ⓘ Aresi

                                     

ⓘ Aresi

Aresi ishte Zoti i Luftes dhe i betejave. Nga mitologjia romake, atij i pershtatej marsi. Gjithnje paraqitej me helmet ne koke dhe perhere ne gatishmeri per lufte. Aresi gjithnje ishte aty ku zhvillohej ndonje lufte, beteje e pergjakur apo çfaredo konflikti tjeter me viktima dhe permasa te medha. Shpesh vinte ne konflikt me Zotat tjere.

Edhe ky si Zotat tjere te Olimpit, kishte marredhenie te shumta dashurore.

Nga keto marredhenie eshte e njohur lidhja e tij me Afroditen.

Lufta eshte tejet e nderlikuar dhe tejet e shpeshte qe grekeve per te tu mjaftuar vetem nje zot. Megjithate, nuk kane krijuar zotera te veçante, bie fjala per luften sulmuese, mbrojtese, te drejte ose jo te drejte etj., por teresisht ne pajtim me pervojat dhe praktiken - nje zot per lufte te udhehequr me mençuri, andaj ngadhenjimtare, kurse tjetrin per luften e udhehequr ne mllef te terbuar, prandaj edhe me perfundim te pa sigurte. Zot, perkatesisht hyjneshe, e luftes se pare u be Atena, kurse i asaj te dytes Aresi.

Aresi, pra, per te thene saktesisht ishte zoti i luftes se mllefosur, vrasjeve luftarake dhe betejave te pergjakura ne fushebeteje. E donte luften per hire te luftes, therjen per hire te therjes. Aspak nuk merzitej per shkakun e luftes dhe as per mbarimin e saj. E gezonte britma luftarake, tollovia e betejes, vringellima e armeve dhe era e gjakut. Njesoj i gezohej vdekjes se luftetareve si edhe trimerise se tyre. Ana tjeter e kesaj dashurie ndaj luftes ose plotesimi i saj logjik ishte urrejtja ndaj rendit i cili pengonte qe te perhapet lufta. E ndihmonte secilin qe ishte i pergatitur ta trazoje paqen. Vete Zeusi disa here i ka thene se e urrente dhe, sikur mos te ishte i biri i tij, kahere do ta hedhte ne Tartarin e erret.

Ska pasur beteje ne te cilen nuk do te perzihej Aresi. Me mburoje te madhe, me parzmoren prej remi dhe shpaten prej bronzi papritmas paraqitej ne beteje dhe mbillte vdekje. Rendom e percillnin djemt e tij, Deimosi dhe Fobi, te cilet qene misherim i vertete i tmerrit dhe trishtimit. Para karroces se tij luftarake vraponte hyjnesha e grindjes, Erida dhe hyjnesha e vrasjes luftarake, Enia. Aresi ne menyre te persosur zoteronte artin luftarak, gje qe ne kete edhe nuk dyshohej. Mirepo, ne lufte nuk ka qene i besueshem dhe ndihmonte here njeren here tjetren ane. Perkunder fuqise dhe shkathtesise se vet nuk ka qene i pathyeshem. Kur mendmi i verbohej me zemerim, ishte i detyruar qe te terhiqet. Atena, e cila kurr nuk lejonte qe ta skllaveroje mllefi perhere korrte suksese ndaj tij. Madje i ka ndodhur qe te nenshtrohet edhe njeriut te vdekur. Me ndihmen e Atenes nen Troje Diomedi, udheheqesi i argeasve plagosi me shtize. Aresi uleronte prej dhimbjeve sikur te ishin dhjete mije luftetare. Ne kete sbprehej trimeria e tij, dhe duke gjemuar ikte nga fushebeteja ne Olimpin e larte. Njehere e mposhten dy Gjigantet, Oti dhe Efialti. E kane mbajtur te mbyllur plot trembedhjete muaj, siku mos ta lironte Hermesi, zoti i tregtise, per fat te njerezve, do te mbetej perhere aty.

Perveç kesaj, Aresi ishte i bukur, i ri, shtategjate, edhe pse nga pak ushtarakisht i vrazhdet, gje qe, kuptohet, terheq shume gra. Ne te u dashurua edhe vete Afrodita, hyjnesha e dashurise dhe e bukurise, gruaja e Hefestit, zotit te mire, por jo edhe te bukur dhe me te ka pasur pese femije: djemt Deimosin dhe Fohin, te cilet i kane trasheguar te gjitha vetite e keqia te Aresit, Erosin dhe Anterin te cilet, per nga natyra e tyre, pa dyshim ishin femijet e Afrodites, dhe vajzen e bukur, Harmonine. Edhe me hyjnesha te tjera dhe gra te vdekshme Aresi ka pasur disa trashegimtare. E kane konsideruar edhe stergjysh te amazoneve, popullit luftarak.

Aresi ne Greqi ka qene shume me pak i nderuar se sa zoterat e tjere. Ne te vertete, athinasit ia kane kushtuar tempullin ne Agore dhe kodrinen Areopag, ku ishte selia e keshillit te gjygjit suprem, por ky nderim ka qene me teper i jashtezakonshem se sa i rendome. Para betejes komandantet perpiqeshin qe Atenen ta perfitojne ne anen e tyre. As ne Sparten ushtarake Aresit nuk i flijonin me shume se qente e rinj. Mirepo, me teper e kane adhuruar romaket te cilet nen emrin mars, u be zoti i dyte suprem. marsin romak nuk mund ta identifikojme teresisht me Aresin grek.

Prej skulpturave te Aresit qe jane ruajtur nga antika, me e famshmja eshte e ashtuquajtura Ares Borghese, kopja romake e origjinalit grek qe ia kane mveshur Alkmenit, prej viteve 420-410 para e.s., qe sot gjendet ne Luver te Parizit, dhe i ashtuquajturi Ares Ludovisi, poashtu kopja e shkelqyeshme romake e origjinalit grek nga gjysma e dyte e shek. IV para e.s, qe sot gjendet ne Muzeun Kombetar ne Terme. Truporja e njohur etrure prej bronze, e ashtuquajtur marsi nga Todia perafersisht e shek. IV para e.s. me siguri nuk e paraqet marsin; ky eshte vetem emertim konvencional i skulptures. Prej pikturave moderne te Aresit ose te marsit le ti permendim vetem me te njohurat dhe me te famshmet: piktura e Botticelit Botiçelit Venera dhe marsi i vitit 1478 qe sot gjendet ne Galerine Kombetare ne Londer, pikturen e Rubensit marsi i kurorizuar prej hyjneshes se fitores, perafersisht e vitit 1612 dhe sot gjendet ne Galerine e Drezdenit. Pak me vone Triumfi i marsit qe gjendet ne Muzeun e Vatikanit, pelhure e madhe e Rembrandtit marsi i vitit 1655 dhe sot gjendet ne Galerine e Arteve ne Glasgov. Pastaj Venera dhe marsi i Paolo Veroneseut Paolo Veroneze e viteve 1560 - 1570 dhe sot gjendet ne Muzeun Metropolitan ne Nju Jork. Shume piktura dhe statua te Aresit i stolisin qendrat e bujareve te feudalizmit te voneshem dhe pallatet e ministrive te luftes ne shume vende te Evropes dhe te Amerikes. Sidomos jane te perhapura kopjet e Aresit Borghese dhe te Aresit Ludovisi.

                                     
  • bartur brezin e bukur të cilin, si dëshmi të atërisë së vet, ia ka falur Aresi zoti i luftës. Këtë brez e dëshironte shumë e bija e Euristeut, mbretit
  • Për luftë, në të vërtetë, kishte meritë Aresi i biri i Zeusit, mirëpo, Athenës kjo nuk i pengonte. Aresi thënë saktësisht, ishte zot i luftes dhe
  • dasmën e tyre. Por zotërat janë tekanjozë dhe më tekanjozi ndër ta është Aresi zoti i luftës. Ndonëse ka qenë vjehrri i Kadmit dhe gjyshi i fëmijëve të
  • Cythera Tokë : Gjeologji Hëna : Selenologjia : Selene Marsi : Areologjia : Aresi Ceres : Demeterologji : Demetra Jupiteri : Zenologjia : Zeusi Saturni :
  • t u afrohej në luajtje në lirë. Kur jehonte kënga e tij, shkrihej edhe Aresi zoti i luftës. Ishte kanakari i Zeusit, si edhe motra e tij Artemida, kurse
  • e luftës, Aresin dhe ta plagosë me ndihmën e hyjneshës Athena, ashtu që Aresi nga dhembjet uluriti sa dhjetë mijë burra dhe iku nga fushëbeteja. Kur ushtria
  • ushtrinë e tij nga asgjësim në betejë, dhe mandej është mashtruar nga Aresi që të bëj vrasjen e familjes së tij.Kratos përfundimisht e gjen Kutinë Pandorës