ⓘ Lugati

                                     

ⓘ Lugati

Lugati eshte nje figure e mitologjise shqiptare, e pershkruar nga Arshi Pipa si "shpirt i munduar qe toka e flak jashte per shkak te ndonje keqberjeje te rende".

                                     

1. Terminologjia

Shih edhe: Shpirt

Sipas disa studjuesve lugati eshte nje interpretatio albanica e venetishtes "legato" apo latinishtja "legatus". Orel, duke permendur mendimin e Joklit dhe Miklosich, sheh tek rrokja e pare gjurme te ujkut ne gjuhen latine lupus, duke u munduar ta rindertoje si lupus pecatus angl. werewolf; it. lupo mannaro qe i pergjigjet kuptimisht vurkollakut, por sipas fjalorit te Elsiet, edhe lugati ruan lidhje me henen e plote.

                                     

2. Besojmat

Ne kreun "Hije, xhind, thesare dhe endrra" te vellimit te tij "Albanesische Studien" shkruar me 1854, Hahn e pershkruan luvgatin tosk. lugatin:

"

Hahn shton se per verioret me te cilet kishte rene ne kontakt, te krishteret nuk çoheshin kurre lugat, ndersa nder jugore nuk kishte dallim fetar ne te qenet lugat. Ne Kosove besohet se lugat ngrihej edhe i vdekuri qe nuk i eshte vene prane fillorja e pushkes, masha, draperi ose ndonje hekur tjeter sepse, me sa duket, hekuri i mban larg te gjithe shpirterat. Njejte edhe ne vise te tjera ne veri, gjithnje vinin ne varr nje lopate apo shate, gjersa te kalbej trupi perfundimisht, me qellim qe djalli te mos i shkonte rrotull dhe ta merrte te vdekurin. Qe ta parandalonin kete gje, ne Kosove shkonin dhe e ruanin varrin te vdekurit per tri nete rresht, sepse mendohej se gjate ketyre tri neteve do te vinte djalli, naten e pare i veshur me petka te bardha, te dyten me te kuqe dhe te treten me te verdha. Ne Korce, te vdekurin nuk e linin naten vetem, sepse kishin frike se po ta kapercente nje mace, ai do te ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtate ditesh, shkonte naten ne shtepine e tij dhe hante pak miell. Po te ishte grua, merrte ushqime, plackiste ç’te gjente dhe i fuste ne varrin e saj.

Te premten nuk dilte, por tre-kater netet ne vazhdim shkonte dhe trazonte ne shtepine ku kish vdekur. Kur te gjallet beheshin te vetedijshem per te, e kuptonin se do te kishte qene" ajo”. Ne Poliçan besohej se Lugeterit shfaqeshin vetem midis muslimaneve, kurse ne Kurvelesh vetem midis te krishtereve. Lugati mund te marre trajta te ndryshme: trajte caliku shakulli, qe rri ne kuzhine, ne shtrat ose mbi menderin ku flene gjindja, te nje thithlope te madhe, te nje qeni, qe rri ne fund te shtratit te se shoqes, te njeriut, ashtu siç ka qene edhe ne gjallje, por i mbeshtjelle me qefin. Ne kesi rastesh leviz duke u terhequr zvarre, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqerit. Ne ferrat qe has ne udhe le gjithandej copa qefini.

Vete gerthet me ze te tmerrshem. Lugati u shfaqet ne shtepi te vet gruas dhe sherbetoreve te gjalljes. Nga shembelltyrat qe ka me shume qejf te marre jane ato te koteleve dhe te koneve. Punet e Lugatit jane te shumta, por me teper i pelqen te veja ne qilar dhe te perzieje gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin ne magje, te cjerre grate ne fytyre, te bezdise bagetine, te permbyse qypat e butet. Ne trajte te vertete njeriu, ashtu siç ka qene para se te vdiste, i rrefehet vetem te shoqes, se ciles i hyn ne shtrat. Ne kete menyre mund te lindet nje Vampir. Ardhja e Lugatit ne shtepi mund te kuptohet nga lehjet e qenve, qe zene kuisin. Ne kete kohe del nje njeri nga te shtepise dhe pyet: Cili je? Lugati thote emrin e vet dhe i lutet qe t’ia beje hallall te drejten, ose fajet qe ka bere ne gjallje.

Deri sa njeriu i shtepise t’i thte se ia ben hallall, Lugati vjen kurdohere naten dhe shqeteson njerezit duke u ankuar. Tregojne se nje here zuri dashuri ne nje vajze, se ciles i shkonte naten dhe e stoliste me rroba te mira me gjerdane. Kur e moren vesh prinderit, e cuan vajzen ne nje fshat tjeter, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atehere thirren nje hoxhe, i cili e kendoi, duke e merguar Lugatin ne nje tjeter vend. Ne nje fshat tjeter, Lugati vente naten ne nje shtepi te ketij fshati, hapte dyert dhe bente deme.

Atehere te zotete e shtepise thirren priftin, i cili u that e bejne nje kulac, ta mbeshtjellin me nje pelhure te bardhe dhe ta varin te pragu i deres. I porosity qe aty te varnin edhe nje bastun, dhe te mberthenin ne te gjitha dyert lloj-lloj letrsh te bardha, te kuqe, te verdha, te zeza etj. Naten erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pelhuren edhe nje leter dhe shkoi. Qe atehere s’u duk me. Atehere i moren letrat dhe nje e hodhen ne udhekryq, nje ne nje mulli te shkrete, nje tjeter qe ta hanin egersirat dhe tjeter ne vreshte.

Ne veriun e Shqiperise Lugatit i mveshin zenjen e henes: Lugeterit hane henen dhe prandaj malesoret qellojne me pushke ne drejtim te saj kur ajo zihet. Per ta zhdukur Lugatin, eshte zakon qe te nxjerrin kufomen nga varri dhe ta djegin. Nder Shqiptaret e Struges, ku Lugati mund te marre edhe trajten e nje plendesi, perdoret nje menyre tjeter vrasjeje: ai pervelohet me uje te valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetem qente qe kane kater sy, dy aty ku i kane te gjithe qente, dhe dy te paverejtshem ne vetulla.

Ne jug te Shqiperise shkonin te premten t’ia zbulonin varrin, i vinin persiper nje turre me shkarpa, gjysem oke parafine nen to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndermerrej vetem kur i pllakoste ndonje fatkeqesi e madhe. Ne Korce keto veprime i benin te shtunen, kur besohej se Lugati fle. Shkonin dhe hapnin varrin e atij qe s’i kish mbushur te dyzetat dhe pot a gjenin ne kembe e digjnin, duke u kujdesur qe te mos i linin as shenje as nishan, se besonin se ngjallej prape. Keto menyra te luftimit te Lugatit kane gjegjeset e tyre edhe ne mesin e ilireve. Keshtu ndoshta per tu mbrojtur nga shpirterat e keqinj te vdekurve, kufomat e disa te vdekurve nuk i fusnin ne varr ne pozicion normal, por i vendosnin permbys, me koke te ndare nga trupi ose dhe me gjysme trupi. Lugatin e bashkojne me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i Mbiudh e Maqellares-Diber, Zhikul arbereshet e Greqise, Shikul arbereshet e Greqise, Labic, Vapir-i Cabej, Baba-u Santa Sofia d’Epiro, Kozence, Arman-i B. Bilota, Arman’je P. Camodeca: Dizionario, Avi/s-zi Frascineto, Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehme, Spamendall, Stihji, Shkerba, Umber, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur euf., Kuteli. Del edhe ne toponimi: Ara e Lugatit Kosove, Sylugati fshat ne Elbasan, permendet ne shek. XV.

                                     
  • një talent dhe stil të veçantë në muzikë, ndërsa këngën më të re me titull Lugati e ka gati dhe së shpejti do ta realizojë dhe videon në Prishtinë.
  • po Lugati e ndoqi edhe aty. Atëherë thirrën një hoxhë, i cili e këndoi, duke e mërguar Lugatin në një tjetër vend. Në një fshat tjetër, Lugati vente
  • Logat ose Lugat greqisht: Αγορά Agorá është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke
  • shpifës, denoncues, akuzues koftëlargu - qoftëlargu, naleti, dreqi, theqafi, lugati i ligu, demoni, ai i prro n it, i kodrave, i malit, brinoç sundimtar i
  • po Lugati e ndoqi edhe aty. Atëherë thirrën një hoxhë, i cili e këndoi, duke e mërguar Lugatin në një tjetër vend. Në një fshat tjetër, Lugati vente
  • në forma të çuditshme. Sikur që ka shpirtra në formë ujku dhe vampiri lugati ka edhe shpirtra shtëpiakë, të cilët sjellin fatkeqësi apo fshehurazi