ⓘ Bajlozi

                                     

ⓘ Bajlozi

Bajlozi ose balozi eshte nje figure mitologjike-demonologjike e rapsodive popullore shqiptare si nje rrezik te ardhur nga deti. Sipas Arshi Pipes pershkruhet si nje vigan i keq, here-here, perbindesh ne mitologjine popullore.

                                     

1. Etimologjia

Ne rrenjen e vet baiulus n e gjuhen latine do te thote mbikeqyres, mbareshtues, dhe ne Mesjeten e vone mori ne venetishte edhe kuptimin ambasador, i derguar.

                                     

2. Nder rapsodite shqiptare

Ne mbledhjen e eterve Palaj e Kurti, ne rapsodine "Omeri i ri", nje e fejuar e veshur si mashkull del te beje bejleg me nje bajloz qe kishte thirrur ne mejdan te atin e saj.

                                     

3. Simbolika

Ne arketip, sipas Shaban Sinanit, i pergjigjet figures biblike te Leviatanit - antagonist i "perbindeshit biblik te tokes", Behemotit. Ne kulturen mitologjike shqiptare i pergjigjet figures se dragoit qe çliron popullin prej kulçedres, zaptueses se burimeve, hyjit te thatesires, shkaterruesit te jetes.

Ne rrafshin historik ka te beje me demonizimin e Republikes se Shen Markut, qe shfaqet me te njejtat ndajshkrime si "Harapi i zi" qe del prej detit, qe u kerkon taksen vendesve. Ne rastin e ciklit te kengeve te Gjergj Elez Alise, bajlozi perben nje kujtim te hershem te nje rreziku te ardhur nga deti te lidhur me sundimin venedikas. Nderkembehet neper rapsodite me Harapin apo Arapin, ku si Bajlozi ashtu edhe Harapi simbolizojne stuhite, natyrore apo shoqerore qofshin.

Ne nje legjende te famshme shqiptare, Gjergj Elez Alia luftoi me bajlozin e ardhur nga deti, duke e mundur ate edhe pse vinte pas nje lengate te gjate per shkak te nente plageve te marra ne lufte. Bajlozi erdhi kryelarte por Gjergji e nguli 12 pashe nen dhe.



                                     
  • të përqëndruara : përvojë nga NB - ja e Korçës broshurë me autorë Florenc Bajlozi Ilo Dhamo, Foto Dhima. Botuar në Tiranë nga Shtëpia e Propagandës Bujqësore
  • Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil. Balozi Balozi edhe bajlozi figurë e rapsodive popullore shqiptare përfytyrohej si një vigan, i
  • që shëron sytë, molla e arte kundërshtaret përbindësha Arapi i zi, Bajlozi etj. Mbi themelet e poetikes mitike, është sajuar edhe gjithë ai sistem
  • apo Hazëri a Hezri Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil. Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare përfytyrohej si një