ⓘ Surja en-Nebe`ë

                                     

ⓘ Surja en-Nebe`ë

Suretu" En-Nebe’e” ose" Amme” eshte kaptine mekase, ka gjithsej 40 ajete dhe ka zbritur pas kaptines l-Mearix. Ne radhitjen e Kuranit mban numrin rendor 78.

Transmetojne Ibn Durejsi, Nuhasi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu nga Ibn Abbasi te kete thene: Ka zbritur kaptina" Amme jetesaelune” ne Meke”. Ibn Merdevije transmeton te njejtin transmetim edhe nga Ibn Zubejri.

                                     

1. Emertimi i kesaj sureje

Kjo sure eshte emertuar me kete emrin" En-Nebe’e”, sepse ne te behet fjale per nje lajm shume te rendesishem, e ai eshte momenti i kataklizmes - Kiameti dhe ringjallja.

                                     

2. Lidhshmeria

Lidhmeria kuptimore e kaptines" En Nebe’e” me ate paraprake" El Murselat”

Si ne mes çdo kaptine te Kur’anit qe ekziston lidhmeria kuptimore, poashtu shohim se edhe ne mes sures" En-Nebe’e” dhe asaj paraprake" El-Murselat” ekziston nje lidhmeri e mrekullueshme kuptimore, po edhe tematike.

Kaptina" El-Murselat” fillon me betimet e Allahut:

Betohem ne engjejt ose ererat qe dergohen njeri pas tjetrit panderprere, betohem ne ata qe shfaqen si stuhia e rrembimshme duke kryer urdhrat e Zotit, betohem ne engjejt qe u eshte besuar sjellja e shpalljeve, dhe pastaj dallojne qarte te verteten nga e paverteta, dhe qe percjellin keshillat libra te Zotit, te pejgamberet, si arsyetim ose si verejtje, s’ka dyshim se ajo qe premtoheni Dita e Gjykimit gjithsesi ka per te ndodhur” El Murselat 1-7,

betime keto qe kishin te benin me shenjat e Dites se Gjykimit te cilat idhujtaret i pergenjeshtronin.

Fundi i ajetit:" …s’ka dyshim se ajo qe premtoheni Dita e Gjykimit gjithsesi ka per te ndodhur ” eshte pergjigje e betimeve te meparshme te Allahut, se ajo dite te cilen ju, mohues, po e pergenjeshtroni, patjeter do te vije dhe do te jete nje realitet. Per t’ua sqaruar edhe me afer kete realitet se si do te ndodhe, Allahu xh. sh. vazhdon me tutje te permende shenjat e kesaj ndodhie te madhe, ne ajetet vijuese:

Kur yjet te shuhen zymtohen, dhe kur qielli te hapet, dhe kur kodrat te copetohen, dhe kur te derguarve u eshte caktuar koha per te deshmuar. E per cilen dite atyre u eshte caktuar koha? Per Diten e Gjykimit kur drejtesia e Zotit ndan te miren nga e keqja. E ku e di ti se çka eshte Dita e Gjykimit? Ate dite eshte mjerim per ata qe pergenjeshtruan”. El Murselat 8-15.

Duke u nisur nga tere kjo, eshte plotesisht e arsyeshme dhe e logjikshme qe kaptina qe do te pasonte, ne kete rast ajo" En Nebe’e”, te sqaronte se ç’eshte vertet Dita e Gjykimit.

Nese ndalemi dhe analizojme ajetet 12-14 te kaptines" El-Murselate”:

E per cilen dite atyre u eshte caktuar koha? Per Diten e Gjykimit kur drejtesia e Zotit ndan te miren nga e keqja. E ku e di ti se çka eshte Dita e Gjykimit?”, do te shohim se kurdo qe Allahu xh.sh. ka cekur fjalen" Ve ma edrake”, menjehere ka pasuar sqarimi prej te Plotfuqishmit se per se eshte fjala, ne kete rast ne suren vijuese" En Nebe’e” ka ardhur sqarimi se Dita e Gjykimit eshte nje ndodhi e madhe, nje lajm i madh e trondites, dhe eshte nje dite e caktuar" S’ka dyshim se dita e gjykimit eshte caktuar. Eshte dite qe i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe”. En Nebe’e 17-18

Ndersa, sa here qe ne Kur’an eshte perdorur kjo fjale ne trajten e kohes se ardhme" Ve ma judrike”, atehere ajo gje nuk eshte sqaruar dhe ka mbetur enigme ose nje sekret prej sekreteve te Allahut.

Kaptina" Amme” ka lidhmeri tjeter stilistike ne ajete me suren paraprake" El-Murselat”, siç e shohim edhe nga ajetet ne vijim. P.sh. ne suren" El-Murselat” ajetet 25-26, thuhet:" A nuk e beme Ne token qe ne gjirin e vet mban, te gjalle te vdekur”, kurse ne suren" En-Nebe’e” ajeti 6, thuhet:" A nuk e beme Ne token te pershtatshme per jete”.

                                     

3. Permbajtje e shkurter e kesaj kaptine

Pergjithesisht, tematika e kesaj kaptine rikonfirmon besimin ne ringjalljen pas vdekjes, qe e kontestonin idhujtaret. Per ta perforcuar faktin se Kiameti vertet dhe patjeter do te ndodhe, Allahu xh. sh. sjell argumente te pakontestueshme te fuqise se Tij absolute, kur thuajse ne forme pyetjeje sikur u drejtohet mohuesve te kesaj dite: Si nuk besoni ne ringjalljen kur:

A nuk e beme Ne token si shtroje te pershtatshme per jete, dhe a nuk i beme-ngulitem kodrat sikur shtylla perforcuese ne toke? En-Nebe’e, 6-7

I Gjithefuqishmi pas ketyre pyetjeve varg, qe deshmojne ne te njejten kohe se Ai eshte krijues, ricek ringjalljen dhe diten e caktuar Jevmul Fasl, diten kur i fryhet Surit dhe kur çdo krijese do te dale para Madherise se Tij per te dhene llogari.

Me pas ne vazhdim te kesaj kaptine flitet per Xhehennemin si vendstrehim dhe vendqendrim i pabesimtareve, pershkruhen vuajtjet dhe mundimet qe do t’i perjetojne ata qe mohuan urdhrat e Allahut, kurse ne vazhdim flitet edhe per besimtaret e devotshem, per te mirat dhe kenaqesite qe jane pergatitur per ta ne Xhennet.

Kjo kaptine perfundon me nje skene te tmerrshme te llahtarshme te asaj dite te veshtire, kur femohuesit me teper do te deshironin te ishin pluhur dhe, sesa te japin llogari per te gjitha ligesite dhe te paudhat qe punuan gjate jetes se kesaj bote.



                                     

4. Komentim

عَمَّ يَتَسَاءَلُونَ عَنْ النَّبَإِ الْعَظِيم الَّذِي هُمْ فِيهِ مُخْتَلِفُون كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ ثُمَّ كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ
  • Per çfare e pyesin ata mohuesit njeri-tjetrin?
  • Dhe, gjithsesi bindshem do ta kuptojne se ringjallja dhe Dita e Gjykimit jane realitet!" En-Nebe’e, 1-5
  • Per te cilin ata kane mendime te ndryshme kunderthenie.
  • Jo, mos te pyesin sepse ata sigurisht nje dite do ta kuptojne!
  • Rreth lajmit te madh?

Idhujtaret kurejshite, te ballafaquar me nje realitet krejtesisht te ri me paraqitjen e Muhamedit a.s., si i derguar i Allahut, me nje fe qe per ta ishte risi, nga e cila shihnin rrezikun e zhvleresimit te fese se tyre pagane, stergjyshore, nuk mund te imagjinonin se nje njeri i rendomte e i thjeshte nga mesi i tyre te mund te ishte i zgjedhur prej Allahut si i derguar. Madje, ata kurrsesi te bindeshin se predikimet e Muhammedit a.s. per ringjalljen dhe jeten pas vdekjes, mund te ishin te verteta, aq me pare kur kishin bindjen e paluhatshme se vetem koha mund t’i shkaterronte, ashtu siç na i pershkruan edhe Kur’ani:

Ata idhujtaret thane: Nuk ka tjeter, vetem se kjo jeta jone ne kete bote, po vdesim dhe po lindemi dhe asgje nuk na shkaterron tjeter pos kohes. Ata per kete nuk dine asgje, ata vetem fantazojne”. El-Xhathije, 24

dhe ne ajetin tjeter:

Ata idhujtaret thane: Nuk ka tjeter, vetem kjo jeta jone ne kete bote, dhe ne nuk do te ringjallemi". El-En’ame, 29

Mu per kete arsye Allahu xh.sh. si kunderpergjigje ndaj pohimeve te tyre te mesiperme, per t’ua bere te qarte se vdekja do t’i mberrije dhe se do te ringjallen zbriti kete sure, e cila flet per lajmin e madh, per lajmin trondites te llahtarshem te Dites se Gjykimit.

Fjala" Nebe’e”, edhe pse mund te perkthehet me fjalen" lajm”, ka nje domethenie shume me te gjere, sepse nuk eshte fjala vetem per nje lajm te rendomte, por per nje ngjarje te madhe, nje ndodhi tronditese, per nje kumt te jashtezakonshem, pra fjala eshte per ringjalljen dhe Diten e Gjykimit.

Ne lidhje me natyren e lajmit te madh te rendesishem, te gjithe dijetaret pajtohen se ky lajm eshte" Ringjallja”," Jeta pas vdekjes” ose" Dita e Gjykimit”. Kete mendim e ndajne mufessiret me te medhenj me ne krye Taberiun, Vahidiun, Bejdaviun, Nesefiun, dhe shume te tjere, kurse Muxhahidi, Abdurrezak San’ani, Mukatili dhe Ferrau, mendojne se fjala" Lajm i madh” ka te beje me vete Kur’anin, i cili bart ne vete lajme te jashtezakonshme. Kur’ani eshte lajm i madh, sepse, sipas ketyre dijetareve, idhujtaret e cilesuan ate si magji, poezi etj.

Eshte shume e qarte se ata qe kishin mospajtime mendimesh sa i perket ketij lajmi te madh, jane idhujtaret mekas, po edhe grupet e ndryshme te krishtereve dhe te çifuteve. Perderisa idhujtaret mohonin kategorikisht jeten pas vdekjes, sepse mendonin se jetojne e vdesin dhe nuk i shkaterron asgje tjeter perveç kohes, grupet e ndryshme te Ehli Kitabit, mendonin se do te kete vetem ringjallje shpirterore, por jo edhe fizike.

Prandaj si kunderpergjigje ndaj ketyre kunderthenieve te palogjikshme te tyre, Allahu sjell kercenimin e Tij hyjnor ne ajetet 4 dhe 5 te po kesaj kaptine:

كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ ثُمَّ كَلاَّ سَيَعْلَمُونَ" Jo, mos te pyesin sepse ata sigurisht nje dite do ta kuptojne, Dhe, gjithsesi bindshem do ta kuptojne se ringjallja dhe Dita e Gjykimit jane realitet”

Tefsirologet me eminente gjate komentimit te ketyre dy ajeteve, thone se pjeseza" kel-la”, paraqet nje kercenim te hapur ndaj atyre qe mohojne ringjalljen dhe nuk besojne ne fuqine e Allahut.

Madheshtia e mrekullise stilistike kuranore riperseritet ne ajetin 5, ku riperseritet kercenimi, por tash edhe me fuqishem dhe me ashper:

ثُمَّ كلاَّ سَيَعْلَمُونَ" Dhe, gjithsesi bindshem do ta kuptojne se ringjallja dhe Dita e Gjykimit jane realitet", qe do te thote se ate qe ju, o pabesimtare, e mohoni, do ta perjetoni patjeter.

Disa te tjere mendojne se ajeti i 4-t:

Jo,mos te pyesin sepse ata sigurisht nje dite do ta kuptojne”, ka te beje me besimtaret qe do ta kuptojne se ajo qe e besuan ne lidhje me vdekjen dhe ringjalljen, vertet u be realitet, kurse ajeti i 5-te" Dhe, gjithsesi bindshem do ta kuptojne se ringjallja dhe Dita e Gjykimit jane realitet", nenkupton pabesimtaret qe e mohuan kategorikisht ringjalljen pas vdekjes, dhe ky moment do te jete ballafaqimi me i hidhur i tyre me te verteten qe e kundershtuan haptazi.

Dijetari i mirenjohur bashkekohor, Sha’raviu, ne lidhje me ajetin e 4-te:

Jo, mos te pyesin sepse ata sigurisht nje dite do ta kuptojne”, thote" Te gjithe njerezit, besimtare ose pabesimtare, ne momentet e dorezimit te shpirtit, pra para vdekjes, do te ndeshen me nje bote tjeter te panjohur per ta, bote e cila deri atehere ka qene imagjinative, i shohin melaiket e Allahut, shohin vendin se ku do te qendrojne ne jeten e Berzahut etj jeten ne varreza, nje jete ne mes kesaj jete dhe ringjalljes ne te cilen nuk mbreterojne ligjet e kohes. Ne lidhje me kete, Allahu xh. sh. ne Kur’an thote:" I thuhet Ti ishe ne nje huti nga kjo dite Ne ta hoqem perden para syve tu dhe tash ti sheh shume mprehte”. Kaf, 22.

Do te thote aty per aty njeriu kalon ne nje dimension te ri te jetes. Besimtaret e vertete, te qete dhe me nje prehje shpirterore presin shperblimin e merituar gjate jetes ne Berzah, kurse pabesimtaret do t’i kaploje tmerri e llahtari, sepse iluzionet e tyre se pas vdekjes me nuk do te kete as jete e as ringjallje, do te shemben ashtu siç shembet keshtjella prej reres. Te dyja grupet do ta shohim me syte e tyre kete realitet, i cili tashme eshte bere" ajnul jekiin- pamje e sigurt”, qe me pare ne jeten e kesaj bote per ta ishte vetem" Ilmul jekiin-dije e sigurt”, kurse ajeti i peste:" Dhe, gjithsesi bindshem do ta kuptojne se ringjallja dhe Dita e Gjykimit jane realitet"

flet per momentin kur pabesimtaret pas dhenies se llogarise, do te hidhen ne zjarrin e Xhehennemit, dhe do ta kuptojne bindshen edhe nje here se ishin ne nje humbje te vertete, dhe tash i pret perjetimi fizik i denimit qe do ta shijojne, dhe kjo tashme eshte" hakkul jekiin-e vertete e sigurte” nje realitet perjetues me te gjitha gjymtyret”.

أَلَمْ نَجْعَلِ الأَرْضَ مِهَادًا وَالْجِبَالَ أَوْتَادًا وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًا وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ لِبَاسًا وَجَعَلْنَا النَّهَارَ مَعَاشًا 6. A nuk e beme Ne token si shtroje te pershtatshme per jete, 7. Dhe a nuk i beme-ngulitem kodrat sikur shtylla perforcuese ne toke? 8. Ne u krijuam juve ne çifte. 9. dhe gjumin tuaj jua beme per pushim. 10. dhe naten jua beme mbulese si rrobat. 11. ndersa diten e beme per gjallerim”. En-Nebe’e, 6-11

Ne vazhdim te kaptines, i Lartmadherishmi, per t’i bindur te gjithe ata qe mohojne momentin e kataklizmes dhe ringjalljen, d.t.th." Lajmin e madh” per te cilin kane mendime te ndryshme kunderthenese, ua rikujton dhuntite e Tij per njerezimin. Te gjitha keto te mira te panumerta, deshmojne qarte se pabesimtaret–mohuesit jane ne humbje te madhe, perderisa nuk besojne se te gjitha keto argumente flasin per nje te vertete te madhe qe do te ndodhe.

Karakteristike e veçante e ketyre ajeteve qe jemi duke i komentuar, eshte se ato flasin per argumente te ndjeshme te prekshme, argumente lendore, me te cilat nderlidhet jeta jone e perditshme. Keto ajete jane nje sheti e shkurter ne kete ekzistence me pamje e tablo te ndryshme; jane ajete te cilat ne forme pyetjesh flasin, deftojne dhe ne te njejten kohe argumentojne ; jane ajete qe zgjojne ndergjegjen dhe zemren e fjetur nga intrigat e shejtanit ; jane ajete qe rikthejne freskine ne arsyen e njerezve qe te kuptojne se kush jane ata ne te vertete, perse jane ne kete bote, perse jetojne, perse duhet te vdesin? etj…

أَلَمْ نَجْعَلِ الأَرْضَ مِهَادًا 6. A nuk e beme Ne token si shtroje te pershtatshme per jete.

Toka si nje nder nente planetet e sistemit tone diellor, megjithese shume e vogel, ne krahasim me planetet e tjere ne kete gjithesi, prapeseprape eshte me e dashura dhe me terheqesja per ne. A thua perse? Ç’rendesi ka ajo per ne?

Pergjigja e vetme eshte se toka eshte" nena, shtepia dhe foleja jone”. Nga elementet e kesaj toke u krijuam, ne kete toke u lindem, ne te do te vdesim dhe po nga kjo toke do te ringjallemi perseri, siç thote i Plotfuqishmi Allah ne Librin e Tij te shenjte:

Ne prej saj tokes ju krijuam, ne te do t’ju kthejme perseri, dhe prej saj do tju nxjerrim edhe nje here”. Ta Ha, 55

Ne kete toke filloi jeten e vet raca njerezore, ne kete toke Allahu xh.sh. dergoi shpalljet hyjnore nepermjet te derguarve te Tij besnike. Ne te, per here te pare ra ne sexhde balli i njeriut-Ademi a.s., dhe, ne te, do te jehoje deri ne momentet e fundit te kesaj ekzistence–fjala" Allahu ekber, la ilahe il-lall-llah–Allahu eshte me i Madhi, s’ka zot perveç Allahut”, sepse ky eshte Vullneti i Krijuesit tone, i Lartesuar dhe i zhveshur qofte nga çdo e mete.

Dhe, kete toke Allahu e beri te pershtatshme per jetesen tone, e beri tamam sikur djep ne te cilin pushon dhe fle foshnja. Ky zaten eshte edhe njeri prej kuptimeve te ketij ajeti. Mu per kete arsye Allahu xh.sh. u drejtohet mohuesve ne forme pyetjeje:" A nuk e beme Ne token si shtroje te pershtatshme per jete”

Dihet se pozita e volitshme e tokes ne radhitjen planetare ne kuader te sistemit diellor ka bere qe ajo vertet te jete e pershtatshme per jetese. Nuk eshte as shume afer diellit ne menyre qe ne te mbreterojne temperatura te larta tropike, te cilat do ta benin avullimin e ujit neper oqeane me se do te pamundesohej jeta ne te, po nuk eshte as fort larg tij ne menyre qe nga temperaturat e uleta, toka dhe oqeanet te shnderroheshin ne akullnaja ne te cilat kushte, jeta do te ishte prape e pamundshme. Por deshi i Madhi Zot qe toka te jete ne pjerrtesine vertikale prej 23.5 shkallesh, e cila i mundeson jeten dhe gjallerine e nje bote te tere organike dhe inorganike, nje bote dhe nje natyre te shumellojshme te flores dhe faunes, te cilen mund ta hasim ne çdo hap ne kete toke.

Pastaj Allahu xh.sh. thote:

وَالْجِبَالَ أَوْتَادًا 7. Dhe a nuk i beme-ngulitem kodrat sikur shtylla perforcuese ne toke?.

A thua çsynohet me kete ajet? Perse Allahu xh.sh. na sjell si shembull kodrat? Ç’rendesi kane ato per ne dhe pergjithesisht per token si planet?

Tash, vetem tash vone, ne kete shekull, pasi njeriu arriti lartesite qiellore me anen e fluturakeve te ndryshme, raketave e sateliteve, arriti te fotografoje dhe te studioje formen dhe relievin e vertete te tokes. U vertetua me saktesi e verteta e madhe kuranore edhe nga profesoret me eminente te gjeologjise, se kodrat vertet jane nje element perforcues dhe ekuilibrues ne toke. Ata vertete u impresionuan nga keto te dhena kuranore qe para 14 shekujsh.

Te shohim se çthote Allahu xh.sh. per kodrat:

-" Kurse kodrat i perforcoi”. En-Naziat, 32 -" Dhe a nuk i beme-ngulitem kodrat sikur shtylla perforcuese ne toke”. En-Nebe’e, 7 -" Dhe Ai vuri kodra te forta ne toke, ashtu qe ajo te mos lekundet me ju” En-Nahl, 15

Keto ajete, te tilla ne Kur’an ka te shumte, japin te kuptojne se nje prej mrekullive te Allahut ne kete toke, jane edhe kodrat dhe ndertimet e tyre te jashtme te brendshme.

Meqe shkenca tash vertetoi se pothuaj ne te njejten mase sa jashte secila koder ka rrenjet dhe bazamentin e vet mbeshtetes nen dhe, del se fjalet e Allahut vertet jane nje mrekulli e perjetshme. A thua deri para pak kohesh, ka mundur kush te perfytyronte se kodrat e medha qe i shohim ne forme gungash dhe ne forma te tjera mbi siperfaqen e tokes, kane pothuajse te njejten shtrirje ne brendine e tokes, te cilen shkencetaret e quajne rrenje, kurse Kur’ani e quan shtylle-bazament. Vete Allahu xh.sh. ne menyre shume te thjeshte e praktike u sjell njerezve argumente nga gjerat qe jane ne kontakt me te çdo dite. Fjala" veted-evtad” do te thote kunja-shtylla apo bazamanet qendror mbi te cilin ngrihet tenda çadra, ne menyre qe te kuptohet me lehte nga njerezit se edhe kodrat e kane rolin e tyre ekuilibrues dhe te baraspeshimit per token, qofshin ato kodra kontinentale apo oqeanike.

وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا 8. Dhe Ne ju krijuam ne çifte”

Keto fjale te Allahut qe ne te njejten kohe deftojne per mrekulline krijuese te Tij, qe çdo gje ne kete ekzistence ta krijoje ne çift, jane terheqje e verejtjes ndaj mohuese te Dites se Gjykimit, se Ai qe ju krijoi ne çift per t’u shumezuar pa qene fare, Ai edhe ju vdes dhe e ju ringjall perseri!

Allahu xh.sh. deshiroi qe ne rregullin e gjithmbarshem te gjithesise te mos kete mangesi dhe disharmoni, deshiroi qe kjo gjithesi te jete e denje per Madheshtine, Forcen dhe Kreativitetin e Krijuesit. Ky eshte nje manifestim i hapet i fuqise absolute te Allahut xh.sh., ne ligjet e kesaj ekzistence. Nje manifestim i tille i kesaj fuqie eshte edhe krijimi ne çifte i çdo gjeje, perveç melaikeve ne kete Univers.

Po te marrim shembull edhe therrmijen me te vogel te atomit, si gjene me te imte ne kete gjithesi, te cilen tash per tash e njohim, do te shohim se brenda vete kesaj therrmije atomike ekzistojne protonet dhe neutronet, pozitive e negative, te cilat se bashku formojne teresine e atomit. Po i njejti proces manifestohet ne boten organike dhe ate inorganike, kurse krijimi i njeriut ne çifte eshte nje prej mrekullive te perkryera te Allahut, i Cili beri qe sipas" Ligjit te Shkaqeve”, kontaktit intim midis burrit e gruas, me lejen dhe deshiren e Tij, nga nje bashkim i spermatozoideve te mashkullit me faren e gruas, te lind nje fryt ri njerezor, fryt qe deri ne formesimin e plote dhe daljen ne kete bote kalon neper etapa te ndryshme te cilat Kur’ani i ka pershkruar me nje perpikeri te papare si p.sh. ne kaptinen" El-Mu’minun”:

Per All-llahun, Ne krijuam njeriun prej nje ajke lengu, e nje balte. Pastaj ate ajke - balte e beme e shnderruam pike uji fare ne nje vend te sigurt. Me pas, ate pike uji e beme cope gjaku, e ate gjak te ngurte e beme cope mishi, e ate cope mishi e shnderruam ne eshtra, edhe eshtrave ua veshem mishin, pastaj ate e beme krijese tjeter me shpirte. I larte eshte All-llahu, me i miri Krijues!” El-Mu’minun, 12-14 وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًا 9. Dhe gjumin tuaj jua beme per pushim.”

S’ka dyshim se gjumi eshte nje nder argumentet me bindese qe deshmon ekzistimin e Zotit. Per kete Allahu xh.sh. thote ne Kur’an:

Nga argumentet e Tij eshte edhe gjumi juaj naten dhe diten, edhe perpjekja juaj per te fituar nga te mirat e Tij. Ne kete ka argumente per popullin qe degjon”. Er-Rrum, 23

Dihet se gjumi eshte nje nevoje e domosdoshme per te gjitha qeniet e gjalla. Nese ndonje njeri a krijese privohet apo pengohet per gjume, nuk mund te perballoje dot ritmin e pandalshem te jetes.

Gjumi a te fjeturit eshte permendur disa here ne Kur’an, ne menyre qe te vihemi ne dijeni se ai eshte argument dhe shenje nga Allahu xh.sh. Fjala" subata”–" sebtun” ne gjuhen arabe d.t.th. shkeputje, vdekje, nderprerje nga aktivitetet e dites jetes, per nje kohe te caktuar, ne menyre qe qelizat tona trupore te kene kohe te mjaftueshme per rifreskim.

Me keto kuptime ka ardhur ne disa vende ne Kur’an si:

-" Dhe kur Ai ju kaploi me nje kotje gjume qe ishte siguri qetesim per ju nga ana e Tij”. El-Enfal, 11 -" Mandej, pas asaj tronditjeje te rende, Ai ju leshoi sa per qetesim, nje kotje gjumi te lehte qe i kaploi nje grup prej jush”. Ali Imran, 54

Dihet se gjumi eshte edhe nje vdekje e vogel, e cila mund te krahasohet me te ashtuquajturen" vdekje klinike” per se edhe i Gjithemeshirshmi na njofton, kur thote:

Ai eshte qe ju ve ne gjume naten ju vdes naten dhe e di ç’keni vepruar diten, pastaj ju ngjall-zgjon ne te diten deri ne afatin e caktuar vdekje”. El-En’am, 60

dhe:

All-llahu i merr shpirtat kur eshte momenti i vdekjes se tyre i vdekjes se trupave te tyre, edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur, e atij qe i eshte caktuar vdekja e mban nuk e kthen, e ate tjetrin qe nuk i eshte caktuar vdekja, por eshte ne gjume, e leshon te kthehet deri ne afatin e caktuar. Vertet, ne keto ka argumente per nje popull qe mendon.” Ez-Zumer, 42

Shikuar nga kendveshtrimi shkencor, shkencetaret ende nuk kane arritur te deshifrojne saktesisht fshehtesine hyjnore te gjumit, por ne baze te shume eksperimenteve ne laboratoriume shkencore, gjumin e kane ndare ne 5 etapa:

Etapa e pare – eshte etapa e hyrjes graduale ne gjume dhe perfshin 2 deri ne 5 % te kohes se gjumit. Etapa e dyte – eshte etapa e gjumit te lehte – jo te thelle, dhe perfshin rreth 50 % te kohes se gjumit. Etapa e trete dhe e katert – jane etapat e gjumit te ngadalshem, te thelle, te qete te zakonshem. Keto dy etapa te gjumit prehes e qetesues perfshijne 20 % te kohes se gjumit. Etapa e peste – eshte etapa e gjumit te thelle, e shoqeruar me endrra dhe levizje, ose gjume i çudtishem, sepse ai qe fle, gjate etapes se gjumit me endrra, edhe pse eshte ne gjume tejet te thelle, levizjet e frymemarrjes, te gjakut dhe te syve i ka pothuajse si te ishte zgjuar. Mbase i tille do te kete qene ndoshta edhe gjumi i banoreve te shpelles As’habul kehf. "Do te mendoje se ata jane te zgjuar, e ata ishin ne gjume" El-Kehf, 18.

Kjo etape e gjumit perfshine 25 % te gjumit.

Me nje fjale, gjumi eshte dhunti e Allahut per njeriun, qe ai te ç’lodhet fizikisht po edhe shpirterisht nga veshtiresite e jetes.

وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ لِبَاسًا.وَجَعَلْنَا النَّهَارَ مَعَاشًا. 10. Dhe naten jua beme mbulese si rrobat. 11. ndersa diten e beme per gjallerim.

S’ka dyshim se nga shenjat e medha te Allahut ne kete toke jane dita dhe nata. Pas nje dite te kaluar ne punet e zakonshme, eshte shume e natyrshme qe njeriu te lodhet, keshtu qe trupi dhe mendja e tij kane nevoje per çlodhje. Nata e ka kete cilesi, te cilen Allahu xh.sh. e krahason me mbulese libas, ku njeriu merr pjesen e merituar te pushimit dhe freskimit per te vazhduar punen e tij qysh me agimin e pare te mengjesit.

Ketu duhet theksuar se, nese njeriu ne kete bote punon e vepron sipas programit te perkryer hyjnor, vertet do ta shijoje embelsine e jetes, pushimin e nates dhe gjallerine e dites.

Besimtari i vertete qysh para lindjes se diellit zgjohet nga gjumi, falenderon Allahun i Cili e ringjalli nga vdekja e vogel gjumi, ashtu siç ka vepruar gjithmone i Derguari i Allahut, kur thoshte:" Falenderimi i qofte Allahut, i Cili na ngjalli pasi ne beri te vdekur ne gjume dhe vetem tek Ai eshte ringjallja” Transmetojne Buhariu dhe Tirmidhiu.

Pastaj merr abdest dhe fale namazin e sabahut duke e lutur Allahun e Plotefuqishem qe t’i jape nga miresite e Tij gjate asaj dite. Dhe ai vazhdon punen dites, tregton, punon dhe i lutet prape Allahut duke falur namazin e drekes. Pas nje rishikimi te asaj qe ka punuar, vjen koha e ikindise, qe njeriu te falenderoje Allahun edhe nje here sepse i mundesoi edhe nje dite jete, pune e fitimi hallall. Dalngadale nata shtrin flatrat e saj mbi toke per ti zene vendin dites, dhe, pas tere kesaj, Allahu deshiroi qe nata te jete nje mbulese dhe çlodhje per njeriun:" Dhe naten jua beme mbulese per çlodhje”, sepse dita qe shkoi, ishte gjalleri e pune e vazhdueshme, per te cilen Allahu xh.sh. thote:" Dhe diten e beme per gjallerim”.

Ky eshte sistemi i perkryer i orarit te jetes se njeriut ne kete toke, te cilen Allahu e beri te pershtatshme e komode per jete, me te gjitha predispozitat dhe kushte e nevojshme.

Dhe, me gjithe keto fakte e argumente, ka ende te tille qe nuk besojne Allahun e as ringjalljen, veçse mrekullite dhe argumentet e Allahut per t’i bindur mohuesit nuk kane te sosur…

وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًا شِدَادًا وَجَعَلْنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا وَأَنزَلْنَا مِنْ الْمُعْصِرَاتِ مَاءً ثَجَّاجًا لِنُخْرِجَ بِهِ حَبًّا وَنَبَاتًا وَجَنَّاتٍ أَلْفَافًا 12. Dhe Ne kemi ndertuar mbi ju nje shtateshe te forte. 13. dhe kemi vene ndriçuesin qe flakeron. 14. Ne prej reve te shtrydhura kemi leshuar shi te madh. 15. qe me te rrisim drithera e bime. 16. dhe kopshte te dendura pale mbi pale.” En Nebe’e, 12-16

Ne Kur’an ka ajete te shumta te cilat vazhdimisht provokojne mendjen njerezore, duke e nxitur ate qe keto argumente te panumerta te Allahut ne kete ekzistence, t’i studioje ne menyre serioze e shkencore, sepse fjala e Allahut xh.sh. kurrsesi nuk mund te vije ne kundershtim me te vertetat e mirefillta shkencore.

Nese e analizojme vetem pak ajetin 53 te kaptines Fussilet:

Ne do t’ua mundesojme atyre mohuesve qe te sodisin argumentet tona ne horizonte te hapesirave qiellore po edhe ne vetveten e tyre, derisa t’u behet e qarte se ky Kur’an eshte i vertete dhe i zbritur nga i Gjithefuqishmi”, do te kuptojme se provokimi hyjnor mbetet aktual per çdo brez a gjenerate te njerezimit, andaj nuk eshte aspak i rastit fakti se ne vazhdim te kaptines" En Nebe’e”, i Lartmadherishmi thote وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًا شِدَادًا 12. Dhe Ne kemi ndertuar mbi ju nje shtateshe te forte.

Te gjithe komentatoret e Kur’anit, pa dallim, jane te mendimit se fjala" shtateshe e forte" simbolizon shtate pale qiej, do te thote qiellin, te cilin Allahu xh.sh. e ka ngritur-ndertuar mbi ne sikur te ishte ndonje pullaz-ombrelle. Ai ne Kur’an thote:

Qiellin ua kemi bere kulm te sigurt, por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve.”El-Enbija 32

Fjala qiell me te gjitha derivatet dhe format e saj ne Kur’an eshte permendur 298 here. Ne Kur’an fjala qiell me keto sinonime te shtateshit ka ardhur edhe ne disa vende te tjera, si p.sh.:

-" Ne krijuam mbi ju shtate pale qiej dhe nuk jemi te pakujdesshem ndaj asaj qe krijuam”. El- Mu’minun, 17 -" All-llahu eshte Ai qe krijoi shtate pale qiej dhe prej tokes aq sa ata…” Et Talak, 12 -" Ai eshte qe krijoi shtate qiej pale mbi pale…” El-Mulk, 3. -" A nuk e keni pare se si All-llahu krijoi shtate pale qiej ne kate." Nuh, 15. -" Ai All-llahu eshte qe per ju krijoi gjithçka ka ne toke, pastaj vullnetin e Vet ia drejtoi qiellit dhe i persosi ata shtate qiej. Ai eshte i Gjithedijshmi per çdo gje”. El Bekare, 29 -" Dhe ata i krijoi shtate qiej brenda dy diteve dhe secilit qiell i caktoi ate qe i nvojitej. Qiellin me te afert te dynjase Ne e stolisem me yje ndriçuese dhe e beme te mbrojtur. Ky eshte caktim i te plotfuqishmit, i te Dijshmit”. Fussilet, 12, etj…

Sa i perket ajetit ne fjale" Ne kemi ndertuar mbi ju nje shtateshe te forte”, ne vetem mund te supozojme se keta shtate qiej mund te jene shtate tufa galaktike te sistemit tone diellor, ose mund te kene ndonje lidhje te afert me sistemin tone diellor. Ne banoret e tokes bejme pjese ne galaktiken" Rruga e Qumeshtit” e cila ka lidhje te ngushte me disa galaktika te tjera, si M-31, VIRGO, pastaj me tufen galaktike te ANDROMEDES, etj.

Supozohet se ne kete gjithesi mund te kete perafersisht mbi 100 miliarde galaktika dhe secila perbehet perafersisht nga 100 miliarde yje. Ne çdo galaktike ka ndoshta edhe po aq planete sa edhe yje, qe me numrin e shifrave do te thote: 1011 x 1011 = 1022 ose 10 miliarde bilione yje dhe planete.

Vetem galaktika jone" Rruga e Qumeshtit” supozohet te kete mbi 200 miliarde yje madhesish te ndryshme, levizja te cileve karakterizohet per nje elegance dhe graciozitet te mrekullueshem.

Allahu xh.sh.ne Kur’an thote:

Vertet, Ne kemi stolisur qiellin me te afert te dynjase me bukurine e yjeve.” Es-Safat, 6" Ne, ne qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe ate qiellin me te afert te dynjase e kemi zbukuruar per ata qe e shikojne me vemendje.” El-Hixhr, 16" Ne, qiellin me te afert e kemi zbukuruar me kandila yje ndriçuese” El Maide, 5

Mirepo se çfare ka synuar ne te vertete Allahu xh.sh., me fjalet" shtateshe te forte”, ne nuk mund ta dime dhe kjo mbetet ne dijen absolute te Allahut xh.sh.

Nga ajeti ne fjale vetem mund te kuptojme se keta qiej kane nje ndertim te forte dhe se bukuria e tyre defton per mrekulline e krijimit, por qe tere kjo hapesire qiellore mbi ne, kjo" shtateshe e forte” qiellore ka lidhje te ngushte me jeten e njeriut ne kete toke, deshmon shume qarte ajeti ne vazhdim, ku Allahu xh.sh. thote:

وَجَعَلْنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا 13. Dhe kemi vene ndriçuesin qe flakeron.

Allahu xh.sh. e beri jeten ne toke te pershtatshme, sepse parapergatiti te gjitha kushtet e nevojshme te domosdoshme per nje gje te tille. Padyshim, Dielli si ylli qendror i sistemit tone diellor, eshte burim i energjise dhe pa driten e nxehtesine e tij, jeta ne toke do te ishte e pamundur.

Dielli nuk eshte asgje me teper se nje yll qe jep drite, nxehtesi dhe energji. Mu per kete arsye Allahu xh.sh. per te thote:" Dhe kemi vene ndriçuesin qe flakeron”.

Fjala" siraxh” do te thote" diçka qe jep drite e shkelqim”, kurse" vehhaxh” do te thote" diçka qe jep edhe drite po edhe nxehtesi-energji”.

Nga kendi i shkences se astronomise shohim se Dielli perbehet nga hidrogjeni, gazi i lenget dhe heliumi. Nga e tere masa e sistemit diellor, Dielli perben 99.86%, kurse masen tjeter, 0.14% e perbejne nente planetet e tjere te sistemit diellor, natyrisht perfshire ketu edhe satelitet e tyre, etj. Sigurisht kjo mase kaq e madhe, dhe ky gravitacion kaq i fuqishem i Diellit i ka" roberuar” – detyruar 9 planetet e Sistemit diellor: Token, Marsin, Veneren, Merkurin, Saturnin, Jupiterin, Neptunin, Uranin dhe Plutonin qe neper shtigje spirale te sillen-rrotullohen rreth tij. Toka, planeti yne, nje levizje te tille rreth Diellit e kryen per 365 dite.

Sipas shkencetareve, jeta e Diellit numeron mbi 5 miliarde vjet. Siperfaqja e tij eshte mbi 12 mije here me e madhe se ajo e Tokes. Masa e tij eshte 333.000 here me e madhe se e Tokes. Largesia midis Diellit dhe Tokes eshte 150 milione km., kurse rrezja e drites se Diellit deri ne Toke arrin per 8 minuta e 20 sekonda.

Me nje fjale, po te mos kishte diell, nuk do te kishte as jete ne toke, por krahas diellit, botes organike dhe inorganike u nevojitet edhe nje komponent tjeter i rendesishem pa te cilin nuk do te kishte mundesi te zhvillohej procesi jetesor. Ky komponent kaq i nevojshem eshte UJI.

Ja pra se si i nderlidh i Gjithefuqishmi Allah keto dy komponente, kur ne vazhdim te kaptines thote:

وَأَنزَلْنَا مِنْ الْمُعْصِرَاتِ مَاءً ثَجَّاجًا 14. Ne prej reve te shtrydhura kemi leshuar shi te madh.

Pra, krahas drites dhe nxehtesise se Diellit, gjallesave te gjalla si dhe botes bimore, patjeter u nevojitet edhe uji, te cilin Allahu xh.sh. perveç burimeve te ujit qe gjenden ne brendi te Tokes. ate e leshon edhe nga qielli nepermjet reve,

Se per ç’arsye Allahu xh.sh. ka nderlidhur ajetin ku flet rreth Diellit dhe reve qe leshojne shi, sot, pas shume zbulimeve shkencore, nuk eshte e veshtire ta kuptojme. Shkenca na meson se ne kete rast kryhet nje proces natyror, ai i avullimit te ujit nga lumenjte, detet dhe oqeanet, qe pastaj te kondensohet lart ne re, te cilat pastaj i bartin ererat andej e kendej dhe e shkundin ujin qe gjendet ne to.

Kur jemi tek rete dhe tek procesi i renies se shiut, te shohim se ç’thote Allahu xh.sh. ne disa ajete kuranore:

A nuk ke pare se si All-llahu drejton rete, pastaj i bashkon, i ben grumbull ato dhe atehere e sheh shiun se si rrjedh prej tyre” En-Nur, 43

pastaj:

All-llahu eshte Ai qe i leshon ererat, e ato i lekundin rete dhe Ne i derdhim ato ne nje vend te thate dhe me ate ujitje e ngjallim token pas vdekjes se saj. Ja, keshtu eshte ringjallja.” Fatir, 9

dhe:

All-llahu eshte Ai qe i leshon ererat, e ato lekundin rete dhe Ai i shtrine lart si te doje, i ben ato edhe te ndara ne pjese, dhe permes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia leshon ate kujt te doje prej roberve te vet, qe, ata gezohen.” Er-Rrum, 48

Por t’i kthehemi edhe nje here fjales se ajetit:" el mue’sirat”. Fjala" I’esar” – muassar-mue’sir”, ne aspektin terminologjik do te thote shtrydhje, e kjo do te thote reja qe leshon shi pas bashkedyzimit dhe pas zbrazjes se therrmijave elektrike, pozitive e negative, do te thote pas" shtrydhjes se saj -" I’sar”, ajo mund te leshoje shi me lejen e Allahut xh.sh.

Dijetaret rreth termit" el mu’sirat” kane dhene keto mendime:

  • Grupi i dyte mendojne se fjala eshte per ererat, te cilat pas fekondimit te reve, e shtrydhin ujet nga rete.
  • Grupi i pare mendojne se fjala eshte per rete qe shtrydhen, do te thote qe leshojne shi, nje mendim qe eshte me i pranueshmi dhe me i sakti.

Nje gje eshte me se e vertete, se gjate procesit te avullimit e deri tek renia e shiut, keto elemente kane gjera te perbashketa dhe jane te nderlidhura ne te njejtin proces. Keshtu, nga ndikimi i rrezeve te diellit, te cilin Allahu xh.sh. e quajti" Kandil flakerues”, behet avullimi i ujit te lumenjve, deteve dhe oqeaneve. Kur ky avull te kete arritur lart, per te marre ftohtesine dhe per t’u kondensuar, vjen roli i ererave, te cilat bartin me vete grimcat e pluhurit, qe permbajne elemente te fekondimit, therrmija pozitive e negative, dhe ky kontakt perfundon me zbrazjet elektrike. Pas kesaj, ererat, po ashtu me lejen e Allahut, i bartin keto re te fekonduara atje ku Allahu deshiron, dhe shiu bie.

Ne lidhje me kete Allahu xh.sh. thote:

Ne i leshojme ererat mbaresuese, e nga qielli rete leshojme shi dhe ate jua japim ta pini, po ju nuk mund ta ruani ate”. El-Hixhr, 15" Edhe Ai eshte qe i leshon ererat myzhde ne prag te meshires se Tij shiut dhe Ne leshuam prej qiellit uje te paster.” El-Furkan, 48" Dhe ne te kemi vene kodra te forta te larta dhe ju dhame te pini uje qe jua shuan etjen”. El-Xhinn, 27

Ne vazhdim te kaptines, Allahu xh.sh. pasi krijoi te gjitha kushtet e nevojshme per nje jete te vrullshme organike dhe inorganike ne toke, duke nenshtruar rrezet e diellit, pastaj ujin dhe procesin e tyre te shnderrimit ne shi qe bie prej reve si meshire prej Allahut xh.sh., na ben me dije se rezultat i tere ketij procesi zinxhiror, i cili vertet deshmon per mrekulline krijuese te Tij, eshte kultivimi i bimeve dhe fryteve te ndryshme per te miren e botes njerezore dhe asaj shtazore:

لِنُخْرِجَ بِهِ حَبًّا وَنَبَاتًا. وَجَنَّاتٍ أَلْفَافًا 15." Qe me te rrisim drithera e bime. 16. dhe kopshte te dendura pale mbi pale.”

Ketu patjeter duhet te ndalemi nje çikez dhe te meditojme per mrekulline dhe precizitetin e papare te kesaj shprehjeje kuranore.

Keto fjale s’mund te jene te ndonje mendjeje njerezore, por vetem te Krijuesit te gjithesise, i cili flet per nje proces te natyrshem, ku se pari permend faren-kokrren, e cila duhet te mbillet per te dale pastaj mbi toke e per te dhene fryte, qofshin ato bime ose peme, e pastaj kur keto peme te rriten, ato, me deget e tyre pale-pale formojne kopshte te dendura.

Te gjitha keto fakte dhe argumente te pamohueshme te cilat i prezantoi i Gjithefuqishmi deshmojme qe kjo ekzistence e ka Krijuesin e vet dhe se kesaj gjithesie me lejen e Allahut nje dite do t’i vie fundi. Nuk ka dyshim se Ai qe beri token te pershtatshme per jete dhe kodrat si shtylla dhe qe na krijoi ne qifte duke na bere gjumin pushim, naten mbulese e diten gjallerim, duke ngritur mbi ne shtate pale qiej dhe ne qiellin e kesaj toke vendosi diellin si kandil ndriçues dhe beri qe prej reve te leshoje shi me te cilin rriten dritherat e bimet dhe kopshtet e dendura pale mbi pale, Ai nje dite, ata qe mohuan Diten e Gjykimit do t’i ballafaqoje me ate dite te llahtarshme, dite e cila shume shpejte do te vie sepse eshte dite e percaktuar.

إِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ كَانَ مِيقَاتًا يَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّورِ فَتَأْتُونَ أَفْوَاجًا وَفُتِحَتْ السَّمَاءُ فَكَانَتْ أَبْوَابًا وَسُيِّرَتْ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتْ مِرْصَادًا لِلْطَّاغِينَ مَآبًا لَابِثِينَ فِيهَا أَحْقَابًا لَا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرْدًا وَلَا شَرَابًا إِلَّا حَمِيمًا وَغَسَّاقًا جَزَاءً وِفَاقًا إِنَّهُمْ كَانُوا لَا يَرْجُونَ حِسَابًا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا كِذَّابًا وَكُلَّ شَيْءٍ أَحْصَيْنَاهُ كِتَابًا فَذُوقُوا فَلَنْ نَزِيدَكُمْ إِلَّا عَذَابًا 17." S’ka dyshim se Dita e Gjykimit eshte caktuar. 18. Eshte dita qe i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe. 19. dhe qielli hapet e behet dyer-dyer. 20. dhe kodrat shkulen e behen pluhur si vale rrezesh-fatamorgane. 21. E Xhehennemi eshte ne prite ne pusi. 22. eshte vendstrehim i arroganteve. 23. aty do te mbesin per tere kohen pa mbarim. 24. aty nuk do te shijojne as freskim, as ndonje pije.” 25. perveç uje te vale e qelbesire. 26. si ndeshkim i merituar. 27. Ata ishin qe nuk pritnin se do te japin llogari. 28. dhe argumentet Tona i pergenjeshtruan me kembengulje. 29. ndersa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim te sakte. 30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’ju shtojme tjeter veçse vuajtje.” En Nebe’e, 17-30 إِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ كَانَ مِيقَاتًا 17. ”S’ka dyshim se Dita e Gjykimit eshte caktuar.

Kjo dite dhe Lajmi i Madh per te cilin pabesimtaret ishin ne kundershti, eshte dite e caktuar dhe ka afat te prere nga ana e Allahut xh.sh. Dhe, ja tash i Gjithefuqishmi i paralajmeron per momentin me te veshtire per ta, qe do te ballafaqohen me veprat e tyre para Allahut xh.sh.

Tmerri i kesaj dite do t’i dezorientoje te pafete, te cilet nuk besonin se nje gje e tille fare do te ndodhe. Ata ne jeten e kesaj bote, madje sa ishte gjalle edhe vete i Derguari i Allahut, me nje ironi dhe sarkazem pyesnin:

Dhe thoshin kur do te vije jete ai premtim me te cilin na kercenoheni nese jeni te drejte ne ate qe flisni” Jasin, 48

Dhe ja qe tash Allahu xh.sh. keta njerez te ligj do t’i ballafaqoje me kete dite te lemeritshme, sepse tek i Gjithepushtetshmi çdo gje eshte e percaktuar, dhe, nuk vonon e premtimi dhe kercenimi i Tij behen realitet.

Kiameti apo Kataklizma e pergjithshme, ne Kur’an eshte permendur ne shume vende dhe me shume emra. Sa per ilustrim do t’i cekim vetem disa prej tyre:

Jevmul Kijameh - Dita e Ringjalljes e Ngritjes nga varret, Jevmul Ahir - Dita e Fundit, Es-Sa’atu - Momenti, Jevmul Ba’thi - Dita e Ringjalljes, Jevmul Fasli - Dita e Ndarjes e Gjykimit, Jevmul Veiid - Dita e Premtuar per realizimin e kercenimit, Jevmul Hashr - Dita e Tubimit, etj., Komentatoret e Kur’anit kane numeruar mbi njeqind emra te kesaj dite dhe ketij momenti te veshtire te tmerrshem.

Kjo eshte dite e caktuar, dite e ndarjes se çeshtjeve te njerezve ne baze te veprave te punuara ne kete bote, dite kur ata do te shperblehen per te mirat e tyre dhe do te ndeshkohen per te keqijat e tyre.

Se kur do te vije saktesisht ky moment, kete nuk mund ta dije askush pos Allahut te Gjithedijshem, por dihet qe kjo dite perveç te tjerash dallohet per nje karakteristike te veçante qe eshte:

يَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّورِ فَتَأْتُونَ أَفْوَاجًا 18. Eshte dita qe i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe.

Kjo hapesire ne te cilen jemi duke jetuar, e mbushur perplot gjalleri dhe me krijesa nga me te ndryshmet, disa prej te cilave i shohim e disa nuk i shohim, te cilat jane ne levizje te perhershme dinamike, do te mbetet keshtu deri ne diten kur Allahu xh.sh. do t’i zhduke te gjitha gjallesat, me perjashtim te atyre qe do Ai te mos vdesin:

Dhe i fryhet Surit dhe bie e vdekur ç’ka ne qiej dhe ç’ka ne toke, perveç atyre qe do Allahu te mos vdesin, pastaj i fryhet atij heren tjeter, kur qe, ata te ngritur presin urdhrin e Zotit” Ez-Zumer, 68

Fryrja ne Sur, e cila permendet ne ajetin qe jemi duke e komentuar, eshte fryrja e dyte pas asaj te pares, me te cilen sinjalizohet fillimi i kataklizmes se pergjithshme, e cila zgjat shume shkurt, ndoshta vetem per disa çaste, kur do te shkaterrohet çdo gje ne kete ekzistence.

Çdo gje qe eshte ne te toke eshte e zhdukshme, e do te mbetet vetem Zoti yt qe eshte i madheruar dhe i nderuar.” Er-Rahman, 26-27

Sipas te gjithe komentatoreve te Kur’anit, fryresi ne Sur eshte nje prej kater melekeve te medhenj-Israfili a.s., i cili eshte i ngarkuar me kete detyre nga ana e Allahut xh.sh. Kete e verteton edhe dijetari i madh Ibn Haxher el Askelani, i cili thote:" Eshte e ditur se fryresi i Surit eshte Israfili a.s., per te cilin thote se ekziston Ixhmaja pajtimi i gjithe dijetareve islame.

Ne Mustedrekun e Hakimit qendron transmetimi i Ebu Hurejres r.a. se i Derguari i Allahut s.a.v.s ka thene:" Shikimi i fryresit ne Sur eshte i drejtuar nga Arshi i Allahut, qe kur eshte i derguar autorizuar per te, nga frika se mos urdherohet para se ta largoje shikimin. Syte e tij jane si dy yje flakeruese”

Besimtaret e kishin pyetur te Derguarin a.s. se ç’duhej te thoshin sikur ta perjetonin kete moment. Ai u ishte pergjigjur:" Hasbunallahu ve ni’mel vekil, tevekkelna ala Allahi rabbina”. –" Neve na mjafton Allahu, Ai eshte mbrojtesi me i mire. I jemi mbeshtetur vetem Allahut, Zotit tone”

Dijetaret islame poashtu jane kompakte se Surit do t’i fryhet dy here: heren e pare do te ndodhe vdekja te gjitha gjallesave, ndersa fryrja e dyte sinjalizon ringjalljen te gjitha gjallesave. Ne Kur’an keto dy te fryra jane permendur edhe ne kaptinen En-Naziat ajetet 6-7:

Diten qe vrullshem behet dridhja. Qe pas saj pason tjetra”

Pra fryrja dridhja e pare eshte quajtur Er-Raxhifeh, kurse fryrja dridhja e dyte Er-Rradifeh.

Ne ajetet 49-51 te kaptines Jasin, fryrja e pare eshte quajtur" Es-Sahatu”-" Britma”, ndersa e dyta" Fryrja ne Sur”:

Allahu u pergjigjet Nuk jane duke pritur tjeter veçse se nje britme qe i rremben ata kur jane duke u zene ne mes vetes. E nuk do te mund te lene as porosi vasijet-testament e as te kthehen ne familjet e tyre. Dhe i fryhet" Surit” kur qe, ata duke u ngritur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre”.

Sidoqofte, pas fryrjes se dyte ne Sur, te gjitha krijesat e vdekura do te ringjallen, do te ngrihen nga varret e tyre dhe do te nisen ne Vendtubimin e Madh, per te dale para Allahut xh.sh. Kjo do te jete Dita e Llogarise se pergjithshme, asaj Llogarie te cilen e pergenjeshtruan pabesimtaret dhe mohuan me kryeneçesi edhe ringjalljen.

Se ne ç’vend te kesaj gjithesie do te jete ky tubim madheshtor i mbare njerezimit, ne nuk dijme e as qe mund ta imagjinojme, sepse kjo eshte vetem ne dijen dhe kompetencat te Gjithmeshirshmit.

Ky eshte rrugetimi i fundit i jetes se njeriut, ne te cilen, ne dallim nga etapat e tjera te kaluara te jetes; se pari ne boten e ezelit atomit, pastaj ne jeten e kesaj bote dhe pas saj ne jeten e varrezave berzah, tash nuk ka me vdekje, por vetem amshim dhe perjetesi.

Ate dite njerezit do te vijne grupe-grupe, popuj-popuj, ymmet-ymmet dhe secili do te jete me pejgamberin ose prijesin e tyre, per te dhene llogarine, siç thote Allahu i Lartmadherishem:

kujto Diten kur do te therrasim secilin njeri me prijesin e tyre” Isra’e, 71

Dhe, ne kete dite, te gjithe njerezit do te thirren nje nga nje per te dhene llogarine e veprave te punuara ne kete bote.

وَفُتِحَتْ السَّمَاءُ فَكَانَتْ أَبْوَابًا 19. Dhe qielli hapet e behet dyer-dyer.

Ky ajet tregon per gjendjen e gjithesise ne momentet e kataklizmes. Ky dhe ajeti ne vazhdim tregojne per disa gjera qe do te ndodhin para fryrjes se dyte ne Sur. Permendja e fryrjes se dyte ne Sur para ketyre ndodhive qe do te ndodhin pas fryerjes se pare, jane cekur per hir te madheshtise se momentit te fryrjes se dyte ne Sur si dhe te trishtimit te madh te atij momenti.

Dihet se qielli eshte nje hapesire ne te cilen nuk mund te shohesh ndonje zbrazeti, siç na meson Allahu xh.sh.:" Ne krijimin e Meshiruesit nuk mund te shohesh ndonje kontrast, andaj drejto shikimin tend drejt qiellit se a sheh ndonje çarje zbrazeti? Mandej, here pas here drejto shikimin, e shikimi do te kthehet tek ti i perulur dhe i molisur” El Mulk, 4-5

Por ja qe vjen momenti te ndodhin çrregullimet ne gjithesi dhe çdo gje fillon te shkaterrohet. Qielli çahet dhe" dyert” e tij hapen krah e krah, dhe nga ai fillojne te zbresin melaiket.

Dhe kujto Diten kur do te çahet qielli me anen e nje reje e leshohen engjejt melaiket ne nje menyre madheshtore” Furkan, 25

Mbi gjendjen e qiellit ne keto momente flasin edhe ajetet ne vazhdim:

Kur te pelcase qielli”. Inshikak, 1

dhe:

E kur te çahet qielli”. Infitar, 1

Tere kjo do te thote se do te behet rrenimi i rregullit te gjithmbarshem te gjithesise. Çdo gje fillon te shkaterrohet, ashtu siç ka thene Allahu xh.sh.:

Diten kur toka ndryshohet ne tjeter toke e edhe qiejt ne te tjere qiej, e ata njerezit te gjithe dalin sheshazi para Allahut Nje, Mbizoterues”. Ibrahim, 48

Shenje tjeter e kataklizmes eshte edhe shkaterrimi i kodrave, per se na flet ajeti ne vazhdim i kesaj kaptine:

وَسُيِّرَتْ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا 20. Dhe kodrat shkulen e behen pluhur si vale rrezesh-fatamorgane.

Kodrat si elemente perforcuese te kesaj toke ne te cilen jetojme, jane permendur 29 here ne Kur an, prej tyre 11 ajete kane te bejne me gjendjen e kodrave ne Diten e Kiametit.

Kodrat-malet ne momentet e kataklizmes, do te pesojne transformime nga me te ndryshmet deri ne shkaterrimin e plote te tyre. Ja se si i pershkruan Kur’ani famelarte keto forma:

Dhe kur te barten ngrihen toka e kodrat e t’i meshojne njera-tjetres me nje te goditur” El-Hakkah, 14

Kjo do te thote se fillimisht behet ndeshja e kodrave me njera-tjetren dhe copetimi i tyre, pastaj ato shnderrohen ne diçka qe u gjason shtellungave te leshit te shprishur:

Dhe kodrat behen si leshi i shprishur”. El-Kariatu, 5

Kjo do te thote se kodrat e humbin fortesine dhe ekuilibrin e tyre dhe pas kesaj gjendjeje do te pasoje shkaperderdhja dhe shperndarja e tyre ne hapesire ne forme te pluhurit apo te reres:

Ajo ndodh Kur toka tundet nga dridhje te forta e kodrat te shkaperderdhen te behen cope e therrmija, si pluhur i shperndare”. El-Vakiatu, 4-6

dhe:

Ate dite kur toka e kodrat te dridhen, e kodrat te behen si grumbuj te shkaperderdhur te reres”. El-Muzemmil, 14

Dhe ne fund ato shnderrohen ne vegim-fatamorgane, si nje forme vizuale, ne fakt e paqene:

”Dhe kodrat shkulen e behen pluhur si vale rrezesh-fatamorgane-vegim.”

Kjo do te thote se kodrat do te shnderrohen ne hi e pluhur dhe nga larg duken sikur kodra, por, kur t’u afrohesh, nuk sheh asgje, mu sikur ndodh vegimi ne shkretetire kur nga reflektimi i rrezeve te diellit ne rere, krijohen vegime dhe reflektime ngjyrash-fatamorgane dhe te behet sikur para teje sheh uje, por, kur te afrohesh tek ai vend, sheh vetem rere te shkretetires dhe asgje tjeter.

إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتْ مِرْصَادًا. لِلْطَّاغِينَ مَآبًا. لَابِثِينَ فِيهَا أَحْقَابًا 21. E Xhehennemi eshte ne prite ne pusi. 22. eshte vendstrehim i arroganteve. 23. aty do te mbesin per tere kohen pa mbarim.

Ata qe mohuan dhe pergenjeshtruan kete dite si dhe ata qe refuzuan mesimet e pejgambereve, si" shperblim” kane ndeshkimin e perjetshem ne zjarrin e Xhehennemit, i cili i pret ne pusi qysh prej kohesh, per t’i djegur e percelluar me denimet e tij te tmerrshme.

A nuk ua beri me dije Allahu xh.sh. ne shume ajete kuranore se kthimi eshte tek Ai, dhe sidomos ne ajetet 4 e 5 te kesaj kaptine" En Nebe’e”:

Jo, mos te pyesin sepse ata sigurisht nje dite do ta kuptojne! Dhe, gjithsesi bindshem do ta kuptojne se ringjallja dhe Dita e Gjykimit jane realitet!" A nuk u tha Allahu xh.sh." A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni prape tek Ne?!” El-Mu’minun, 115

Dhe, tash, kur te tillet tmerrohen nga pamjet dhe pastaj nga ndeshkimi ne Xhehennem, vertet i Lartesuar eshte Allahu xh.sh. qe tha:

Mjere per pergenjeshtaret ate dite” El-Murselat, 15

Te mjeret ata qe nuk iu nenshtruan urdhrave te Allahut ne kete bote; te mjeret ata qe lakmia e kesaj bote i mashtroi dhe nuk çane koken per kete dite te tmerrshme.

Pra, per te tillet: arrogantet, keqberesit e mendjemedhenjte, vendstrehim i tyre do te jete Xhehennemi. Ne te do te qendrojne perjete. Vete fjalet nga ajeti" Labithine fiha ahkaba-Aty do te mbesin per tere kohen pa mbarim.”, japin te kuptohet se ata do te mbesin aty pergjithmone, ne perjetesi te amshueshme te pambarim.

Rreth kuptimit terminologjik te fjales" ahkaba” jane dhene disa mendime, por ajo qe karakterizon me teper kuptimin e ketij termi, eshte se ka te beje me nje periudhe te pacaktuar kohore. Mendim tjeter eshte se ky term nenkupton periudha-epoka kohore, te cilat pasohen automatikisht nga njera-tjetra, pa shkeputje.

Dijetari i mirenjohur islam Muhammed M. Sha’ravi, tek shpjegon fjalen" ahkaba”, thote se me kete term cilesohet vetem ajo periudhe kohore e cila pas perfundimit, automatikisht pasohet nga tjetra. Ky term eshte ne te njejten lidhje kuptimore me fjalen" Halidine fiha ebeda – Ne te do te jene pergjithmone”, por ketu fjala" ahkaba” eshte permendur me nje qellim te caktuar dhe per nje urtesi te madhe. Sha’raviu vazhdon me tutje e thote se pas perfundimit te njeres epoke periudhe kohore, me urdhrin e Allahut, melaiket i nxjerrin keta pabesimtare nga Xhehennemi per disa çaste dhe i afrojne nga Xhenneti per t’i pare kenaqesite ne te cilat jane duke jetuar besimtaret e vertete te sinqerte, dhe pastaj ne menyren me te vrazhde ata do te terhiqen zvarre per t’u rikthyer ne Xhehennem per te shijuar rishtazi denimin e dhembshem te perjetshem deri ne perfundimin e asaj epoke, per t’u perseritur pastaj e njejta gje rishtazi.

Xhehennemi eshte vend i mizoreve, ne te ka vend per te gjithe pabesimtaret, kriminelet, munafiket dhe ata qe tradhtuan amanetin e Allahut. Mu per kete, kur do te pyetet Xhehennemi nga ana e Allahut xh.sh. nese ka me vend te zbrazet ne te, pergjigjja eshte kjo:

Kujto Diten kur Ne Xhehennemit i themi a je mbushur? e ai thote: ka ende kriminele e pabesimtare qe t’i ndeshkoje?” Kaf, 30 لَا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرْدًا وَلَا شَرَابًا. إِلَّا حَمِيمًا وَغَسَّاقًا. جَزَاءً وِفَاقًا 24. Aty nuk do te shijojne as freskim, as ndonje pije. 25. perveç uje te vale e qelbesire. 26. si ndeshkim i merituar.

Ne tere ate mjerim e nençmim, pabesimtaret dhe ata qe i bene shok Allahut, tok me munafiket e ndyre, nuk do te shijojne ndonje freskim ose pije te ftohte, qe t’ua flladite trupat dhe shpirtrat e tyre qe jane duke u ndeshkuar. Ata do te kerkojne prej melaikeve ndonje freskim a pije te ftohte, por melaiket e ndeshkimit, ne vend te freskimit dhe ujit te ftohte, do t’u ofrojne uje te vale qe ua keput zorret, dhe qelbesire, si ndeshkim meritor per ta.

Se ky ndeshkim i Allahut eshte vertet meritor, na tregon ajeti ne vazhdim: ”Ndeshkimi i se keqes behet me nje te keqe ne te njejten menyre”. Esh-Shura, 40

Pabesimtaret mbesin te hutuar te nemitur dhe sikur pyesin: Ku mbeti drejtesia dhe meshira e Allahut; perse ne te mbesim pergjithmone ne kete denim? Por ja qe pergjigjja e Allahu nuk vonon por pason menjehere nga drejtesia e Tij absolute me te cilen e ka mbushur tere kete ekzistence. Allahu si kunderpergjigje ndaj tyre thote:

إِنَّهُمْ كَانُوا لَا يَرْجُونَ حِسَابًا. وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا كِذَّابًا. وَكُلَّ شَيْءٍ أَحْصَيْنَاهُ كِتَابًا 27. Ata ishin qe nuk pritnin se do te japin llogari. 28. dhe argumentet Tona i pergenjeshtruan me kembengulje. 29. ndersa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim te sakte.

Do te thote, ky eshte nje denim dhe ndeshkim vertet meritor per ta, sepse pas te gjitha atyre argumenteve librave qe i shpalli Allahu xh.sh., dhe pas te gjithe atyre pejgambereve qe ua terhoqen verejtjen per kete denim te madh, keta megjithate insistuan ne mosbesimin e tyre. Nuk besuan ne fjalet te derguarve per ringjalljen, madje edhe talleshin me ta.

A nuk u deftoi Allahu xh.sh. shume prej argumenteve te Tij ne kete ekzistence, kur thote:

Ne do t’ua mundesojme atyre mohuesve qe te sodisin argumentet tona ne horizonte te hapesirave qiellore, po edhe ne vetveten e tyre, derisa t’u behet e qarte se ky Kur’an eshte i vertete dhe i zbritur nga i Gjithefuqishmi” Fussilet, 53

Eshte shume e vertete se pabesimtaret, para vetes paten argumente te qarta, por mohuan dhe pergenjeshtruan me vetedije te plote. Mirepo llogaria e tyre nuk u doli e sakte. Ata menduan se eshte vetem jeta dhe kenaqesia e kesaj bote dhe se nuk do te kete ringjallje e as llogari per te bemat e tyre ne kete bote. Andaj, sa keq do te çuditen kur neser para Allahut xh.sh. do t’u paraqiten atyre keto vepra te shemtuara.

Ata natyrisht do te perpiqen te mohojne ato vepra, por eshte e pamundur. Çdo imtesi eshte shenuar ne ate" pllake-procesor”, dhe askujt nuk i behet e padrejta.

Percjelles besnike te ketyre veprave ishin meleket e ngarkuar, per te cilet Allahu xh.sh. thote:

Kurse mbi ju vigjelojne percjellesit. Jane shkrues te ndershem tek Allahu. Ata e dine se çfare punoni”. El-Infitar, 10-12

Pastaj ajetet:

Secilit njeri ia kemi varur ne qafe fluturaken shenimin per veprimin e tij, ne Diten e Gjykimit Ne do t’i prezantojme atij liber te hapur" Lexo librin tend, mjafton te jesh sot llogarites i vetvetes”. Isra’e, 13-14.

dhe:

Vertet, Ne i ngjallim te vdekurit, i shenojme veprat e tyre te bera si dhe gjurmet e tyre, dhe çdo gje e kemi regjistruar ne Librin e ruajtur Levhi Mahfudh”. Jasin, 12.

Pabesimtaret, po edhe besimtaret, ne Diten e Llogarise do te habiten nga saktesia e papare e ketyre shenimeve. Ndodh qe njeriu gjate jetes se tij te kete bere ndonje veper, qofte te mire, qofte te keqe, dhe ta kete harruar, sepse nuk i ka kushtuar ndonje rendesi te veçante, por ja qe tash vjen momenti dhe e sheh ate veper te tij:

Dhe vihet libri i veprave, e i sheh mekataret te frikesuar nga shenimet qe jane ne te, dhe thone" Te mjeret ne, ç’eshte puna e ketij libri qe nuk ka lene as mekat te vogel e as te madh pa e perfshire?” dhe ate qe vepruan, e gjejne te gatshme – te pranishme, e Zoti yt nuk i ben padrejt askujt. El-Kehf, 49

pastaj:

E kush punoi ndonje te mire, qe peshon sa grima, ate do ta gjeje, dhe kush punoi ndonje te keqe, qe peshon sa grima, ate do ta gjeje”. Ez-Zelzele, 7-8

Ne si besimtare qe jetojme ne keta shekuj te lulezimit te shkences kompjuterike te teknologjise moderne, mbase edhe nuk çuditemi aq kur shohim se si sot me ane te pllakave kompjuterike nga platina, mikroprocesoreve te vegjel, videokamerave te ndryshme digjitale dhe arkivave filmike etj., ka mundesi qe shenimet nga njerezit te ruhen me shekuj e shekuj. Paramendoni se edhe sa e sa zbulime do te behen ne kete fushe ne vitet dhe shekujt qe do te pasojne deri ne momentin qe Allahu urdheron qe kjo gjithesi te shkaterrohet, andaj si mund te çuditemi per saktesine e shenimeve te Allahut xh.sh. – Krijuesit tone!

. فَذُوقُوا فَلَنْ نَزِيدَكُمْ إِلَّا عَذَابًا 30." E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’ju shtojme tjeter veçse vuajtje”.

S’ka dyshim se ky ajet eshte nje nga ajetet me te ashpra kuranore kunder pabesimtareve.

Transmetohet nga Abdullah ibn Umeri te kete thene:" Nuk ka zbritur per banoret e Xhehennemit ajet me i ashper se ky”.

Dhe vertet ky eshte nje realitet i hidhur. Perjetimi i ketyre ndeshkimeve eshte tmerri e ndeshkimi me i madh, sepse Allahu xh.sh., te tillet nuk i shikon me meshiren e Vet, por mbi ta derdh tere pezmin dhe hidherimin e Tij, ngase gjate jetes ne kete bote, ata pasuan intrigat e shejtanit, duke menduar se kjo bote eshte e tera, dhe se nuk do te kete ballafaqim me ringjalljen e as me veprat e tyre te liga.

Te zhytur ne keto mundime e ndytesi, Allahu xh.sh. ua shton edhe me ndeshkimin dhe ndytesine, kur thote:

Ndytesise se tyre u shton ndytesi”. Et-Tevbe, 125. إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا حَدَائِقَ وَأَعْنَابًا وَكَوَاعِبَ أَتْرَابًا وَكَأْسًا دِهَاقًلا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلا كِذَّابًا جَزَاءً مِنْ رَبِّكَ عَطَاءً حِسَابًا رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الرَّحْمَانِ لا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًا يَوْمَ يَقُومُ الرُّوحُ وَالْمَلائِكَةُ صَفًّلا يَتَكَلَّمُونَ إِلاَّ مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَانُ وَقَالَ صَوَابًا ذَلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَى رَبِّهِ مَآبًا إِنَّا أَنذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا يَوْمَ يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِرُ يَالَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا 31." Vertet per te devotshmit ka fitime ngadhenjime te medha kenaqesite e Xhennetit. 32. Kopshte e vreshta rrushi. 33. Edhe vasha te nje moshe. 34. Edhe kupa te mbushura plot pije te kulluar. 35. Aty nuk degjojne fjale te kota, as genjeshtra. 36. Shperblime e dhurata te shumta dhene nga Zoti yt per hir te veprave te tyre te mira. 37. Zoti i qiejve e i tokes, dhe ç’ka ndermjet tyre, i Gjithemeshirshmi, te Cilit nuk kane te drejte ti bejne verejtje. 38. Ate dite Xhibrili dhe engjejt qendrojne te rreshtuar, askush nuk flet pos atij qe e lejon Meshiruesi, dhe i cili e thote te verteten. 39. Ajo eshte dita e vertete, e kush deshiron le te kthehet rruges te Zoti i vet. 40. Ne jua terhoqem juve idhujtareve verejtjen per denimin e afert, ne diten kur njeriu do t’i shohe veprat e tij, kur jobesimtari do te thote" Ah, sikur te isha dhe!” En-Nebe’e, 31-40 إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا حَدَائِقَ وَأَعْنَابًا وَكَوَاعِبَ أَتْرَابًا وَكَأْسًا دِهَاقا 31." Vertet per te devotshmit ka fitime ngadhenjime te medha kenaqesite e Xhennetit. 32. Kopshte e vreshta rrushi. 33. Edhe vasha te nje moshe. 34. Edhe kupa te mbushura plot pije te kulluar.

Ne keto ajete, tash para nesh shfaqet nje pamje krejtesisht e kundert nga ajo e gjendjes se banoreve te Xhehennemit. Ketu Allahu xh.sh. na e pershkruan jeten dhe kenaqesine e banoreve te Xhennetit, pasi me perpara na deftoi per vuajtjet dhe mundimet, ne te cilat do te jene pabesimtaret dhe ata qe nuk perfillen urdhrat hyjnore.

I Lartemadherishmi fillon me fjalet:" Vertet per te devotshmit ka fitime ngadhenjime te medha kenaqesite e Xhennetit…”

Kjo menyre te shprehurit hyjnor eshte nje argument i vertetimit te besimit te drejte te xhennetlinjve dhe realizim i premtimit te Allahut per te devotshmit, per ata qe shkuan rruges se drites hyjnore duke mos perfillur rrugen e shejtanit. Besimtaret ne kete bote, per shkak te besimit te tyre islam, shpeshhere perjetuan sprova te renda, paten veshtiresi e vuajtje, u privuan nga shume kenaqesi te perkohshme te kesaj bote, por ja qe tash para tyre me tere bukurine magjepsese shfaqet Xhenneti me shperblime te lloj-llojshme dhe me kenaqesi te perjetshme, sepse aty do te perjetohen te mirat dhe kenaqesite e Xhennetit, kopshtet e bukura personale, me lloj-lloj lulesh, frutash dhe me vreshta rrushi.

Ne Xhennet si shperblim gjithashtu do te kete edhe vasha te reja, te bukura si margaritare, te delira te nje moshe. Aty si freskim do te kene edhe kupa plot me pije te kendshme, jo pije qe dehin dhe humbin arsyen, por pije qe freskojne e sjellin kena­qesi, siç thote Allahu xh.sh. ne ajetet vijuese:

-" Prej se ciles pije as nuk u dhemb koka e as nuk dehen.” El-Vakiatu, 19. -" S’ka dyshim se te devotshmit do te pine ne kupe pije te kulluar te perzier me uje nga burimi aromatik Kafur ne Xhennet". El-Insan, 5 -" Dhe u jepet te pine aty nga gota pije te perzier me zenxhebile xhenxhefil - bime aromatike nga burimi i quajtur" Selsebil”. El-Insan, 17-18.

Sado qe te perpiqet te flase per bukurite dhe kenaqesite e Xhennetit, njeriu kurre nuk do te mund te shprehe as per se afermi perjetimet, imazhet dhe perfytyrimet e tij reale.

Kopshtet me lloj-lloj pemesh e lulesh, ne te cilat rrjedhin lumenj te amshueshem, ujevarat, shtepite nga guret e çmueshem, kenaqesite shpirterore e trupore-jane vetem nga disa perfytyrimet e Xhennetit, per te cilat dijetare te ndryshem kane shkruar libra te tere. Megjithe imagjinaten e tyre te vrullshme, megjithate nuk do te merremi me ta, pasi keto gjera kane te bejne me çeshtje qe jane gajb-sekrete, shpjegimi i hollesishem i te cilave eshte i pamundshem, prandaj do te mjaftohemi me keto dy ajete kuranore:" Ne Xhennet do te keni ate qe deshironi dhe gjithçka kerkoni” Fussilet, 31, dhe" Ata aty ne Xhennet kane çka te deshirojne, e tek Ne ka edhe me shume." Kaf, 35 si dhe me thenien e Pejgamberit a.s.:" Ne Xhennet ka gjera pamje te cilat syri i njeriut kurre nuk i ka pare, gjera zera qe veshi i njeriut kurre s’i ka degjuar dhe gjera te bukura te cilat mendja e njeriut as qe mund t’i imagjinoje”, per te kuptuar se çfare gjerash dhe kenaqesish na presin ne Xhennet.

Fjala" mefaza”, qe eshte perdorur ne kete ajet, d.t.th. ngadhenjim, fitim per ate qe eshte kerkuar e shpresuar, dhe shpetim nga zjarri. Padyshim, ajo qe theksohet me se tepermi ne ngadhenjimin te devotshmeve, eshte fakti se ata do te shpetojne nga zjarri i Xhehennemit.

Sha’raviu, ne lidhje me kete shpetim nga zjarri i Xhehennemit, si shembull tjeter te argumentimit sjell edhe kete ajet kuranor:

Dhe nuk ka asnje prej jush qe nuk do ti afrohet atij Xhehennemit. Ky kontakti i Xhehennemit eshte vendim i kryer i Zotit tend. Pastaj, pas kalimit prane tij do ti shpetojme ata qe ishin ruajtur prej mekateve, e zullumqaret do ti leme aty te gjunjezuar”. Merjem, 71

Ai ndalet tek kjo pjese e ajetit:" Dhe nuk ka asnje prej jush qe nuk do ti afrohet atij Xhehennemit”, dhe thote:" Ne te gjithe, kur te kalojme neper uren e Siratit, do te shohim flaket e tmerrshme te Xhehennemit. Vete fakti se do ta shohim zjarrin e pastaj do te shpetojme prej tij, eshte fitim-ngadhenjim”.

Ne te njejtin konstelacion eshte edhe ajeti tjeter:

…E kush i shmanget zjarrit e futet ne Xhennet, ai ka arritur shpetim”. Ali Imran, 185

Pra, shpetimi yne nga zjarri i Xhehennemit, konsiderohet fitim, per vete faktin se ai qe shpeton nga zjarri dhe hyn ne Xhennet, ai vertet ka ngadhenjyer me fitimin me te madh.

لا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا كِذَّابًا جَزَاءً مِنْ رَبِّكَ عَطَاءً حِسَابًا 35. Aty nuk degjojne fjale te kota, as genjeshtra. 36. Shperblime e dhurata te shumta dhene nga Zoti yt per hir te veprave te tyre te mira.

Xhenneti do te jete vend ne te cilin kurre nuk do te degjohet ndonje fjale e lige e as genjeshter. Kjo argumenton me se miri per ambientin e paster te larte moral qe mbreteron ne hapesirat e pakufishme te Xhennetit. Atu nuk fliten fjale te kota, aty nuk mund te degjohen fjale te liga, te ndyta te pista. Aty do te kete vetem fjale te mira dhe paqe. Ja se ç’na thote Allahu xh. sh. per ambientin e Xhennetit, ne nje ajet tjeter:" Asnje fjale te keqe a te piste nuk do ta degjojne atje dhe as te folur me gjynahe pergojim a shpifje, por vetem thenien: Selam! Selam! Paqe mbi ju! Paqe mbi ju”. El-Vakiatu, 25-26

Dhe te gjitha keto miresi do te jene nga Zoti i boteve vetem per te devotshmit, miresi te cilat do te jene te mjaftueshme dhe meritore per hir te veprave te tyre, por, padyshim, shperblimi me i madh kundruall te gjitha te mirave dhe shperblimeve te tjera, do te jete te pamit e Allahut xh.sh.:" Ate dite do te kete fytyra te shkelqyera te gezuara. Qe Zotin e tyre e shikojne.” El-Kijame, 22-23, dhe vetem atehere do te perjetohet plotesisht kenaqesia kulmore e çdo besimtari ne Xhennet.

رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الرَّحْمَانِ لَا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًا 37." Zoti i qiejve e i tokes, dhe ç’ka ndermjet tyre, qe eshte meshirues, te cilit nuk kane te drejte ti bejne verejtje.”

Allahu i Plotfuqishem ne kete ajet shfaq tere madheshtine e Tij si Krijues, d.t.th, per secilin do te jete e ditur se ky Zot-Krijues i Gjithesise do te jete i vetmi Sundimtar ne Diten e Gjykimit. Ne kete dite, drejtesia e Tij absolute si dhe meshira do te mbulojne çdo skaj te kesaj hapesire. Ky eshte Zoti i Gjithesise, i cili te devotshmit do t’i mbuloje me meshiren e Tij, kurse te keqijte dhe pabesimtaret do t’i ndeshkoje me ndeshkimin me te rende. Dhe askush nuk mund t’i beje Atij asnje verejtje ose kritike, sepse drejtesia e Tij eshte e perkryer. Ai shperblen ose ndeshkon vetem sipas veprave tona ne kete bote.

يَوْمَ يَقُومُ الرُّوحُ وَالْمَلائِكَةُ صَفًّلا يَتَكَلَّمُونَ إِلا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَانُ وَقَالَ صَوَابًا 38." Ate dite Xhibrili dhe engjejt qendrojne te rreshtuar, askush nuk flet pos atij qe e lejon Meshiruesi, dhe i cili e thote te verteten".

Se ajo dite e ballafaqimit me veprat tona para Allahut, do te jete dite e veshtire, por njekohesisht edhe madheshtore, defton ky ajet, nga i cili kuptojme se madje as Xhibrili a.s., meleku me i madh, e as meleket e tjere, nuk mund te flasin e as te ndermjetesojne pa lejen e Allahut.

Paramendoni ate dite kur besniku i te gjitha shpalljeve, Xhibrili a.s., engjelli me madheshtor prej engjejve te tjere, qendron para madherise se Allahut, ne rresht, tok me engjejt e tjere dhe nuk bezajne fare, por, edhe kur u lejohet te flasin, u duhet ta bejne kete vetem me dy kushte:

E para: Kur u lejohet nga ana e Allahut te ndermjetesojne te bejne shefat, siç thote Allahu xh.sh.:

Kush mund te ndermjetesoje tek Ai, pos me lejen e Tij?” El-Bekare, 255

pastaj:

E kur te vije ajo dite, askush nuk do te flase, pos me lejen e Tij…” Hud, 105

dhe:

Ate dite nuk ben dobi as ndermjetesimi, perveç atij qe e ka lejuar i Gjithemeshirshmi te ndermjetesoje dhe per te cilin e pelqeu ndermjetesimin.” Ta Ha, 109

d he e dyta: Qe si ndermjetesues ta thone te verteten me rastin e ndermjetesimit, dhe me kusht qe personi per te cilin behet ndermjetesimi, te jete i denje per kete.

Dijetaret, ne lidhje me aludimin ne fjalen" Er-Rruhu”, kane shprehur disa mendime:

- Shumica derrmuese e dijetareve thone se" Er-Rruhu” eshte Xhibrili a.s., dhe kete pohim te tyre e mbeshtetin me argumentin kuranor:" Ate Kur’anin e solli shpirti besnik Xhibrili.” Shuara, 193. - Disa te tjere kane dhene mendimin se me termin" Er-Rruhu” nenkuptohet nje prej ushtrive te Allahut qe nuk jane prej melaikeve, ose jane melaiket me te ndershme me te medha, ose jane mbrojtesit kujdestaret e melaikeve ose me kete term thuhet te jete cilesuar vete Kur’ani.

Pavaresisht nga keto mendime, megjithate mendimi me i sakte dhe me i pranueshem eshte se fjala" Er-Rruhu” ne kete ajet aludon Xhibrilin a.s.

ذَلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذ إِلَى رَبِّهِ مَآبًا 39." Ajo eshte dita e vertete, e kush deshiron le te kthehet rruges te Zoti i vet.”

Ky ajet, na rikthen rishtazi ne fillimin e kesaj kaptine, sepse mu kjo dite, eshte Dita e Ringjalljes dhe Lajmi i madh, te cilin pabesimtaret e pergenjeshtruan dhe kishin kunderthenie rreth tij. Andaj, ai qe deshiron te dale i paster para Allahut, me besim te paluhatshem, le te ndjeke rrugen e nenshtrimit ndaj Fuqiplotit, le te kerkoje strehim nen hijen e udhezimit te Tij, sepse vetem ne te eshte e verteta e amshueshme dhe shpetimi.

إِنَّا أَنذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا يَوْمَ يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِر يَالَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا 40." Ne jua terhoqem juve idhujtareve verejtjen per denimin e afert, ne diten kur nj­eriu do t’i shohe veprat e tij, dhe kur jobesimtari do te thote" Ah, sikur te isha dhe!”

Dijetaret bashkekohore duke e komentuar kete pjese te ajetit:

إِنَّا أَنذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا.

Ne jua terhoqem juve idhujtareve verejtjen per denimin e afert…”, thone se ky ajet, perveç paralajmerimit te denimit te tmerrshem te Ahiretit, mund te kuptohet si paralajmerim i denimit te perkohshem edhe ne jeten e Berzahut, me saktesisht, ndeshkimit ne varr, per ç’gje i Lartmadherishmi na flet edhe ne keto ajete:" Eshte e vertete se ata qe bene zullum, kane nje denim me te afert sesa ai i kiametit, por pjesa derrmuese e tyre nuk dine.” Tur, 49, dhe:" Ata i nenshtrohen zjarrit mengjes e mbremje, e diten e kiametit u thuhet engjejve: Ithtaret e faraonit futni ne denimin me te rende!” Gafir, 46.

Vertet, drejtesia dhe meshira absolute e Allahut eshte e pashembullt. Ai njerezve ua terheq verejtjen per denimin e tmerrshem ne Ahiret, e ajo dite eshte e afert, sepse çdo gje qe vjen, eshte e afert. Ne ate dite askush nuk mund te kete ndonje arsyetim para Krijuesit te vet, se nuk i eshte terhequr verejtja per diçka te tille, qe vertet do ta prese.

Por, padyshim, momenti me i veshtire per pabesimtaret do te jete momenti i Llogarise se fundit, kur ata definitivisht do te drejtohen per ne Sketerre Xhehennem, pas ballafaqimit me veprat e tyre te shemtuara siç thote i Plotefuqishmi:" Diten kur çdo njeri e gjen prane vetes ate qe veproi, mire ose keq, e per ate te keqe qe beri, do te deshiroje qe ne mes tij dhe ne mes asaj te jete nje distance shume e madhe te mos e shohe.” Ali Imran, 30.

Vazhdimi i ajetit te fundit te kesaj kaptine.يَوْمَ يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِرُ يَالَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا" …ne diten kur njeriu do t’i shohe veprat e tij, dhe kur jobesimtari do te thote:" Ah, sikur te isha dhe!”, na ofron pamjet trishtuese te fytyrave te pabesimtareve e krimineleve, te cilet ne kulmin e thyerjes se tyre shpirterore e fizike, te deshperuar nga pafuqia e tyre qe te nderrojne diçka nga ky realitet i hidhur, shfaqin nje deshire te parealizueshme per ate moment. Deshirojne te ishin dhe, te mos ishin krijuar fare si njerez, deshirojne te kishin ngelur ne varre, ashtu te shnderruar ne dhe, te mos ishin ringjallur fare. Disa komentatore thone se pabesimtaret ne ato momente te turperimit te nençmimit do te deshironin te ishin ne vend te atyre kafsheve gjallesave pa intelekt, te cilat neser ne Ahiret, pasi te kete marrur secila hakun nga njera-tjetra, me urdhrin e Allahut, do te shnderrohen ne dhe.

Mendjemadhesia, arroganca dhe kryeneçesia e tyre ne kete bote i shtyri per te mohuar argumentet e njepasnjeshme te Allahut, te cilat ia solli njerezimit per te njohur Krijuesin e tyre. Prandaj vetem ne ate dite dhe ne ato momente tragjike, ata do ta kuptojne realitetin e hidhur, per te cilin i pati paralajmeruar Allahu xh.sh. qysh ne fillim te kesaj kaptine:" Jo, mos te pyesin sepse ata sigurisht nje dite do ta kuptojne!. Dhe, gjithsesi bindshem do ta kuptojne se ringjallja dhe Dita e Gjykimit jane realitet!” En-Nebe’e, 4-5

Por, mjerisht, tash per ta çdo gje eshte teper vone. Ata tashme i sheh tek terhiqen zvarre nga melaiket e ndeshkimit, te nençmuar te perbuzur, drejt vendqendrimit te tyre te perjetshem, ne sketerrat e Xhehennemit, per te mos dale kurre prej aty, ne vuajtje e ndeshkim te amshueshem:" Halidine fiha ebeda – Ne te Xhehennem do te jene pergjithmone.”