ⓘ Dionisi

                                     

ⓘ Dionisi

Dionisi – i biri i Zeusit, zotit suprem dhe dashnores se tij Semeles, zoti i veres dhe i vreshtarise.

                                     

1. Miti i Dionisit

Gjoja ka lindur ne Tebe, mirepo vendi i tij i lindjes eshte konsideruar Nakososi, Kreta, Elisa, Teosi dhe Eleuteri, Çeshtja e origjines se Dionisit, marre ne pergjithesi, eshte mjaft e nderlikuar. Kur eshte dashur qe Dionisi te vije ne bote, Hera xheloze, gruaja e Zeusit, vendose ta vrase. E vizitoi Semelen me pamjen e dades plake dhe e bene qe ta luse Zeusi, qe ti paraqitet madje vetem njehere me tere fuqine dhe madheshtine e vet. Zoti suprem ne sedren e vet e ploteson deshiren e Selemes dhe i paraqitet ne shkelqimin e vetetimave te veta i percjelle me bubullimat e rrufeve. U be pikerisht ajo qe Hera deshironte: nje vetetime e dogji pallatin mbreteror teban, kurse zjarri e perfshiu edhe Semelen, e cila ne frike te vdekjes e lind deshtakun. Mirepo, nderhyri Zeusi. Vertet, dashnoren e vet ia la fatit te saj, por rreth djalit te vet e ngrit murin e dendur, i cili e ka ruajtur prej zjarrit. Kur u shua zjarri, e nxori djalin nga strehimi dhe per ta mbrojtur, e futi ne kofshe te vet qe te zhvillohet deri ne fund. Kur pastaj Dionisi u lind per te dyten here ne njerin prej vendeve te cekura Zeusi ia dorezoi zotit Hermesi qe te kujdeset per te.

Hermesi nuk ishte i martuar, dhe si kasnec i zoterave perhere ka qene ne rruge, nuk ka pasur kohe per eduikimin e Dionisit te ri, andaj ia dorezon Ines, motres se Selenes, gruas se Atamantit, mbretit te Orhoimenit. Kur Hera mesoi se Ina dhe Atamanti e pranuan Dionizin, Atamantit ia leshon te çmendurit qe ne sulmet e terbimit ta vrase djalin. Mirepo, mbreti i goditi vetem djemt e vet dhe gruan, sepse Hermesi nderhyri ne çastin e fundit dhe e shpetoi Dionisin nga vdekja. E dergoi ne luginen e Niksit dhe aty ua besoi nimfave, te cilat e fshehen thelle ne shpelle me hyrje te mbyllur me hardhine e rrushit dhe aty e edukonin perkunder te gjitha dinakerive dhe grackave te Heres. Ketu Dionizi, per here te pare, e shijoi veren me te cilen pastaj e dehte vetveten, edukatoret dhe shoket e vet Silenet dhe Satiret. Nga ketu ua ka sjelle njerezve fidanet e para te hardhise se rrushit. Ua jep ne shenje te mirenjohjes per miqesine e Ikariusit, bariut te Athines dhe e mesoi qe prej rrushit te beje pije ndersa edhe vete me vullnetin e Zeusit u be zot i kesaj pije.

                                     

2. Kulti i Dionisit

Lajmin per lindjen e Dionisit dhe te pijes se tij dehese njerezit e pranuan me ndjenja te ndara. Disa menjehere, me ngazellim e peqafuan kultin e tij, ndersa te tjeret i kundervihen vendosmerisht. Likurgu, mbreti trak provoi, per shembull, qe me goditje me korbaç ta largoje nga toka e tij Dionizin dhe adhuruesit e tij, andaj u denua me verbesi dhe me vdekje te papritur sipas disa verzioneve edhe me çmendje. Mbreti teban, Penteu e urrente Dionizin per shkak se me harene dhe shoqerueshmerine e vet ua largonte mendjen nga punet aq te rendesishme siç jane lufta, vetemohimi, sakrificat per gjerat e larta etj. Kuptohet, kete e ka paguar shtrenjte per çka do te flitet nen emrin e tij. Ne Argos, madje, kultit te tij i kane kundershtuar grate, ne krye me vajzat e mbretit. Dionizi perkorjen e tyre te ftohte e shnderron ne çmendje, keshtu qe filluan te vriten ne mes vetes. Ne udhetimet e tij, Dionizi ka ndeshur jo vetem armiqte e vet te vjeter te perbetuar, por edhe ata te rastit dhe veshtire mund te thuhet se kush i ka shkaktuar kokeçarje me te madhe. Njehere e zun rob cubat tirenas, duke e konsideruar djale te ndonje mbreti prej te cilit kane pritur ndonje shperblim te madh. Por edhe Dionizi i then prangat, shnderrohet ne luan dhe beri qe anija e cubave, aty per aty, te mbulohet me hardhine e dendur te rrushit, keshtu qe cubat ne lemeri kercejne ne det, ku shnderrohen ne delfine, ndonese, siç na bejne te kuptojme mitet, ne çdo vend nuk eshte perhapur thjeshte dhe lehte. Emrin e Dionizit e gjejme te shenuar ne mbishkrimet kretase te shkrimit linear "B" nga shek. XIV para e.s., mirepo, Homeri ende nuk e inkuadron ne shoqerine e zoterave kryesore. Sipas Hesiodit gruaja e tij ishte Ariadna, e bija e Minosit, mbretit te Kretes, te cilen Tezeu, heroi i Athines e perfiton me mashtrim dhe e rremben, kur duke u kthyer prej Kretes ndalet ne ujedhesen Naksos. Me Afroditen, hyjneshen e dashurise dhe te bukurise e ka pasur djalin Priap, i cili u be zot i plleshmerise. Ne mite ndeshemi edhe me Dionisin Zagre dhe Dionisin Jakh.

                                     

3. Dionisi ne letersi dhe artet

Kulti i Dionisit ne Greqi "ne fillim,ka qene i thjeshte, por i hareshem", shkruan Plutarku, "por vone kremtet per ndere te tij u bene me te shfrenueshme dhe me te zhurmeshme". Nen ndikimin e kulteve lindore ne disa vise u shnderruan ne bakanalie te vertete ne kuptim te sotem te fjales, kurse pjesemarresit e tyre i kaplonte "ekstaza", d.m.th. largimi i shpirtit nga trupi. Veçmas te shfrenuara ishin kremtet e nates ne te cilat merrnin pjese edhe grate te veshura si percjellese te Dionizit bakantet, menadet etj. Ne Beoti, ne Fokide adhurueset e tij hidheshin madje edhe ne kafshe qe ishin per tu flijuar dhe e hanin mishin e tyre te gjalle qe me ia marrur korpin dhe gjakun e vet zotit. Zhvillim te ngjashem ka perjetuar kulti i Dionizit edhe te romaket, te cilin e kane marre qe nga mbarimi i shek. V para e.s. Kunder çrregullimeve qe shperthyen ne vitin 186 para e.s. me rastin e kremteve te Dionisit eshte dashur qe edhe vete senati romak te ndermarre masa te jashtezakonshme. Ne Athine dhe ne pergjithesi ne Joni me se gjati eshte ruajtur karakteri burimor grek i kremteve te Dionizit. Jane mbajtur disa here ne vjet, ndersa me te rendesishmet ishin te ashtuquajturat "Dionisiet e Medha" kah mbarimi i marsit.

Ne historine e qyteterimit tone vlen te dallohet ka pasur pjesa perfundimtare e kremtimit, ne te cilen koret e kengetareve, te veshur ne lekure edhi,kendonin kenge me percjellje te levizjeve vallezuese, te ashtuquajtura, ditirambet. Nga keto ditirambe me kohe eshte zhvilluar tragjedia greke, njerit prej kontributeve me te rendesishme te grekeve, qe ia kane dhene kultures se njerezimit ne pergjithesi. Ne menyre te ngjashme nga kenget komike te kenduara ne "dioniziet fshatare" eshte zhvilluar komedia greke. Shume vepra te Eskilit, Sofokliut, Euripidit, dhe te Aristofanit qe jetojne ne skena deri ne ditet tona, e kane perjetuar premieren e tyre pikerisht ne kohen e zhvillimit te disa prej ketyre kremteve. Ne rreze te shkembit juglindor te Akropolis eshte ruajtur deri me sot teatri i Dionisit, nga gjysma e dyte e shek. IV para e.s. ku jane luajtur veprat e drames me se pesqind vjet.

Artistet greke Dionisin e kane paramenduar dhe paraqitur ose si burre plak e serioz me floke dhe mjekerr te bujshme ose si djalosh. Njera prej shtatoreve me te bukura antike ne pergjithesi eshte Hermesi me Dionisin e Praksitelit, perafersisht nga viti 340 para e.s. sot gjendet ne Muzeun e Olimpise i cili e paraqet si femije. Prej shtatoreve te shumta te tipit te pare, nder me te njohurat eshte ajo e ashtuquajtura Dionizi mjekrrosh ne Muzeun e Vatikanit, kopja romake e origjinalit helenistik dhe Dionizi Helenistik ne Muzeun Arkeologjik ne Rodos. Prej shtatoreve te tipit te dyte veçmas dallohen Dionizi Kapitolian, Dionizi i Vatikanit dhe Dionizi me Erosin ne Napoli, kopje romake te veprave helenistike. Ne Muzeun Kombetar Arkeologjilk te Athines gjendet i ashtuquajturi Dionizi Sardanupal, kopja e origjinalit te famshem nga ishek. IV para e.s. e gjetur ne teatrin e Dionizit ne Akropol. Eshte ruajtur edhe nje numer i.madh pikturash ne vaza me figuren e Dionizit. Sikur te ishim te detyruar qe ta veçojne vetem nje ose dy, do te ishte Dionizi ne anije i Egzdkuit, perafersisht nga viti 530 para ejs. qe sot gjendet ne Antikuarin e Mynihut dhe Dionizi ne gomar nga viti 530-520 para e.s. qe sot gjendet ne Muzeun Britanik ne Londer. Prej mozaikeve ndoshta kujdes te veçante kerkon Martesa e Dionisit dhe e Ariadnes nga fundi i shek. te e.s qe sot gjendet ne Muzeun Bardo ne Tunis, ne Serbi eshte Dionizi me Leopardin i shek. IV te e.s. i gjetur ne Gamzigrad, tani gjendet ne Muzeun Popoullor ne Zajeçar. Artistet e kohes se re Dionizin e paraqitnin njesoj dhe ne interes te njejte si edhe ata antike. Ne mesin e tyre veçmas dallohet Bakkhu me Erosin e vogel i Michelangelo Mikelangjelos i vitit 1497 sot gjendet ne Muzeun Kombetar te Firences dhe Bakhu prej mermerit i vitit 1554 i Domenico Pogginit Domeniko Pogjinit, sot gjendet ne Mu¬zeun Metropolitan ne Nju Jork. Prej veprave pikturale duhet permendur te pakten "Bakhun e Caravaggiout Karavagjiut, perafersisht e vitit 1590 qe gjendet ne Villa Borghese ne Eome; Bakhu me Silenin e Carracciut Karakqiut gjendet ne Galirine Kombetare ne Londer, Bakhun e Rubensit te vitit 1635-1640 dhe gjendet ne koleksionin e Wallaceit ne Londer dhe Bakhun ne te Dehurit te Velaskezit e vitit 1625-1629, dhe sot gjendet ne Prado te Madridit.

Disa hulumtues e konsiderojne edhe Martesen Aldobrandine te famshme si paraqitje nga miti mbi Dionizin dhe Ariadnen. Fjala eshte per fresken sipas tipit helenistiik nga shek. IV-III para e.s. e cila ne vitin 1600 u zbulua ne pronen e kardinalit Aldobrandin, e cila ne koherat e lashta i takonte mecenes se famshem sot gjendet ne Muzeun e Vatikanit. Tregimi mbi Dionizin dhe Arianen i ka frymezuar edhe shume kompozitore.



                                     
  • Dionisi i Halikarnasit, lat. : Dionysi Halicarnassesis, jetoi në I - rë p.e.s - I - rë ishte dijetar i lashtë helen nga Halikarnasi i Karisë. Jetën e tij
  • Papa Dionisi o Dionigi l. - v. 20 dhjetor 268, ishte papa i 25 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 22 korrik 259 dhe deri
  • më 5 janar 269 dhe deri më 30 dhjetor 274. Paraardhës i tij ishte Papa Dionisi ndërsa pasardhësi Papa Eutikjani. Lista e papëve Vatikani Commons: Felix
  • gusht 258. Paraardhës i tij ishte papa Stefani I, ndërsa pasardhësi papa Dionisi Lista e papëve Vatikani Commons: Sixtus II  Album me fotografi dhe apo
  • Dionisi i I - re është krijuesi i bibliotekës dhe mbledhësi i dorëshkrimeve. Atë e pasoi një murg tjetër që u kujdes për bibliotekën i quajtur Dionisi i
  • e z.Vasilikos Vangjel Heba........ zoti Llambros Albert Vëria........ Dionisi këpucari Tinka Kurti........ nëna e Petros Lazër Filipi........ prifti
  • Vepra Historia e vjetër e Romës nga Dionisi Romaiki arheologia apo latinisht Antiquitatum Romanarum Historia e vjetër e Romës është një vepër e autorit
  • kërkuar një favor. Ai menjëherë ishte përgjigjur: - Nuk është faji im që Dionisi i ka veshët te këmbët. Dikush po mburrej para Aristipit se kishte lexuar
  • 2012 Krimi i fundshekullit - 2012 Mëhalla e Muhaxhirëve roman - 2013 Dionisi i Paramithisë roman - 2014 Melburni në terr. Misionari i helenizmit novela
  • u kthyen në Shqipër, regjimi komunist e burgosi Gjergj Bubanin, andaj Dionisi i ri u desh të kujdeset për vete dhe familjen. Ai punoj në një puntori