ⓘ Hermesi

                                     

ⓘ Hermesi

Hermesi - i biri i Zeusit, zotit suprem dhe Pledes Maia, kasnec i zoterave dhe udherrefyes i te vdekurve ne boten nentokesore, zot i tregtareve, shpikesve dhe udhetareve, atleteve, mashtruesve dhe i vjedhesve.

Ishte zedhenes dhe lajmetar i zotave tjere nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtise, oratorise dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i pershtatej MERKURI. Ka qene biri i Zeusit, i lindur nga marredhenia e tij jashtemartesore me majEN.

Hermesi ne sandalet e mbathura ne kembe dhe perkrenaren qe e barte ne koke, kishte krahe me te cilet fluturonte furishem nga nje vend ne vendin tjeter.

Shpesh ju ka ndihmuar shume heronjve legjendar, sikur jane: Herakliu, Perseji, Odiseu.

Prej te gjithe zoterave ka qene me i shkathti dhe me dinaku, ndersa aftesite e veta i ka deshmuar qe ne diten e pare te jetes se vet. Ka lindur ne mengjes ne shpelle nen malin Kilen ne Arkadi, para dite ka ikur nga djepi, ne mesdite e ka gjetur liren dhe mesoi te luaje ne te, pasdite zotit Apollon ia vodhi tufen prej pesedhjete lopesh dhe i ngrehu per bishti deri ne shpelle, ne menyre qe pas vetes te lene gjurme te kunderta, ne mbremje u kthye sikurse mos te kishte ndodhur gje, u mbeshtell ne mnela dhe e zuri gjumi me nje gaz femije te pafajshem ne buze. Kur zoti Apollon erdhi per ta denuar, u arsyetue ne menyre aq te shkathet dhe pa pike turpi genjente te folurit dhe te genjyerit i mesoi ne te njejten dite, sa qe Apolloni vendosi ta çoje para vete Zeusit. Ndermarrjet e djalit te tij me te rinje, Zeusin ne te vertet, e mahniten, por per shkak te rendit i urdheroi qe tia ktheje Apollonit bagetine e tij. Kuptohet se kjo Hermesit nuk i shkonte pershtati dhe ne vend te pergjegjes filloi ti bie lires aq bukur sa qe Apolloni deshiroi qe ta kete per vete dhe i propozoi Hermesit qe ti mbaje lopet e vjedhura. Hermesi u pajtua me kete, ndersa Apolloni me kete kombinim ishte aq i kenaqur, sa qe ia dha edhe shkopin e arte me keshille te mire: le te shkoje ne malin Parnas dhe te priftereshat e atjeshme le ta mesoje artin e magjise. Hermesi e ndegjoi edhe aty ne menyre te persosur u pergatit per rolin e vet te ardhshem ne Olimp.

Mirepo, ne Olimp nuk erdhi menjehere dhe aq lehte. Kete ia ndalonte e ema, e cila ishte vetem hyjneshe e rangut te ulet dhe shoqerine e zoterave e konsideronte si tejet te larte. Per kete arsye Hermesi mbet ne toke, e ruante bagetine e blegtoreve te Arkadise dhe keshtu ia shkurtonte vetes kohen me shpikje te ndryshme. Si kompensim per liren, te cilen ia ka dhene Apollonit e shpiku fyellin baritor dhe qe mos te lodhet)me menyren e driatehershme te ndezjes se zjarrit, e zbuloi shkrepsen. Pastaj i shpiku numrat, masat dhe shkrimin. Me ne fund iu merzit jeta ne toke dhe e luti nenen qe ta lejoje te shkoje ne Olimp. Me mire eshte te jetohet ne mesin e zoterave ne pallate, se sa ne erresiren e shpelles ne Arkadine e varfer. Kur Maia verejti se zoterat ndoshta nuk do ta pranonin ne radhet e veta, tha se ne kete rast do ta mbledh nje grup cubash dhe se do te behet udheheqes i tyre. Ky argument per Maien tingullonte bindshem dhe nuk i mbeti tjeter pos ti lejoj te shkoje ne Olimp.

Zoterat e pranuan aq perzemersisht sa edhe nuk eshte pritur. Per ndermarrjet e tij kishin ndegjuar tanime mjaft dhe perveç kesaj ishte i biri i vete Zeusit. Ne Olimp menjehere e fitoi funksionin e larte. Zeusi e emeroi lajmetar te vetin, funksionin e ngjashem, ne te vertete, e ka pasur hyjnesha Irida, mirepo Hermesi se shpejti e tejkaloi. Derisa Irida vetem i shpallte urdherat e Zeusit, ai edhe i zbatonte. Se shpejti e zgjeroi klientelin e vet edhe te zoterat e tjere dhe u be jo vetem lajmetar i tyre, por edhe keshilltar. Kuptohet se me endje punonte per Zeusin i cili ia besonte rastet delikate dhe te nderlikuara. per shembell e shpetoi Dionizin, djalin e Zeusit, te cilin Admanti i Orhomenes ne çastin e terbimit, deshti ta vrase, e mbyti bariun me njeqind sy te Argut, i cili sipas urdherit te Heres xheloze e ka ruajtur Ijen, dashnoren e Zeusit. E çliroi Aresin, zotin e luftes, nga fuqia metalike, ne te cilen e mbyllen Gjigantet Aloidet dhe e solli ne Olimp zotin Hefest. U ndihmoi edhe shume trimave: Perzeut ne lufte me Gorgonen Meduze, Herakliut gjate sherbimit te Euristeu, mbreti i Mikenes, Orfeut me rastin e ndermarrjes se tij te guximshme - ne zbritjen ne boten nentokesore dhe ne kthimin e tij ne toke, Odiseut gjate bredhjeve te tij te gjata duke u kthyer nga Troja e rrenuar per ne Itake. Sipas urdherit te Zeusit e ktheu ne jete edhe Pelopsin e ri kur e vrau i ati i tij, Tantali.

Njesoj sikurse trimave ashtu edhe njerezve te vdekshem te thjeshte u ka ndihmuar kur e lutnin per kete. Barinjeve ua ruante bagetine, udhetaret i udheheqte dhe i mbronte, luftetareve u jepte fuqi, ndersa vrapuesve u jepte shpejtesine, tregtareve u ndihmonte te fitonin pasurine dhe ne pergjithesi njerezve ambicioze ne rruge deri te suksesi. Ishte i vetmi prej zoterave qe nuk nguronte per tu ndihmaur mashtruesve dhe krimineleve, kuptohet me kusht nese punen e tyre e kane kryer me dinakeri dhe mençuri. Njerezit budallenj dhe pertace nuk kane pasur se çka te presin prej Hermesit. Te vetmit jane keta qe ankoheshin ne te.

Per shkak te detyrave te shumta te cilat qe i detyruar ti kryeje dhe angazhimit te panderprere Hermesi sikur nuk kishte pasur kohe te martohej. Kuptohet se kjo nuk do te thote se nuk ka lene pas vetes trashegimtare. Me Polimelen e bukur nga percjellesit e hyjneshes Artemida e ka pasur djalin Eudori, i cili ne luften e Trojes qe njeri prej udheheqesve te mirmidoneve te Akilit; me nimfen Karmenta e ka pasur djalin, Euandrin, i cili e braktis vnedlindjen, Arkadine, u shperngul ne Itali dhe u vendos ne Palatin, kodrinen romake. Me Heren, bijen e mbretit te pare te Athines, Kekropsit, e ka pasur djalin Kefal, ndersa me hyjneshen e bukurise dhe te dashurise, Afroditen, djalin Hemafrodit. Sipas disa autoreve djale i tij ka qene edhe Sizifi, mbreti i Korintit, ndersa sipas te tjereve kane qene Sileni, Satiri dhe Pani. Prej djemeve te tij te tjere veçmas jane te njohur Antaliku, mashtruesi i fam-shem e kriminel, dhe Dafnisi, themelues i llojit te ri poetik dhe kengetar i kengeve pastorale.

Greket qe nga koherat me te lashta e adhuronin Hermesin. Kultin e tij, si duket, peraferisht ne shek. V para e.s. e kane marre edhe romaket dhe e kane identifikuar me Merkurin, zotin e tyre te tregtise dhe te fitimit Mercurius- Merkurius. Ne fillim ka qene zot i bagetise dhe me kete edhe dhurues i pasurise se fituar me kultivimin e kafsheve. Me zhvillimin e ekonomise se tregut u be zot i tregtise e pasi qe tregtia varet nga udhetimi dhe shpeshhere edhe nga mashtrimi, u be zot i udhetareve, shtegtareve dhe mashtruesve. Vjedhesit e kane nderuar per shkak te aftesise se tyre, te cilen e ka deshmuar qe nga dita e pare e jetes se tij dhe kete me shakate siç eshte vjedhja e purtekut te Zeusit, tredhembeshin e Poseidonit dhe shpaten e Aresit. Pajtoriu dhe mbrojtesin e vet ne te e kane pare edhe kasnecet-delegatet dhe predikuesit dhe per befasi edhe mjeket, per arsye se ka ditur te sheroje: e ka njohur fshehtesine e bimeve sheruese. E kane adhuruar edhe sportistet per te cilet si "zoti kembeshpeite "ishte shembull i shkathtesise dhe i zhdervjelltesise. Me shtatoret e tij i kane zbukuruar veçmas udhekryqet ne rruge ishin keto te ashtuquajturat herme, shtyllat katerkendeshe me koken e Hermesit dhe me mbishkrime te cilet tregonin drejtimin e rruges, shpesh edhe vendsherimet dhe institucionet mjekesore dhe pothuajse rendom fushat e lojes dhe rruget e pjesemarresve ne gara. E paraqitnin si djalosh, kryesisht me shkop dhe kapele te gjere te rruges, sikurse edhe me atributet e tij-krihet ne sandale apo ne kapele.

Prej krijimeve artistike te antikes, sdo mend, se sot vend te pare ze Hermesi me Dionizin e vogel i Praksitelit, origiinali eshte rreth vitit 340 para e.s. E kane germuar ne vitin 1877 arkeologet giermane ne Olimpi sot ne Muzeun e Olimpise. Prej te tjereve le ti permendim vetem te ashtuquaiturin Hermesin e Belvederes, kopjen romake te skulptures greke nga shkolla e Praksitelit sot gjendet ne Muzeun e Vatikanit, Hermesin, udherrefyesin e shpirtrave, poashtu kopje e origjinalit helenistik nga shkolla e Praksitelit giendet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar ne Athine, Hermesin ne pushim, kopje romake me siguri origjinali i Lisipit nga fundi i shek. IV para e.s. sot giendet ne Muzeun Kombetar te Napolit, Hermesi i cili eshte duke e lidhur sandalen, kopja antike e origjinalit te Lisipit ne Luver te Parisit. dhe Hermesi prej mermerit kopje romake e skulptures greke nga mbarimi i shek. V para e.s. sot giendet ne Muzeun Metropolitan ne Nju Jork. Vaza dhe relieve me figuren e Hermesit ka poashtu shume. Prej veprave skulpturale te kohes me te re le ti permendim vetem ato me te shquarat: Hermesin e Gjovani da Bolonies te kohes rreth vitit 1564 ne pallatin firentinas Ufici dhe ne Muzeun Artistiko-historik ne Viene, Hermesin qe e lidh sandalen te Jean Baptist Pigallit Zhan Baptist Pigallit te vitit 1774 sot giendet ne Luver te Parisit, dhe Merkurin me Amorin e Matijash Braunit nga giysma e, pare e shek. XVIII sot gjendet ne Belevedere te Prages). Prej veprave pikturale po i cekim Veneren, Merkurin dhe Amorin te Koregjiut nga fillimi i shek. XVI dhe sot gjendet ne Galerine Kombetare te Londres dhe Hermesin, Argun dhe Ijen e magjepsuar te Pieter Paul Rubesit si dulket e viteve 1635- 1638 dhe sot gjendet ne Galerine e Drezdenit.Me emrin e Hermesit qe nga koha antike quhet planeti me i afert i Diellit sot sipas emrit latin - Merkur.

                                     
  • në njërin prej vendeve të cekura Zeusi ia dorëzoi zotit Hermesi që të kujdeset për të. Hermesi nuk ishte i martuar, dhe si kasnec i zotërave përherë ka
  • vjen Hermesi që kërkon t i shkëpusë heroit të fshehtën për të ardhmen e Zeusit. Ky është shërbëtori më servil dhe më i pamëshirshëm i tiranit. HERMESI Me
  • Objektet Apollo janë planetoidë ndër tjera si Adonisi, Hermesi Apollo, Ikarusi etj, orbitat e të cilave prehen me atë të Tokës. Deri në shekullin e kalur
  • magjisë, artit, gjykimit dhe të vdekurve. Ekuivalenti i tij grek është Hermesi Në Hermopolis, Thoth udhëhoqi Ogdoad një panteon me tetë perëndi kryesore
  • ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI
  • milion km Adonisi, me diametër 2 km dhe afrim maksimal 1.5 milion km dhe Hermesi me diametër 1 km dhe afrim maksimal 600 mije km. Afrimi me i madh i Hermesit
  • Satirët dhe Panët, prej zotërave më të lartë ishin sidomos Apo - lloni, Hermesi dhe Dionizi, ndërsa prej hyjneshave Artemida. Shumë prej nimfave kanë pasur
  • tmerrua dhe iku. Frika e tillë edhe sot quhet frikë panike Mirëpo, Hermesi e mori Panin e vogël dhe e dërgoi në Olimp. Zotërat pamjen e Panit aq shumë
  • E kanë mbajtur të mbyllur plot trembëdhjetë muaj, siku mos ta lironte Hermesi zoti i tregtisë, për fat të njerëzve, do të mbetej përherë aty. Përveç
  • ndërroj mundimet e mija me shërbimin skllavëror ndaj një tirani Kur Hermesi ia sjell Zeusit përgjigjen e Prometheut, zoti suprem e gjuajti me rrufe
  • ndërroj mundimet e mija me shërbimin skllavëror ndaj një tirani Kur Hermesi ia sjell Zeusit përgjigjen e Prometheut, zoti suprem e gjuajti me rrufe
  • Emërtuar pas NB: këto terma përdoren rrallë Mërkuri : Hermologjia : Hermesi Venera : Citherology : Cythera Tokë : Gjeologji Hëna : Selenologjia : Selene