ⓘ Naser Ferri

                                     

ⓘ Naser Ferri

Prof. dr. Naser Ferri eshte lindur me 1955 ne Peje ne Kosove.Arsimin fillor dhe te mesem e fitoi ne vendlindje. Studimet e arheologjise i ka filluar ne vitin 1973. ne Degen e Arkeologjise ne Fakultetin Filozofik ne Zare te Kroacise, te cilat te njejtin vit i ka vazhduar ne Fakultetin Filozofik te Zagrebit. U diplomua ne vitin 1978., ndersa ne vitin 1987. ka magjistruar.Ne vitin 1988. ne Degen e Arkeologjise te Fakultetit Filozofik ne Zagreb i eshte aprovuar teza e disertacionit: "Rimski vojnički natpisi u Gornjoj Meziji", te cilin, per shkaqe objektive, si pasoje e ngajrjeve te luftes ne rajon, nuk ishte ne gjendje ta mbron ne Zagreb dhe e ka mbrojtur ne vitin 1997. ne Fakultetin Filozofik ne Prishtine.

Ne vitin 1979. kishte filluar punen ne Sektorin e Arkeologjise prane Deges se Historise se Institutit Albanologjik ne Prishtine ndersa nga viti 1998. kishte filluar te ligjeroi ne Universitetin e Prishtines, se pari ne Fakultet Filozofik e pastaj ne Fakultet te Edukimit, dhe ne Fakultet te Filologjise lendet: Numizmatike dhe epigrafi, Mitologji e pergjithshme boterore, Mitologji Shqiptare, Histori e Etnologjise, Gjuhe latine, Histori e kohes se vjeter, Histori e ilireve, Histori e artit dhe Histori e Kultures Shqiptare.

Qe nga viti 2003. eshte Keshilltar Shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtines, ndersa ne vitin 2004. eshte zgjedhur Profesor i rregullte ne Universitetin e Prishtines. Eshte autor i kater veprave shkencore ne gjuhe shqipe dhe te nje vepre shkencore ne gjuhe kroate si dhe i rreth 100 studimeve shkencore dhe nje numri te konsiderueshem te artikujve, recensioneve te ngjashme ne gjuhe shqipe, kroate, italiane, gjermane dhe angleze. Pos ne revista shkencore ne Kosove, studimet e veta shkencore i ka publikuar edhe neper revista prestigjioze evropeiane: Arheološki Vestnik Ljubljana Slloveni, Opuscula Archaeologica Zagreb Kroaci, Histria Antiqua Pula Kroaci, Živa Antika Skopje Maqedoni e Veriut, Godišnjak CBI ANUBiH Sarajevo Bonje e Hercegovine, Tibiscum Caransebes Rumani, Dardania Wien Austri, Classica et Christiana, editată de Centrul de Studii Clasice si Crestine a Universitătii din Iasi Rumani, si dhe ne shume permbledhje punimesh nga Konferencat dhe Simpoziumet Nderkombetare te mbajtura ne: Peje, Prishtine, Prizren Kosove, ŽalecSlloveni, BledSlloveni, Pulla Kroaci, Zagreb Kroaci, Tirane Shqiperi, Split Kroaci, Caransebes Rumani, Ferrara Itali, Doha Qatar e tj.

Ka marre pjese aktive me kumtesa ne nje sere kongresesh, simpoziumesh e tubimesh te tjera nderkombetare shkencore ne Kroaci, Slloveni, Itali, Rumani, Qatar. Po ashtu ka realzuar mjaft qendrime studimore ne Itali, Gjermani, Hungari, Slloveni, Kroaci, Turqi.Prej vitit 2010. eshte anetar i rregullte i Shoqates Sllovene te Arkeologeve SAD-Slovensko Arheološko Društvo Ljubljana. Ne vitin 2010. ka mbajtur nje cikel ligjeratash ne Akademine e Shken¬cave dhe te Arteve te Sllovenise ne Lubjane SAZU-Slovenska Akademija Znanosti in Umetnosti, ndersa ne vitin 2014. ka mbajtur nje cikel ligjeratash ne Universitetin e Zagrebit ne Kroaci Sveučilište u Zagrebu.

Prej vitit akademik 2019/2020 eshte i angazhuar ne cilesi te mentorit ne studimet e doktoratures ne Fakultetin Filozofik te Universitetit te Zares ne Kroaci Filozofski fakultet Sveučilišta u Zadru. Prof.dr. Naser Ferri merret me arkeologji, histori te kohes se vjeter, histori te ili¬reve, epigrafi latine, mitologji, etnoarkeologji dhe histori te artit dhe njeh gju¬het: italiane, angleze, kroate dhe latine. Ne vitin 2017. Prof. Dr. Naser Ferri ishte propozuar nga Instituti Albano¬lo¬gjik i Prishtines me perkrahjen e kolegeve eminente nga fusha e arkeologjise nga Kro¬a¬cia, Italia e Rumania per anetar te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Ko¬soves ASHAK, ndersa ne vitin 2019. po ashtu nga Instituti Albanologjik eshte propozuar per çmimin per veprimtari jetesore" Dea Dardanica” qe e ndane Ministria e Kultures Rinise e Sportit e Kosoves. Prej vitet 1999. deri me 2005. Prof. Ferri ishte anetar i Redaksise se revistes" Dardania Sacra” te Prishtines, e nga viti 2013. i Redaksise te revistes" Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike” te Institutit Albanologjik te Prishtines, ndersa qe nga viti 2019. eshte Kryeredaktor i kesaj reviste. Jeton dhe vepron ne Prishtine. Politikisht eshte i paangazhuar.

                                     

1. Lista e botimeve te veçanta

Statusi shoqeroro ekonomik i te liruareve ne provincen romake Moesia Superior" The Social and Economic status of Freedmen in the Roman province Moesia Superior, Instituti Albanologjik i Prishtines, Prishtine 1996, 262 f.

Monumentet ushtarake te periudhes romake ne Mezi te Eperme" Military monuments from roman period in Upper Moesia, Dukagjini Peje, 2001, 386 f.

Mythologia Viva-Mitologjia e gjalle", Instituti Albanologjik i Prishtines, Prishtine 2012, 432 f.

Živa mitologija-Living Mythology", Zagreb 2015, 352 f.eshte botuar ne gjuhe kroate me financim te Qeverise se Republikes se Kroacise

Peja gjate antikitetit-Peja during Antiquity, Instituti Albanologjik i Prishtines, Prishtine 2019, 396 f.