gatuar ne stilin e pakrahasueshe Kuttanadan eshte parapelqimi i turisteve nderkombtare. Turistet mund te zgjedhin per nje kroçere ditore ose nje qendrim natesor ne nje shtepi-varke. Shumica e turisteve parapelqejne te qendrojne pergjate nates ne nje shtepi-varke ose kettuvallam pasi ai ofron nje pervoje holistike te ujerave te brendshme te lundrueshme. Operatoret turistike kane paraqitur opsione inovative. Keshilli i Turizmit te distriktit te Kannurit ka nisur nje program Nadi Darshan soditja lumore ne lidhje me nje resort privat ne Kattampalli si nje nisme per te popullarizuar kettuvallamin per promovimin e turizmit dhe si nje perpjekje per ti bere njerezit te dine me shume rreth lumit Valapattanam, nje nga lumenjte me te medhenj ne rajon dhe rrjedhjen e jetes se distriktit. Nje restorant me ushqime deti eshte hapur ne nje kettuvallam ne rrugen Kaloor - Kadvanthra.

  • Shembuj shtepish-varka ose kettuvellamesh
                                     

6. Shiko edhe

  • Arkitektura Indiane
  • Arkitektura shkembore e Indise
  • Arkitektura e Raxhastanit
  • Arkitektura Dravidiane
  • Arkitektura e Tamil Naduse
  • Arkitektura e tempujve hindu
  • Arkitektura e Utar Pradeshit
  • Arkitektura e Bengalit
  • Arkitektura e Maharashtras
                                     
  • një listë e tempujve hindu në shtetin indian të Keralas e renditur sipas distrikteve. Lista e tempujve hindu në Indi Arkitektura e Keralas Tempulli hindu
  • Arkitektura Indo - Islamike përfshin një gamë të gjerë stilesh nga prejardhje të ndryshme që ndihmuan formën arkitekturore të nënkontinentit indian që nga
  • e Gradës III. Arkitektura Indiane Arkitektura shkëmbore e Indisë Arkitektura Budiste Arkitektura e tempujve hindu Arkitektura e Keralas Arkitektura Dravidiane
  • Jaisalmerit Arkitektura Indiane Arkitektura e Maharashtras Arkitektura e Bengalit Arkitektura e Utar Pradeshit Arkitektura Kalinga Arkitektura e Keralas Arkitektura
  • Arkitektura Dravidiane është një stil arkitekturor që u shfaq në pjën jugore të nënkontinentit indian apo Indinë Jugore. Ajo konsiston kryesisht në tempuj
  • ishte pjesë e Keralas por tani është nën juridiksionin e shtetit indian Tamil Nadu. Fillimish u ndërtua si një tempull xhainist në shekullin e VII por i
  • Arkitektura Tamile është stili dhe teknika e zhvilluar në rajonet tamile përgjatë mijëra vjetëve. Ajo përfshin shetin e Indisë Jugore të Tamil Nadusë
  • Arkitektura Vernakulare Indiane përbëhet nga arkitektura e strukturave informale shpesh në zonat rurale të Indisë, ndërtuar me materiale vendore dhe projektuar
  • promovuar Turizmin e Keralas Në gjuhën malayalam kettu do të thotë të lidhësh dhe vallam do të thotë varkë kështu që dy fjalët e bashkuara krijojnë