ⓘ Çmimi i madh i Kinës 2009

                                     

ⓘ Çmimi i madh i Kinës 2009

Çmimi i madh i Kines 2009 ishte nje gare e Formula Nje e zhvilluar me 19 prill 2009 ne Cirkuitin Nderkombetar te Shangait, Shangai, Kine. Ishte gara e trete e sezonit 2009 te Formula Nje, nje ndryshim nga vitet e kaluar, ku gara eshte zhvilluar perhere nga fundi i sezonit.

Sebastian Vettel me Red Bull fitoi garen pasi u nis nga pol pozita. Fitorja dhe pol pozita ishin te parat ne historine e ekipit Red Bull. Ne vendin e dyte u rendit piloti tjeter i Red Bull, Mark Webber, i ndjekur nga dyshja e Brawn GP, Jenson Button dhe Rubens Barrichello. Pilotet e McLaren, Heikki Kovalainen dhe Lewis Hamilton perfunduan ne vendin e peste dhe te gjashte, duke lene mbrapa pilotin e Toyotes Timo Glock, dhe Sébastien Buemi te Scuderia Toro Rosso.

                                     

1.1. Raporti Sfondi

Para zhvillimit te gares, Jenson Button i Brawn GP kryesonte renditjen e pergjithshme per pilote me 15 pike, 5 me shume se shoku i skuadres Rubens Barrichello, i cili kishte 1.5 pike me shume se Jarno Trulli i vendit te trete. Ne renditjen per konstruktore, Brawn GP kryesonte me 25 pike, 8.5 pike me shume se Toyota, e cila ndiqej nga BMW Sauber dhe Renault me nga 4 pike.

Para fillimit te gares, Gjykata Nderkombetare e Apelit te Fédération Internationale de lAutomobile FIA konfirmoi serisht ligjshmerine e modelit te difuzoreve te makinave Brawn GP, Williams dhe Toyota. Pas ketij vendimi, Renault dhe McLaren vendosen qe te permirsonin modelet e tyre te difuzoreve per kete gare. Kjo ishte nje levizje e nxituar nga te dy ekipet, sidomos nga ana e Renault, qe e kreu ndryshimin te makina e Fernando Alonsos nje dite para gares.

Ferrari lajmeroi se i kishte hequr detyrat e operacioneve ne piste menaxherit te ekipit, duke e zevendesuar ne kete rol me inxhinjerin e gares Chris Dyer. Ky ndryshim u be pasi ekipi italian kishte deshtuar te merrte pike ne dy garat e para te sezonit. Ekipi gjithashtu deklaroi se te dy pilotet e saj Kimi Räikkönen dhe Felipe Massa, nuk do ta perdornin me sistemin KERS ne gara, kjo per arsye sigurie. Nga ana tjeter BMW Sauber deklaroi se piloti i saj Robert Kubica do ta perdorte sistemin KERS per here te pare gjate praktikes se te premtes. Polaku nuk e kishte perdorur sistemin ne dy garat e para per shkak te shqetesimeve me peshen shtese qe sistemi do ti jepte makines, qe do ti sillte disavantazh pilotit. Megjithate, Kubica e ndaloi perdorimin e sistemit pas perfundimit te praktikes se te premtes, ashtu siç beri edhe ekipi Renault, duke e reduktuar ekipet qe perdorin KERS-in ne vetem tre.

Ekipet dhe pilotet italiane shfaqen mbeshtetjen e tyre per viktimat e termetit te Lakvilas permes aktivitetit bamires "Abruzzo nel cuore" Abruco ne zemren time; kjo iniciative u udhehoq nga Jarno Trulli dhe Giancarlo Fisichella. Ferrari shfaqi shkrimin "Abruzzo nel cuore" ne makinat e tyre kurse Trulli vendosi stemen e qytetit ne kasken e tij. Makinat Toro Rosso garuan me mesazhin "Vicini AllAbruzzo".

                                     

1.2. Raporti Praktika dhe kualifikueset

Tre seanca praktike u mbajten para gares; dy te parat u zhvilluan te premten me 17 prill, secila nga 1 ore e 30 minuta, kurse seanca e trete u zhvillua te shtunen ne mengjes dhe zgjati 60 minuta. Kampioni i botes ne fuqi, Lewis Hamilton, ishte piloti me i shpejte ne praktiken e pare, duke lene mbrapa makinat Brawn te Jenson Button dhe Rubens Barrichellos. Piloti tjeter i McLaren dhe shoku i skuadres i Hamilton, Heikki Kovalainen, ishte i katerti me i shpejti. Makina McLaren MP4-24 e Hamilton, e cila ishte pajisur me nje difuzor te ri te perkohshem dhe hunde te re, regjistroi kohen 1:37.334, rreth nje te dhjeten e sekondes me i shpejte se Button, e vendosur ne minutat e fundit te seances. Mark Webber me Red Bull u rendit i pesti, kurse pilotet e Toyotes Trulli dhe Timo Glock u renditen respektivisht ne vendin e gjashte dhe te tete. Fernando Alonso, Nico Rosberg dhe Sébastien Bourdais plotesuan dhjete vendet e para te seances se pare. Ne seancen e dyte te zhvilluar ne mbasditen se premtes, Button ishte piloti me i shpejte, i ndjekur nga Rosberg dhe Barrichello. Pilotet e Red Bull, Mark Webber dhe Sebastian Vettel, te cilet kryesuan renditjen ne fazat e hershme te praktikes, u renditen respektivisht ne vendin e katert dhe te peste. Makinat Toyota serisht dhane nje paraqitje pozitive; Glock u rendit i gjashti kurse Trulli i teti, duke u ndare nga Kazuki Nakajima i Williamsit ne vendin e shtate. Dy makinat McLaren nuk arriten te perserisnin rezultatet e seances se pare, duke u renditur ne vendin e nente dhe trembedhjete respektivisht me Kovalainen dhe Hamilton.

Rosberg ishte me i shpejti ne seancen e trete te praktikes te shtunen ne mengjes. Gjermani, i cili rreshkiti dhe doli nga pista ne minutat e para te seances, regjistroi kohen 1:36.133, duke qene ne krye te renditjes. Ai u ndoq nga Trulli dhe Hamilton. Button u rendit i pesti i ndjekur nga piloti i Renault, Nelson Piquet, Jr., i cili regjistroi kohen e peste me te shpejte. SHoku i Piquet dhe piloti tjeter i Reanult, Alonso, makina se cilit ishte pajisur me difuzor te ri dhe sistemin KERS, arriti nje rezultat negativ, duke regjistruar kohen e 19te me te shpejte. Piloti i BWM Sauber, Robert Kubica, i cili kishte hequr sistemin KERS per kete seance, permirsoi dukshem rezultatet e tij krahasuar me dy seancat e meparshme. Makina Toyota TF109 e Timo Glock pati probleme me kutine e marsheve ne fazat e para te seances dhe ju desh ta ndryshonte ne kohe per provat zyrtare. Kjo gje i shkaktoi nje penalitet me pese pozicione.

Seanca kualifikuese ne mbasditen se shtunes u nda ne tre pjese. Sebastian Vettel arriti pol poziten e dyte ne karriere – dhe te paren me ekipin Red Bull – ne perfundim te seances. Vettel, i cili kreu vetem nje xhiro te shpejte ne dy pjeset e fundit te kualifikueseve, kjo per shkak te nje problemi ne makine, la ne vendin e dyte Alonson me dy te dhjetat e sekondes ne seancen e fundit. Piloti tjeter i Red Bull, Mark Webber, u rendit i treti, i ndjekur nga dy makinat Brawn GP te Barrichellos dhe Button. Kimi Räikkönen, pas nje paraqitje negative ne praktike, siguroi pozicionin e tete mbrapa Jarno Trullit dhe Rosberg respektivisht ne vendin e shtate dhe te gjashte. Hamilton dhe piloti i Toro Rossos Sébastien Buemi plotesuan dhjete vendet e para te nisjes. Nick Heidfeld, Heikki Kovalainen, Felipe Massa, Timo Glock dhe Kazuki Nakajima plotesuan vendet 11–15. Pilotet e eliminuar ne pjesen e pare te kualifikueseve ishin Sébastien Bourdais, Nelson Piquet, Jr., Robert Kubica, Adrian Sutil dhe Giancarlo Fisichella, qe zune vendet 16–20. Per shkak te penalitetit me pese pozicione, Glock ra ne vendin e 19te, duke bere qe Nakajima, Bourdais, Piquet, Kubica dhe Sutil te fitonin nga nje pozicion secili.

                                     

1.3. Raporti Gara

Robert Kubica dhe Timo Glock e nisen garen nga bokset. Tete xhirot e para te gares u zhvilluan ne regjimin e makines se sigurise per shkak te shiut te rende. Sutil, Rosberg dhe Alonso kryen pit stopin e tyre te pare me makinen e sigurise ne piste, duke perfunduar ne prapavije pas rifillimit te gares. Lewis Hamilton beri nje nisje pozitive te gares dhe parakaloi pilotet Jarno Trulli dhe Kimi Räikkönen, para se te rreshkiste ne xhiron e 12te dhe te zbriste ne pozicionin e 10te. Nderkohe, Jenson Button parakaloi shokun e skuadres Barrichello per pozicionin e trete pasi braziliani mori kthesen gjere.

Trulli dhe Räikkönen ishin te ngadalte ne xhirot e para te gares dhe perfunduan ne prapavije. Hamilton beri progres serisht dhe renditej i shtati ne xhiron e 11te, para se te bente nje tjeter gabim dhe te humbiste nje pozicion. Webber kreu pit stopin e pare te programuar ne xhiron e 14te, kurse Vettel e kreu nje xhiro me pas. Ne ate pike te gares, Button kryesonte garen dhe ndiqej nga Barrichello, Vettel, Buemi, Massa dhe Webber.

Ne xhiron e 17te, Kubica perplasi Trullin ne kthesen e fundit te pistes. Polaku demtoi hunden e makines kurse Trulli pjesen e prapme, duke bere qe italiani te zvarritej nje xhiro deri sa shkoi ne bokse. Ky aksident solli edhe makinen e sigurise per here te dyte per te hequr papastertite ne piste. Duke shmangur makinen e ngadalte te Trullit, kjo per shkak te aksidentit, Vettel pesoi nje aksident te lehte me Buemi, i cili demtoi hunden e makines ne vazhdim. Kjo gje e detyroi zviceranin te shkonte ne bokse per te zevendesuar hunden, sebashku me dy pilotet e Brawn GP dhe Sutil, i cili ne ate pike kreu pit stopin e dyte dhe sipas parashikimeve te fundit.

Felipe Massa pesoi nje problem elektrik gjate kohes se makines se sigurise ne piste duke ndaluar. Pas rifillimit te gares, Sébastien Bourdais rreshkiti dhe humbi disa pozicione. Gara vazhdoi me Vettel ne krye i ndjekur nga Button, Webber, Räikkönen, Hamilton, Barrichello, Kovalainen dhe Buemi, i cili plotesoi dhjete vendet e para.

Ne xhiron e 28te, Piquet u aksidentua dhe demtoi hunden e makines, megjithate ai arriti te vazhdonte garen. Nje xhiro me pas, Button humbi kohen e frenimit gjate nje kthese, duke humbur pozicionin ndaj Webber. Megjithate, australiani gaboi gjithashtu pas marrjes gjere te nje kthese, duke lejuar britanikun te rimerrte pozicionin e dyte.

Hamilton kreu pit stopin e tij te vetem te programuar ne xhiron e 33te, i ndjekur nga shoku i skuadres Kovalainen nje xhiro me pas. Vettel hyri ne xhiron e 37te kurse Webber dy xhiro me pas, kurse makinat Brawn qendruan ne piste deri ne xhirot 42 Button dhe 43 Barrichello. Buemi ishte piloti i fundit qe kryeu pit stop te programuar, ne xhiron e 45te, dhe ne perfundim te asaj xhiro renditja ishte: Vettel, Webber, Button, Barrichello, Hamilton, Kovalainen, Sutil dhe Heidfeld. Nico Rosberg kishte vendosur goma te mesme ne pit stopin e tij te dyte, por kjo zgjedhje doli e gabuar pasi gjermani rreshkiti, duke bere qe te hynte ne bokse serisht per te vendosur goma te trasha per shi.

Hamilton vazhdoi me gabimet e tij ne gare, duke humbur dy pozicione ne favor te Kovalainen dhe Sutil. Ne xhiron e 51te, Sutil u perplas rende para ktheses 5, duke perfunduar garen. Heidfeld ju desh te shmangte gomen e makines se Sutil qe kishte kercyer dhe ishte futur ne piste, duke bere qe te humbiste dy pozicione ndaj Glock dhe Buemi.

Vettel e mbajti kryesimin deri ne fund te gares, duke fituar Çmimin e madh te dyte ne karriere; per Red Bullin ishte fitorja e pare ne histori. Ne vendin e dyte u rendit piloti tjeter i Red Bullit, Mark Webber, i cili arriti rezultatin me te mire ne karriere. Button plotesoi vendin e fundit te podiumit, duke arritur podiumin e trete rresht. Barrichello u rendit i katerti, i ndjekur nga Kovalainen, Hamilton, Glock dhe Buemi. Shtatembedhjete pilot u klasifikuan, perfshire edhe Sutil, qe pavaresisht se u perplas, kishte kryer me shume se 90% te gares.



                                     

1.4. Raporti Pas gares

Ne podium gjate ceremonise ndodhi nje ngaterrese, kur himni kombetar britanik "God Save the Queen" u vendos per ekipin fitues Red Bull, ne vend te himnit kombetar austriak "Land der Berge, Land am Strome". Red Bull eshte me seli ne Mbreterine e Bashkuar, por eshte regjituar ne autoritetin e garimit me liçense austriake, per shkak se pronaret e ekipit jane austriak. Kur Vettel fitoi garen e dyte te Red Bullit ne Çmimin e madh te Britanise 2009, ky gabim u korrigjua.

                                     

2. Klasifikimi

Kualifikueset

Makinat qe perdorin sistemin KERS jane te shenuara me "‡"

  • ^1 Timo Glock mori nje penalitet me pese pozicione per shkak se ndryshoi kutine e marsheve gjate praktikes se te shtunes.
                                     
  • Çmimin e madh të Kinës kjo ishte pol pozita dhe fitorja e parë në historinë e Red Bullit. Në moshën 21 vjeç e 287 ditë, Vettel u bë piloti më i ri që fiton
  • mëdha të mëposhtëme janë programuar për tu zhvilluar në vitin 2015. Çmimi i madh i Meksikës është programuar për tu rikthyer në kalendarin e Formula Një
  • Pas Kinës delegacioni i Kadaresë qëndroi dy javë në Vietnam, ku lufta vazhdonte. Ditën e fundit kur po kalonin lumin Mekong me një trap të madh i zuri
  • raudin e 17 të Kinës Alonso mori një Pole Position por në garë përfundoi i dyti mbrapa fituesit Michael Schumacher. Pas garës së Kinës të dy pilotët
  • skuadrën e ri - quajtur Mercedes, formuar pas marrjes që Mercedes i bëri në vitin 2009 skuadrës kampione për konstruktorë Brawn GP. Që nga ajo kohë, Rosberg
  • I Am Not Madame Bovary 2016 ku ajo morri çmime nga ceremonia më prestigjioze si Festivali i Filmit dhe Çmimi Kali i Artë, Festivali Ndërkombëtar i
  • në vitin 2009 dhe u votua si lojtari më i mirë i ri i 2009 Campeonato Paulista. Pas këtij trofeu, Neymar u votua edhe si lojtari më i mirë i Santosit
  • Vitit: 2015 La Liga Ekipi i Sezonit: 2015 16 Çmimi Luis Aragonés: 2016 La Liga Ekipi i Sezonit i UEFA - s: 2016 17 UEFA Mbrojtësi i Sezonit: 2016 17, 2017 18
  • i prodhuesve të tekstilit dhe kristalografëve me përvojë për të hartuar printime bazuar në kristalografinë me rreze X të insulinës, argjilës së kinës