ⓘ Hefesti

                                     

ⓘ Hefesti

Hefesti - i biri i zotit suprem, Zeusit dhe gruas se tij Heres, zoti i zjarrit dhe farketar, armepunues i zoterave. Nga mitologjia romake, atij i pershtatej Vullkani.

Ne mbreterine e Olimpit, ishte i angazhuar per punimin e stolive dhe gjesendeve te ndryshme artistike. Edhe pse, ne dukje tejet i shemtuar dhe nga kembet i çale, ai kishte duar dhe trup te forte. Ne dukje vertet njihet si i shemtuar, por dashurise se tij nuk kane mund t’i ikin shume femra te bukura.

Nga aviturat e shumta dashurore qe kishte, perpos Afrodites, permenden edhe AGLEJA dhe HARI.

Lindi i shqepet, andaj e ema e hudhi nga Olimpi. Ka fluturuar deri te Oqeani, mirepo asgje nuk i ndodhi, sepse e kane kapur Eurinoma dhe Tetida, hyjneshat e detit. Eshte rritur ne shpellen e tyre nentokesore dhe e ka mesuar zejen e farketarise. Kur u be mjeshter i zejes se vet e beri fornin e mrekullueshem prej arit dhe ia dergoi si dhurate nenes se vet, por vetem qe ti hakmirret. Posa Hera e ul ne te dolen prej tij prangat e fshehur, e lidhen dhe nuk e lejuan me te çohet. Asnjeri prej zoterave nuk ka mundur ta çliroje. Se pari te gjithe u hidheruan thelle ne Hefestin, por nuk u mbet gje tjeter perveç se ta ftojne. Nderkaq Hefesti nuk deshironte aq fort te kthehet ne Olimp dhe kete ia kumtoi fare qarte Hermesit, lajmetarit te zoterave. Prandaj zoterat u sherbyen me dinakeri. Hefestit ia dergojne Dionizin, zotin e veres i cili te dehur dhe ne gomar e solli ne Olimp. Hefesti i hareshem dhe i gezueshem harroi ne padrejtesine qe ia ka bere e ema e tij, e çliroi te emen dhe vendosi qe perhere te mbese ne Olimp, ne mesin e zoterave. Per me teper vendosi qe ketu edhe te martohet dhe prinderit e tij e shperblyen, duke ia dhene per grua hyjneshen me te bukur. Sipas nje verzioni, kjo ka qene Karita Aglaia, ndersa sipas tjetrit te zgjeruar, ishte Afrodita, hyjnesha e dashurise dhe e bukurise.

Ardhja e Hefestit ne Olimp ka pasur pasoja te medha. Tere Olimpin e ka ndertuar dhe rrethuar. Si kane banuar zoterat e Olimpit deri atehere nuk dihet. Nga te dhenat per veprat e Hefestit kemi mesuar se ai ua ka ndertuar pallatet madheshtore prej ari, argjendi dhe bronze. Kuptohet se nuk e ka harruar as veten. Vetes ia ndertoi nje pallat dhe aty rregulloi edhe punishten. Homeri, p.sh. me admirim i permend rresheket e tij te cilet automatikisht i frynin zjarrit dhe merrnin urdherat per pune drejtperdrejt nga truri i Hefestit. Perkunder kesaj, Hefesti nuk e lente pasdore as punen fizike. Shpesh shihej i djersitur dhe i lodhur ne levizje te perhershme me çka edhe dallohej prej zoterave te tjere.

Kuptohet se Hefesti si artist i gjithanshem ka qene shume i dashur ne mesin e zoterave. Megjithate, nuk e konsideronin tejet serioz. E perqeshnin çalimin e tij dhe ndonjehere nuk ka qene kjo perqeshje e thjeshte, por "te qeshurit e zoterave" i njohur te Homeri, p.sh. kur ne vend te hyjneshes Heba, ai sherbente rreth tryezes se tyre.Bashkeshortja e tij, Afrodita, haptas e mashtronte me zotin Ares. Vetem Hera sillej ndaj tij me mirekuptim, natyrisht duke i ardhur keq qe dikur e ka ofenduar. Gjate nje zenke Zeusi e hudh nga Olimpi. Hefesti tere diten fluturon deri ne limanin e madh dhe bjen ne ujedhesen Lemnos. Banoret e atjeshem ndaj tij silleshin me kujdes dhe Hefesti ishte mirenjohes ndaj tyre. Ne afersi te vullkanit Moshila e ndertoi farketoren e vet. Kur kaloi prej panteonit grek ne ate romak nen emrin Vullkan e ndertoi edhe nje farketore te veten ne Sicili nen malin Etna. Kjo ka qene, kuptohet, nje ndermarrje e madhe, andaj Hefesti per ndihmes te vet i fton disa Qiklope vigane.

Ne jeten e trimave mitike Hefesti nuk nderhynte fort. Perkufizohej vetem ne ndertimin e armeve dhe si armepunues i mire ua jipte te dy paleve qe ishin ne luftim. Ne lutje te hyjneshes Tetida, p.sh. ia punoi armet e shkelqyeshme birit te saj, Akilit. Nuk nderhynte as ne luftera, me nje perjashtim te vetmin. Gjate betejes ne rrafshnalten trojane me lutjen e Heres e frenoi lumin Ksant, zoti i te cilit ka dashur qe me dallge ta mbyte Akilin. Hefesti veçmas i mbronte adhuruesit e vet, ndersa prej artizanateve ne toke, me se shumti, i mbronte farketaret dhe zejtaret te cilet punen e tyre e benin me ndihmen e zjarrit. Prandaj njerezit u detyruan qe ndaj tij te jene mirenjohes. Se paku sipas Himneve te Homerit, me ndihmen e Athenes njerezve ua mesoi zejet dhe artet, andaj me nuk qene te detyruar te jetojne neper pyje dhe shpella si kafshet, por ne shtepi dhe qytete te bukura ku "jetojne mire dhe te qete gjate tere vitit qe rrjedh".

Per ndere te Hefestit greket organizonin kremte madheshtore. Ne Athine kane qene te dyllojshme: hefesteiet dhe halkeiet. Te parat kremtoheshin ne fillim te secilit vit dhe me vone prej vitit 329 para e.s., çdo kater vjet ne mesin e nentorit. Te dytat mbaheshin çdo vit dhe ne to merrnin pjese veçmas farketaret. Ne Athine Hefestit ia kushtuan tempullin ne stilin dorik, te ngritur ne vitet 450-440 para e.s. dhe e kane stolisur me shtatore te kultit, te cilin e ka skalitur Alkameni 421-413 para e.s.; tempulli ekziston sot e kesaj dite dhe eshte nje nga me te ruajturat nga te gjithe tempujt greke. Prej tempujve te tjere te Hefestit me i shquari ka qene ai ne Agrigent te Sicilise. Deri me sot prej tij eshte ruajtur vetem nje shtylle.

Hefestin e njohim nga pikturat ne vaza dhe nga relievet. Perkundrazi, skulpturat e tij nga antika jane ruajtur mjaft pak. Prej pikturave ne vaza me te njohurat jane me siguri Kthimi i Hefsetit ne Olimp perafersisht nga viti 440 para e.s. dhe Hefesti dhe Dionizi me Menada perafersisht nga viti 45 para e.s., sot gjendet ne Luver te Parisit. Prej relieveve po cekim Puntorine e Vullkanit nga koha romake qe sot gjendet ne Muzeun e Kapitolit ne Rome, ndersa prej skulpturave, shtatoren e vogel qe e paraqet Hefestin me vegla dhe gjendet ne Muzeun Shteteror te Berlinit Lindor). Prej veprave te kohes me te re po e permendim Hefestin i cili i farkon armet per Akilin e permendim Hefestin i cili i farkon armet per Akilin e Gjulio Romanit e viteve 1532-1534 dhe sot gjendet ne Pallatin e Dukes se Mantoves, Farkatarin e Vullkanit e Tintoretos, dhe pikturen e madhe Venera dhe marsi te pikasur prej Vullkanit te F. Boucherit Busherit, e vitit 1754,sot gjendet ne koleksionin e Vallaceit ne Londer. Prej skulpturave, sdo mend se ketu hyn edhe Vullkani prej mermerit i B. Thorvaldsenit e vitit 1838 gjendet ne Muzeun e Thorvaldsenit ne Kopenhage. Sipas tij eshte quajtur edhe "kumbare i te gjithe vullkaneve", Vulcano Vullkani ujedhesa e Liparit.

                                     
  • Sylvia Liouliou etj. Eskili : Persët Lajmëtari dhe Prometeu i lidhur Hefesti Sofokliu : Edipi Tiran Korifeu Elektra Oresti dhe Antigona Lajmëtari
  • Alkioni është i pavdekshëm. Suksesi i Herakliut u dha zotërave fuqi të re. Hefesti e hudh në Gjigantin Klit, kodrën e hekurit të zjarrtë, ndërsa Atena në
  • në mitologjinë greke ishte gruaja, femra e parë njerëzore e krijuar nga Hefesti me udhëzimet e Zeusit Sipas Hesiodit, secila Perëndi bashkëpunoi duke
  • vrarë. Perëndia përpiqet ta mbysi Akilin, por është ndalur nga Hera dhe Hefesti Vetë Zeusi vëren mërinë e Akilit dhe i dërgon hyjnitë për ta mbajtur atë
  • vendosi që armët e të birit të saj të vdekur, të cilat i kishte farkuar vetë Hefesti armëpunuesi i zotërave, t i takojnë atij që ishte më i merituar për shpëtimin